Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Përkundër faktit se është një pajisje e kuzhinës për dekada, pak sende shtëpiake kanë shkaktuar aq shumë debate sa furra me mikrovalë. Ka pasur jo pak spekulime mbi efektet e rrezatimit. Por OBSH0ja garanton se nëse përdoret si duhet, nuk ka asgjë për t?u shqetësuar sa i përket rrezatimit të furrës me mikrovalë.
Ndërkohë disa studime kanë treguar se perimet e humbasin një pjesë të vlerës së tyre ushqyese, kur gatuhen apo ngrohen në mikrovalë. Për shembull, është zbuluar se mikrovalët largojnë 97 për qind të flavonoideve – përbërës bimore me veti anti-inflamatore – tek brokoli.
Dhe është një dëmtim 30 për qind më i madh sesa i shkaktohet kësaj perimeve nga zierja. Gjithsesi, një studim i vitit 2019, theksoi se studimet e mëparshme ndryshonin sipas kohës së gatimit, temperaturës, dhe nëse brokoli ishte në ujë. Ai konstatoi se kohërat më të shkurtra të gatimit (mbajtja në mikrovalë e brokolit për vetëm 1 minutë), nuk dëmton vlerat ushqyese.
Madje gatimi me avull dhe në mikrovalë, mund të rrisë përmbajtjen e shumicës së flavonoideve, të cilat janë përbërës të lidhur me një ulje të rrezikut nga sëmundjet e zemrës . ?Në kushtet e gatimit të përdorura në këtë studim, mikrovalët duket se ishin një mënyrë më e mirë për të ruajtur flavonoidet, sesa ai me avull?-shkruajnë studiuesit.
Megjithatë, ata zbuluan se gatimi në mikrovalë por me shumë ujë (siç është sasia që do të përdoret për të zier) shkakton një rënie të niveli të flavonoideve. Studiuesi kryesor Xianli Vu, shkencëtar në Qendrën e Kërkimit mbi të Ushqyerit Njerëzor në Departamentin amerikan të Bujqësisë në SHBA, thotë se nuk ka një mekanizëm që shpjegon se pse mikrovalët mund të rrisin përmbajtjen e flavonoideve.
Ndërkohë, shumë njerëz i ngrohin ushqimet në mikrovalë në pjata apo ambalazhe të ndryshme plastike. Por disa shkencëtarë paralajmërojnë mbi rrezikun e çlirimit të ftalateve. Kur ekspozohen ndaj nxehtësisë, këta aditivë plastikë mund të shpërbëhen, dhe të derdhen në ushqim.
?Disa lloje plastike nuk janë të dizajnuara për furrën me mikrovalë sepse, pasi kanë në përbërje polimere që e bëjnë atë të butë dhe fleksibël, dhe që shkrihet në një temperaturë më të ulët, dhe mund të rrjedhë në ushqim gjatë gatimit në mikrovalë nëse temperatura shkon mbi 100 gradë celsius?- thotë Xhaming Tang, profesor i inxhinierisë ushqimore në Universitetin Shtetëror të Uashingtonit.
Në një studim të vitit 2011, studiuesit blenë më shumë se 400 ambalazhe plastike të dizajnuar për të mbajtur ushqimin, dhe zbuluan se shumica ka prirjen të shpërbëhet nën ndikimin e mikrovalëve. Ftalatet është një nga plastifikuesit më të përdorur, shtohet për ta bërë plastikën më fleksibël.
Ajo shpërbëhet dhe ndikon negativisht në sistemin tonë metabolik. Tek fëmijët, ftalatet mund të rrisin presionin e gjakut dhe rezistencën ndaj insulinës, gjë që mund të rrisë rrezikun e çrregullimeve metabolike si diabeti dhe hipertensioni. Ekspozimi ndaj ftalateve, lidhet edhe me problemet e infertilitetit apo astmës.
Edhe bisfenoli (BPA) që përdoret gjithashtu në produktet plastike, mund të dëmtojë hormonet tek njeriut. Ndaj mënyra më e mirë për të minimizuar rrezikun, është përdorimi i materialeve të tjera të sigurta në furrën me mikrovalë, siç është qeramika.
Por nëse përdorni enë plastike, shmangni çdo lloj që e humbet lehtë formën e tij, pasi enët e vjetra dhe të dëmtuara kanë më shumë të ngjarë që të çlirojnë kimikate. Ju mund të kontrolloni simbolin e riciklimit universal të enës që po përdorni. Ato gjenden shpesh në fund të një produkti, kanë një numër 3 dhe shkronjat ?V? apo ?PVC?, që përfshijnë ftalatet.
Por edhe nëse shmangni plastikën, ekzistojnë rreziqe të tjera të mundshme për ngrohjen e ushqimit në mikrovalë, përfshirë ngrohjen e pabarabartë, dhe temperaturat e larta. Ushqimi duhet të nxehet deri në temperaturën 82 gradë Celcius, për të vrarë ndonjë bakter të dëmshëm. Dhe për shkak se bakteret mund të zhvillohen sa herë që ushqimi ftohet prapë, nuk duhet që të ri-ngrohni atë më shumë se sa një herë.
Sa i përket rrezatimit të mikrovalëve, ai është plotësisht i padëmshëm. Mikrovalët përdorin rrezatim elektromagnetik me frekuencë të ulët, i njëjti që përdoret nga radiot. Kur ju vendosni ushqimin brenda furrës me mikrovalës, ushqimi i thith këto mikrovalë, dhe molekulat e ujit vibrojnë ushqimin, duke shkaktuar fërkime që e nxehin ushqimin.
?Mikrovalët janë pjesë të valëve elektromagnetike, ndaj të cilave ne jemi të ekspozuar çdo ditë. Kur piqni bukën, ju jeni të ekspozuar ndaj valëve elektromagnetike dhe energjia e rrezeve infra të kuqe nga elementët ngrohës të furrës. Edhe njerëzit shkëmbejnë valë radioaktive me njëri-tjetrin?-thotë Tang./ BBC-Përshtatur nga CNA.al
Nga Derek Thompson “The Atlantic”* “Imuniteti ndaj Covid-19,...
Nga David L.Karden “Foreign Policy”* Kostot e sakta që lidhe...
Në çdo konflikt një rol thelbësor, luan mbledhja e informaci...
* Ishte menduar të ishte një nga 5 kampet e pushimit, që naz...
Nga Ruchir Sharma ”The New York Times”* Imagjinoni një vend,...
Nga Pinelopi Goldberg “Project Syndicate”* Deri kohët e fund...
Ekspertët me optimistë, shpresuan që Covid-19 të mos i rezis...
SHBA ka rritur presionin ndaj Kinës për shkak të politikës n...
Rreth 200 kundërshtarë të nazizmit morën pjesë në “Operacion...
Rastet e pazakonta të pneumonisë, nisën të shfaqen mesin e d...
Ekzistojnë tre kategori njerëzish që mohojnë një reagim shke...
Vitet 1920, sollën ide të shkëlqyera në dobi të progresit të...
Vidkun Kuisling, emri i të cilit u bë sinonim i fjalës tradh...
Nga Dr.Elmar Hellendoorn “Atlantic Council”Për dekada të tër...
Një dimër veçanërisht sfidues në Mbretërinë e Bashkuar mund ...
Nga Jeremy PopkinNëse Revolucioni Francez i vitit 1789 ishte...
Joseph StiglitzEdhe pse duket një shekull më parë, nuk ka ka...
Shtëpia e Bardhë nuk është vetëm shtëpia e presidentit të SH...
Kur Nikolla Romanov u kurorëzua Cari i Rusisë në vitin 1894,...
Nga Richard N.Haass “Project Syndicate”* Dëmi global i shkak...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...