Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Në vitin 1931, pas disa dekadave lufte të egër midis bandave rivale, gangsteri i zonës së Bruklinit në Nju Jork, Salvatore Maranxano, themeloi organizatën e parë mafioze, ku merrnin pjesë udhëheqësit e 5 organizatave kriminale më të mëdha italo-amerikane të qytetit të Nju Jorkut, duke e shpallur veten ?Capo di tutti capi? (bosi i gjithë bosëve).
Maranxano u vra po atë vit, ndërsa bosët e tjerë preferuan të ndajnë udhëheqjen e tyre nën atë që u bë e njohur si ?Komisioni?. Por krijesa e Maranxanos mbijetoi, dhe Pesë Familjet e Nju Jorkut, u bënë lojtarët kryesore në sagën e mafies italo-amerikane.
Familja Gambino
Ishte familja mafioze që dominonte ?Komisionin?. Një nga figurat më të njohura ishte vrasësi i pamëshirshëm Albert Anastasia, që dyshohet se eliminoi në vitin 1951 kreun e familjes Vinsent Manjano, përpara se të ekzekutohej vetë në vitin 1957.
Vrasja e tij i hapi rrugën fuqizimit të Karlo Gambinos, dhe më vonë famëkeqit Xhon Goti, që në vitin 1985 organizoi vrasjen e pasardhësit të zgjedhur të familjes, Pol Kastelano. Gambinot u rikthyen në faqet e para të mediave në vitin 2008, me arrestimin e dhjetëra anëtarëve të familjes, dhe sërish në vitin 2019 për shkak të vrasjes së bosit Frenk Kali.
Familja Lukeze
Për vite me radhë, kjo familje operoi si një organizatë kriminale model nën drejtimin e Tomi Galianos dhe më pas Tomi Lukezes, miq të vjetër që nga koha e Prohibicionit, dhe që e kishin kuptuar rëndësinë e shmangies së bujës dhe përmendjes nga media.
Por kjo qasje ndryshoi nën bosin Karmine Tramunti, që u dënua në vitin 1973 për trafik heroine. Pasardhësi i tij Entoni Koralo riktheu fshehtësinë organizatës, teksa i drejtonte punët kryesisht përmes telefonit. Gjithsesi Koralo u dënua në mesin e viteve 1980, duke i hapur rrugën mbretërimit të përgjakshëm të Vik Amuzo dhe Entoni Kaso.
Sjellja e dhunshme e Amuzos, vulosi edhe fatin e tij, kur njëri nga njerëzit e tij më të afërt Alfons D?Arko vendosi të bashkëpunonte me drejtësinë në fillim të viteve 1990. Gjithsesi, thuhet se Amuzo vazhdoi të kishte edhe për shumë vite një pushtet absolut edhe pas hekurave të burgut.
Familja Gjenoveze
Banda e drejtuar fillimisht nga Laki Luçiano, është quajtur vlerësuar si më e fuqishmja në botën e krimit të organizuar për shkak të madhësisë së saj, operacionet e fuqishme në fusha të ndryshme, nga lojërat e fatit deri në aftësia për të siguruar besnikërinë e pjesëtarëve të saj përmes ?Omertà?, Kodit mafioz të Heshtjes.
Kur Luçiano u dënua me burg për prostitucion në vitin 1936, udhëheqja e familjes i kaloi Frenk Kostelos, që e zgjeroi veprimtarinë e organizatës në Las Vegas. Dhe më vonë tek Vito Gjenovese, që i dha edhe emrin e tij familjes mafioze, para se të dënohej për trafik droge në vitin 1959.
Dekadat e fundit të shekullit XX, Familja Gjenoveze u drejtua nga Vinsent Xhigante. Ai forcoi kontrollin mbi grupin, dhe shtoi gjobat mbi bizneset e ndërtimit. Ai i ndaloi ndaloi anëtarët e grupit të flisnin në emër të tij, dhe bridhte shpesh rrugëve me robdeshambër në përpjekje për ta bindur FBI-në se ishte i çmendur.
Familja Bonano
Një nga familjet më të vjetra të mafies amerikane, ka përjetuar edhe disa nga skandalet më famëkeqe, duke filluar me vrasjen e urdhëruar nga Laki Luçiano të Salvatore Maranxanos. Pas atij akti, Luçiano vendosi në krye të organizatës 26-vjeçarin Xho Bonano.
Edhe pse e forcoi autoritetin e tij duke lidhur një aleancë me familjen Profaci, Bonano u largua nga drejtimi, pasi në vitin 1964 u demaskua plani i tij për të vrarë Tomi Lukezen dhe Karlo Gambinon, duke nxitur nisjen e një lufte të egër për pushtet në botën e krimit të njohur si Lufta e Bananeve.
Në dekadat që pasuan, bosi Karmine Galante i solli më shumë telashe familjes, duke vrarë gangsterët rivalë që ndërhynin trafikun e tij të drogës, gjë që çoi në vrasjen e tij në 1979. Ndërkohë, agjenti i FBI-së, Xho Pistone arriti të infiltrohej për 6 vite në familje nën identitetin e rremë Doni Brasko.
Dëshmitë e mbledhura prej tij çuan në 100 dënime. Pavarësisht kësaj goditje, Bonanot arritën ta rimerrnin veten nën udhëheqjen e Xhoi Masinos, deri kur ai u bë bosi i parë i krimit në Nju Jork që u shndërrua në bashkëpunëtorin e drejtësisë pas arrestimit në vitin 2003.
Familja Kolombo
Më e reja nga Pesë Familjet mafioze u themelua në vitin 1928, nga importuesi i vajit të ullirit Xho Profaci, një biznesmen që merrej me aktivitete ilegale si gjobë-vënia, prostitucioni dhe trafiku i drogës.
Bosi i shkollës së vjetër, tentoi të ulë përqindjen e fitimeve për anëtarët e familjes, por kjo ngjalli rebelimin e Xho Galos dhe vëllezërve të tij në fillim të viteve 1960. Kalimi i drejtimit të familjes tek Xho Kolombo, shkaktoi trazira të brendshme, bashkë me një atentat ndaj tij në vitin 1971.
Pas një periudhe stabiliteti relativ, organizata u zhyt sërish në një luftë civile në vitet 1990, si pasojë e përpjekjes të bosit të burgosur Karmine Persiko për të marrë kontrollin e plotë të familjes mafioze. Në vitin 2011, media raportoi për disa goditje të reja në hierarkinë drejtuese të familjes Kolombo, edhe pse ajo ishte larg shpërbërjes, falë kontrollit të saj të fortë mbi sindikatën e punëtorëve të çimentos dhe betonit./ biography.com–Përshtatur nga CNA.al
Nga Eric Zuesse “Modern Diplomacy”* Procesi gradual i shndër...
Aktualisht Toka popullohet nga rreth 7.8 miliardë njerëz. Në...
Nga Michael Goodwin “The New York Post”* Krimi në qytetet am...
Përkundër faktit se është një pajisje e kuzhinës për dekada,...
Nga Derek Thompson “The Atlantic”* “Imuniteti ndaj Covid-19,...
Nga David L.Karden “Foreign Policy”* Kostot e sakta që lidhe...
Në çdo konflikt një rol thelbësor, luan mbledhja e informaci...
* Ishte menduar të ishte një nga 5 kampet e pushimit, që naz...
Nga Ruchir Sharma ”The New York Times”* Imagjinoni një vend,...
Nga Pinelopi Goldberg “Project Syndicate”* Deri kohët e fund...
Ekspertët me optimistë, shpresuan që Covid-19 të mos i rezis...
SHBA ka rritur presionin ndaj Kinës për shkak të politikës n...
Rreth 200 kundërshtarë të nazizmit morën pjesë në “Operacion...
Rastet e pazakonta të pneumonisë, nisën të shfaqen mesin e d...
Ekzistojnë tre kategori njerëzish që mohojnë një reagim shke...
Vitet 1920, sollën ide të shkëlqyera në dobi të progresit të...
Vidkun Kuisling, emri i të cilit u bë sinonim i fjalës tradh...
Nga Dr.Elmar Hellendoorn “Atlantic Council”Për dekada të tër...
Një dimër veçanërisht sfidues në Mbretërinë e Bashkuar mund ...
Nga Jeremy PopkinNëse Revolucioni Francez i vitit 1789 ishte...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...