web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

A po bashkohet më në fund Evropa?

29 Korrik 2020, 06:35, Blog CNA

Nga Robert J.Samuelson ?The Washington Post?

Gjasat që Evropa të zgjidhë ?problemin e saj italian? pa e shkatërruar Bashkimin Evropian apo ekonominë botërore janë rritur. Problemi i Italisë, për ata që e kanë harruar ose që nuk e kanë ditur kurrë, është borxhi i saj i madh qeveritar, që në vitin 2019 llogaritej në 135 për qind të ekonomisë së tij (Produktit të Brendshëm Bruto, ose PBB).

Pra ka rrezik që Italia të falimentojë si shtet. Dhe nëse do të ndodhte kjo gjë – pra nëse Italia nuk do të mundej të paguante interesat e borxheve – kjo mund të shkaktonte një panik global financiar. Për të kufizuar humbjet, investitorët dhe tregtarët do të nxitonin të shisnin aksionet, obligacionet dhe asetet e tjera financiare.

Efekti do të ishte tronditës. Shitjet në masë do të ulnin akoma më tej çmimet. Por problemi është se pandemia e ka dobësuar ekonominë tashmë të dobët italiane. Në bazë të politikave ekzistuese, borxhi i qeverisë do të rritet deri në 162 për qind të PBB-së, vlerëson ?Capital Economics?, një nga kompanitë kryesore ndërkombëtare të parashikimeve ekonomike.

Ashtu si shumica e Evropës dhe Shtetet e Bashkuara, Italia po përjeton tashmë recesionin e saj më të keq ekonomik që nga Lufta e Dytë Botërore. PBB-ja pritet të bjerë me 10 për qind në vitin 2020, me në krye rënien e shpenzimeve të konsumatorit (11.5 për qind) dhe investimeve në biznes (21.3 për qind).

Defiçitet vjetore i shtohen borxhit të akumuluar të qeverive. Në parashikimin e saj, ?Capitol Economics? citon dy faktorë që e kanë përkeqësuar rënien:rënia e madhe në sektorin e turizmit, që përfaqëson 5.5 për qind të PBB-së, dhe vështirësinë e italianëve për të punuar nga shtëpitë e tyre, gje që reflekton ?shërbimin e dobët të internetit? që ka aktualisht vendi.

E fundit por nga jo nga rëndësia, Italia pati një përvojë katastrofike me pandeminë, e cila ka shkaktuar deri tani më shumë se 35.000 të vdekur.

Nëse pjesa tjetër e Evropës do të lulëzonte ekonomikisht, kjo mund të nxirrte Italinë nga talashet. Por në fakt, shumica e Evropës nuk po lulëzon; përkundrazi  po përpiqet të shpëtojë nga i njëjti kurth që i ka ngritur koronavirusi.

?Capital Economics? parashikon që për këtë vit, PBB-ja do të bjerë me 5 për qind në Gjermani, 8 për qind në Francë dhe 12 për qind në Spanjë. Ajo që e ka parandaluar deri tani mospagimin e borxheve ka qenë Banka Qendrore Evropiane (ECB), ekuivalenti e Rezervës Federale në SHBA.

BQE ka blerë një pjesë të mirë të borxhit italian, por dhe të vendeve të tjera. Ajo është ?huadhënësja e zgjidhjes së fundit? e Evropës, që blen më shumë se 100 miliardë eurobono në muaj, sipas ?Capital Economics?. Megjithëse kjo ka paramenduar çdo lloj falimentimi, nuk është e qartë se sa kohë mund të zgjasë.

Përkundër kësaj sfondi të errët, pse janë përmirësuar perspektivat e Italisë? Përgjigja është kjo:eurozona – 19 vendet që e përdorin euron si paranë e tyre – po fillon të veprojë më shumë si një njësi e bashkuar, sesa thjesht si një koleksion vendesh.

Deri vonë ka pasur një luftë midis vendeve ?veriore? me ekonomi më të forta (Gjermania, Holanda, Danimarka, Suedia dhe Austria) dhe tyre më të dobëta ?jugore? (Franca, Italia, Spanja, Portugalia dhe Greqia) se kush duhet t?i mbulonte kostot sociale dhe politike të krizave të fundit ekonomike.

Vendet e pasura, nuk mendojnë se duhet të shpëtojnë vendet e varfra, ndërsa këto të fundit thonë se nuk mund t?ia dalin të vetme. Ajo që ndodhi në një samit të fundit të liderëve evropianë, është se vendet e pasura hodhën disa hapa në ndihmë të vendeve ekonomikisht më të dobëta.

Konkretisht, ato krijuan një fond të rimëkëmbjes me vlerë 750 miliardë euro, ose 870 miliardë dollarë. Ky është një stimul ekonomik që favorizon vendet më të dobëta në të paktën dy mënyra. Së pari, rreth gjysma e fondeve (435 miliardë dollarë) do të shpërndahen si grante.

Pra ato nuk do të duhet të paguhen si më parë. Dhe së dyti, fondet do të huazohen nga Bashkimi Evropian, dhe jo si më parë nga vendet anëtare. Kjo e shpërndan barrën e ri-pagimit të borxhit tek të gjitha vendet e BE-së:është një subvencion për vendet më të dobëta.

Dihet se grantet janë hapa janë mjaft teknikë. Por ato janë simbolike dhe thelbësisht të rëndësishme, vëren Nikolas Veron nga Instituti Peterson për Ekonominë Ndërkombëtare. ?Për herë të parë, BE-ja po përdor për vete një fuqi të konsiderueshme financiare. Është një arritje shumë e madhe?- thotë ai.

Gjithashtu domethënës, thotë ?The Wall Street Journal?, është fakti që plani i rimëkëmbjes u mbështet nga kancelarja gjermane Angela Merkel. Qasja e saj bie ndesh me kundërshtimin e saj të hershëm për lehtësimin e borxhit. Nëse ky ndryshim është i përhershëm, atëherë ai është jashtëzakonisht i rëndësishëm.

Bashkëpunimi po bën përparim kundër konfliktit. Sigurisht, jo gjithçka është fushë me lule. Dallimet midis 27 vendeve anëtare të BE-së mbeten të mëdha. Në fakt, ato gati e sabotuan samitin. Edhe nëse Merkel mund të ketë ndryshuar, ajo përballet me një opinionin publik gjerman tepër skeptik. A është marrëveshja e fundit shumë e vogël, dhe shumë e vonuar? Apo më në fund Evropa po nis të veprojë e bashkuar?/ Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga