web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kriza e pandemisë, duhet përballuar me paratë e fshehura në parajsat fiskale

23 Korrik 2020, 06:31, Blog CNA

Nga David L.Karden ?Foreign Policy?

* Kostot e sakta që lidhen me pandeminë e Covid-19 dhe pasojat e saj të mëdha ekonomike, janë të vështira për t?u vlerësuar. Por me siguri që shuma në total, do të jetë e madhe. Paketa e parë e ndihmës e qeverisë amerikane i tejkaloi 2 trilionë dollarët.

Pastaj vijnë humbjet e jetëve njerëzore, ulja e produktivitetit ekonomik dhe shkatërrimi i financave personale, me të cilin do të përballen me shumë njerëz. Dhe ka të ngjarë të kërkohen më shumë paketa të tjera stimuluese. Në mbarë botën, kostot në total do të jenë edhe më të larta.

Por e vërteta e hidhur, është se kostot dhe pasojat e pandemisë ka të ngjarë të ishin shmangur ose ulur në mënyrë dramatike, nëse udhëheqësit do të kishin bërë punët e tyre. Në vitin 2013, Banka Botërore vlerësoi se një shpenzim vjetor prej vetëm 3.4 miliardë dollarë, do t?i jepte mundësinë vendeve në zhvillim të kishin një aftësi më të madhe për parandalimin e pandemisë, duke e bërë më pak të mundshme një epidemi globale.

E megjithatë, ky shpenzim relativisht modest nuk ndodhi kurrë. Ndërkohë është e mirë-dokumentuar që shumë udhëheqës në botë, përfshirë presidentin amerikan Donald Trump, ishin shumë të ngadaltë në reagimin e tyre ndaj pandemisë, çka i shtoi shumë kostot njerëzore dhe financiare.

Këto dështime, i thelluan dëmet e pësuara në vendet e tjera të botës. Me ekonomitë që tanimë po përjetojnë ulje drastike të të ardhurave të tyre tatimore për një të ardhme të parashikueshme, si do t?i paguajë bota kostot e kësaj fatkeqësie të madhe?

Në fakt, paratë e nevojshme për ta përballuar këtë krizë janë shumë pranë, të fshehura në parajsat financiare (OFC). Ato vlerësohet se mbajnë të fshehura deri në 36 trilionë dollarë në para, ar dhe letra me vlerë, duke mos përfshirë asetet si pasuritë e patundshme, veprat e artit dhe bizhuteritë e shtrenjta.

Sa për krahasim, të ardhurat federale nga taksat në SHBA, janë pak më shumë se 3 trilionë dollarë në vit. OFC ndodhen në të gjithë botën, si në Zvicër, Hong Kong, Ishujt Kajman, Ishujt e Virgjër Britanikë, Bahamas, Luksemburg, Lihtenshtajn, Irlandë, Singapor, Panama, Trinidad Tobago, Sejshell dhe Vanuatu.

Dhe Indeksi i Sekretit Financiar, i botuar nga Rrjeti i Drejtësisë Tatimore, e rendit SHBA-në si vendin e dytë për pasuritë e fshehura në Ishujt Kajman. Për dekada të tëra, këto dhe OFC të tjera i kanë lejuar individët dhe korporatat të grumbullojnë dhe strehojnë aty pasuri të mëdha, duke shmangur taksat.

Në këtë proces, ata e kanë përkeqësuar pabarazinë e të ardhurave, e kanë rritur paqëndrueshmërinë financiare globale, dhe i kanë lejuar korporatat shumëkombëshe dhe aksionarët e tyre të futin në xhep triliona dollarë, që duhej të ishin paguar si taksa për shtetet përkatëse.

OFC-të janë toleruar (dhe madje janë përdorur për të fshehur pasuritë personale) nga udhëheqës dhe ish-udhëheqës në politikë dhe biznes. Hetimi i ?Panama Papers?, zbuloi se 140 politikanë nga më shumë se 50 vende, si dhe personazhe të famshëm, trafikantë droge, armësh etj, kishin llogari sekrete në atë vend.

Dhe Panamaja është vetëm njëra nga parajsat e shumta fiskale që ekzistojnë në të gjithë botën. Po përse nuk janë mbyllur deri tani këto parajsa fiskale? Li Shepard, një ekspert amerikan mbi taksat, jep një shpjegim të shumëanshëm:?Ne bezdisemi prej tyre, themi se aktiviteti i tyre është i paligjshëm, por nuk i mbyllim ato, pasi elitat drejtuese janë peng i tyre.

Parajsat fiskale nuk mund të ekzistojnë pa pëlqimin e vendeve, transaksionet e të cilave ato i  pranojnë?.

Dhe pasojat financiare të këtij egoizmi janë ekspozuar nga pandemia. Parajsat fiskale, e kanë privuar botën nga burimet e nevojshme për të shmangur dhe menaxhuar krizat globale. Por pandemia e Covid-19, u ka dhënë udhëheqësve shansin që të mësojnë nga gabimet e tyre, dhe të mbyllin një herë e mirë parajsat fiskale.

Kjo do të kërkojë një kombinim të vullnetit politik, veprimit juridik, dhe presionit të bashkuar global. Udhëheqësit duhet të mos mendojnë më për synime afatshkurtra në funksion të qëllimeve të tyre politike, gjë që vetëm sa e rrit madhësinë dhe koston e sfidave me të cilat do të përballen brezat e ardhshëm.

Pandemia e Covid-19, është vetëm një nga shembujt, ku amerikanët dhe të tjerët në mbarë botën do të duhet të paguajnë triliona dollarë për të menaxhuar pasojat e tij. Kostot që lidhen me ndryshimin e klimës, emigracionin, varfërimin e burimeve natyrore dhe krizat e tjera në të ardhmen, mund t?i tejkalojnë ato që lidhen me Covid-19.

Atëherë, si mund t?i mbyllim parajsat fiskale? Paratë që mbahen në to, ndahen në 2 kategori të mëdha. Në të parën janë paratë e individëve të pasur, disa prej tyre si rezultat i veprimtarisë kriminale. Kjo përbën më shumë se 70 për qind të pasurisë financiare të qytetarëve nga Emiratet e Bashkuara Arabe, gati 50 për qind të pasurisë së rusëve të pasur, dhe një mesatare prej 15 për qind në Evropë, kryesisht në vende si Greqia, Portugalia dhe Belgjika.

Norma për Shtetet e Bashkuara është nën 10 për qind, por sërish është një shumë e madhe, duke marrë parasysh që amerikanët zotërojnë thuajse 100 trilionë dollarë.

Në kategorinë e dyrë janë paratë e korporatave shumëkombëshe, që i përdorin OFC për të strehuar të ardhurat e tyre dhe shmangur pagimin e taksave në vendet ku operojnë, duke kursyer jo pak por deri në 600 miliardë dollarë çdo vit.

Disa qeveri, kanë hedhur kohët e fundit një hap të parë për të identifikuar llogaritë off-shore, dhe për të rikuperuar taksat e tyre të papaguara. Për shembull, Departamenti i Drejtësisë në SHBA, ka nisur zbatimin e një programi agresiv për të identifikuar llogaritë OFC të shtetasve amerikanë.

Bankat që strehojnë pasuritë dhe të ardhurat e pataksuara të amerikanëve ndiqen penalisht dhe gjobiten. Për shembull, banka më e madhe e Izraelit, Bank Hapoalim, dhe filiali i saj zviceran, ranë kohët e fundit dakord të paguajnë një gjobë prej mbi 874 milionë dollarë për strehimin e 7.6 miliardë dollarë asete të shtetasve amerikanë.

Por sërish, krahasuar me 36 trilionë dollarët e grumbulluara në OFC, SHBA-ja nuk ka arritur ndonjë gjë të madhe. Kongresi prezantoi kohët e fundit një projektligj për të luftuar pastrimin e parave. Edhe Britania ka ndërmarrë kohët e fundit, disa hapa të vegjël për të rritur mbledhjen e taksave.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian i ka vendosur Ishujt Kajman në listën e zezë të parajsave fiskale. Vendet mund të ndalojnë udhëtimet ajrore dhe detare nga dhe drejt OFC jo-transparente, duke u mohuar qasjen e qytetarëve të OFC në vendet e tyre.

Por nevojiten shumë hapa të tjerë, si mohimi i ndihmës së huaj për këto vende, shpërblimet për ata që identifikojnë zotëruesit e llogarive bankare në parajsat fiskale, miratimi i ligjeve që lejojnë konfiskimin e pasurive, mbi të cilat nuk janë paguar kurrë taksat etj.

Një shembull që duhet marrë, është ai i presidenti francez Sharls de Gol në vitet 1960, për t?i ndaluar qytetarët francezë të fshihnin të ardhurat dhe pasuritë e tyre në Monako. Në atë kohë, Franca kishte një taksë mbi 50 për qind për të pasurit, ndërsa Monako nuk i taksonte të ardhurat e shtetasve francezë.  De Gol e ndali atë praktikë, duke e mbyllur rrugët që të çonin në Monako, derisa principata u detyrua të zbulonte emrat e qytetarëve francezë që përdorin bankat e saj./ Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga