"Kallashnikovi çau jelekun anti-plumb"/ Hita: Po kryhen procedurat që efektivi i vrarë të përfitojë statusin e dëshmorit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hit...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hit...
Nga Eric Zuesse ?Modern Diplomacy?
* Procesi gradual i shndërrimit të Turqisë në një vend islamik ku sundon Ligji i Sheriatit, nuk është më kaq gradual sa dikur. Ai ka marrë një kthesë të papritur dhe të mprehtë. Shën Sofia e Turqisë, e cila kishte qenë ?katedralja më e madhe në botë për gati 1 mijë vjet, deri sa u ndërtua Katedralja e Seviljes në Spanjë në vitin1520?, është shpallur tani zyrtarisht nga qeveria turke një xhami.
Më 10 korrik, BBC raportoi ?Shën Sofia: Turqia e kthen në një xhami muzeun e famshëm të Stambollit?. Ajo shtoi se bëhet fjalë për katedralen më e madhe, më të vjetër dhe më të rëndësishme në të gjithë Krishterimin Ortodoks.
Godina më e rëndësishme bizantine në botë, u ndërtua si Katedralja e Shën Sofisë nga Perandori Bizantin Romak Justiniani I në Kostandinopojë (Stambolli i sotëm) në vitin 537, mbi vendin që ishte shenjtëruar në vitin 325 nga Perandori Romak Konstandini.
Ajo u shpall muze në vitin 1935 nga qeveria laike e Turqisë. Vendimi i fundit, sinjalizon fundin e qeverisjes së Turqisë nga një qeveri laike, gjë që kishte ndodhur që nga viti 1923. Vendimi shënon edhe fundin e qeverisë laike, dhe rikthimin e vendimit të vitit 1453 të Mehmet Pushtuesit, që ajo të ishte një xhami .
Akti i 10 korrikut, do të ketë pasoja të mëdha ndërkombëtare. Diktatori i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, i gjithë shkollimi aktual i të cilit ishte vetëm në shkollat ??islamike, edhe pse ai vetë gënjen dhe pretendon sikur është diplomuar në një universitet jo-islamik, është duke e shndërruar sërish Turqinë në një diktaturë islamike, në një shtet të drejtuar nga Sheriati. Republika laike turke që u themelua në vitin 1923 nga Kemal Ataturku, i frymëzuar nga Iluminizmi, tani ka marrë fund. Zërat e shumtë se Erdogan ka synuar që në fillim të jetë sundimtari i një Perandorie të re Islame Osmane, konfirmohen tashmë nga ky akt që fyen rëndë të krishterët ortodoksë, dhe madje edhe për të krishterët katolikë, pasi Justiniani është njohur në ndonjë rast edhe si ?romaku i fundit? nga historiografia e shekullit XX-të?.
Dhe akti i fundit nuk është i izoluar, por diçka për të cilën Erdogani po punonte prej kohësh. Pushtimi i një pjese të Sirisë së sunduar nga shekullaristët, dhe dërgimi i trupave për të ndihmuar pushtimin e Libisë ish-shekullariste, janë në përputhje me synimin e Erdoganit për të restauruar Perandorinë e dikurshme Osmane.
Çështja tani është nëse ky vend do të vijojë apo jo të jetë pjesë e NATO-s. Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka parapëlqyer ish-partnerin politik të Erdoganit, Fetullah Gylenin, që bashkëpunon me SHBA dhe shërbimin e saj sekret CIA-n.
Gylen mbështet me pasion nga aristokracia e Amerikës. Establishmenti amerikan ka preferuar që Gylen të imponojë këtë shndërrim të Turqisë në një satelit islamik të SHBA, ndërsa Erdogan këmbëngul për një Turqi të pavarur nacionaliste.
Erdogan si drejtues partie, është i interesuar para së gjithash të ruajë fuqinë e partisë së tij, duke vepruar në një mënyrë populiste, dhe duke u përpjekur të rrisë mirëqenien e përgjithshme në vend. Ai insiston që Turqia të mos jetë thjesht një shtet vasal apo koloni brenda një perandorie të udhëhequr nga të huajt, por përkundrazi një kombi udhëheqës i një perandorie, që do të ri-ngrihet ndoshta duke u shtrirë nga Siria dhe Libi.
Çështja për Evropën, është nëse dëshiron të jetë sërish pjesëmarrëse e modeleve imperialiste apo të nisë të udhëheqë një lëvizje të re globale anti-imperialiste dhe demokratike, duke synuar zëvendësimin e OKB-së aktuale me një organizatë tjetër më efikase.
Ky vendim do të merret nga kombet e veçanta të Evropës. Vetëm ato e ruajnë kolektivisht këtë fuqi. Dhe do të jenë në gjendje që ta ushtrojnë atë, vetëm nëse do t?i japin fund aleancave të tyre jashtë Evropës, duke ecur përpara jo më të lidhur nga aleancat e jashtme, por përkundrazi duke u shndërruar në një federatë evropiane shtetesh të lira dhe të pavarura.
Nëse Evropa dështon në këtë mision, me sjelljet aktuale bota në mënyrë të pashmangshme do të ecë drejt Luftës së Tretë Botërore. Nevojitet një rend i ri ndërkombëtar, të cilën mund të udhëheqë vetëm Evropa. Dhe që ta bëjë këtë, Evropa duhet së pari të përcaktojë vetveten.
A është Turqia pjesë e Evropës?
Po Rusia? Cila është Evropa? Nëse evropianët nuk do të jenë në gjendje të bien dakord për këtë, atëherë bota do të vazhdojë të ecë drejt Luftës së Tretë Botërore, sepse bota nuk do të ketë asnjë qendër pushtetesh, dhe do të vazhdojë të ketë vetëm perandori pretenduese. Evropa është çelësi i zgjidhjes së kësaj dileme./ Përshtatur nga CNA.al
Aktualisht Toka popullohet nga rreth 7.8 miliardë njerëz. Në...
Nga Michael Goodwin “The New York Post”* Krimi në qytetet am...
Përkundër faktit se është një pajisje e kuzhinës për dekada,...
Nga Derek Thompson “The Atlantic”* “Imuniteti ndaj Covid-19,...
Nga David L.Karden “Foreign Policy”* Kostot e sakta që lidhe...
Në çdo konflikt një rol thelbësor, luan mbledhja e informaci...
* Ishte menduar të ishte një nga 5 kampet e pushimit, që naz...
Nga Ruchir Sharma ”The New York Times”* Imagjinoni një vend,...
Nga Pinelopi Goldberg “Project Syndicate”* Deri kohët e fund...
Ekspertët me optimistë, shpresuan që Covid-19 të mos i rezis...
SHBA ka rritur presionin ndaj Kinës për shkak të politikës n...
Rreth 200 kundërshtarë të nazizmit morën pjesë në “Operacion...
Rastet e pazakonta të pneumonisë, nisën të shfaqen mesin e d...
Ekzistojnë tre kategori njerëzish që mohojnë një reagim shke...
Vitet 1920, sollën ide të shkëlqyera në dobi të progresit të...
Vidkun Kuisling, emri i të cilit u bë sinonim i fjalës tradh...
Nga Dr.Elmar Hellendoorn “Atlantic Council”Për dekada të tër...
Një dimër veçanërisht sfidues në Mbretërinë e Bashkuar mund ...
Nga Jeremy PopkinNëse Revolucioni Francez i vitit 1789 ishte...
Joseph StiglitzEdhe pse duket një shekull më parë, nuk ka ka...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...