web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Historia e suksesit e Maqedonisë së Veriut, mund të jetë drejt fundit

28 Korrik 2020, 07:11, Blog CNA

Nga Dimitar Bechev ?Foreign Policy?

* Nëse Ballkani e ka një histori suksesi, ajo është me siguri Maqedonia. Në vitet 1990, vendi u vlerësua për ndarjen paqësore nga Jugosllavia. Kohët e fundit, në qershorin e vitit 2018, kryeministri i saj, Zoran Zaev, nënshkroi një traktat historik me Greqinë fqinje për të zgjidhur një mosmarrëveshje të vjetër mbi emrin shtetëror ?Maqedoni?.

E ri-pagëzuar si ?Maqedonia e Veriut?, ajo marrëveshje solli shumë gjëra pozitive për Shkupin. Me pak fjalë, u lejua të anëtarësohej në NATO si anëtarja e 30-të e organizatës. Ndërkohë, Maqedonia e Veriut, është tani në prag të nisjes së bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Mbështetja nga institucionet perëndimore ishte shumë e madhe. Më 15 korrik të këtij viti, partia e Unionit Socialdemokrat e Zoran Zaev fitoi pjesën më të madhe të votave në një palë zgjedhje parlamentare të kontestuara, të mbajtura në mesin e pandemisë së Covid-19.

Kjo parti do të ketë 2 vende më shumë në parlamentin e ri, sesa rivalja e saj kryesore, partia e krahut të djathtë VMRO-DPMNE, dhe ka shansin të drejtojë qeverinë e ardhshme. Ky është një lajm i mirë si për BE-në, ashtu edhe për Shtetet e Bashkuara.

Por nëse gjerat shihen më nga afër, historia e suksesit e Maqedonisë së Veriut është më pak bindëse. Më së paku, zgjedhjet e fundit hodhën dritë mbi sfidat reale me të cilat përballet sot vendi. Nacionalizmi populist po josh shumë votuesit.

E mbështetur nga kryeministri hungarez Viktor Orban, bartës i vetë-shpallur i pishtarit të ?demokracisë jo-liberale? në Evropë, VMRO-DPMNE e përfundoi garën e fundit elektorale shumë pranë partisë së parë. Dhe një nga pikat kryesore të platformës së saj, ishte pakënaqësia ndaj traktatit të nënshkruar me Greqinë.

Udhëheqësi i partisë Hristian Miçkoski dhe përkrahësit e tij, e shmangën përdorimin gjatë fushatës të emrit ?Maqedonia e Veriut?, dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë gjë edhe në vazhdim. Po ashtu, VMRO-DPMNE nuk po tërhiqet nga pozicionet e saj radikale, kur është fjala për përpjekjet për të zgjidhur mosmarrëveshjet e vjetra me anëtaren tjetër të BE-së, Bullgarinë, e cila ka ushtruar presion mbi Shkupin, për lëshime në lidhje me atë që të dy palët e quajnë tani ?historia e përbashkët?, përfshirë trashëgiminë e figurave historike, që nderohen si heronj kombëtarë në të dyja vendet.

Por nacionalizmi populist, nuk është një monopol i të djathtës. Partia e re Levica (?E majta?) e futi atë në parlament me pak më shumë se 4 për qind të votave, e përkthyer në 2 mandate. Kjo parti premtoi të anulonte marrëveshjen me Greqinë, të nxirrte vendin nga NATO, dhe madje të anulonte njohjen e pavarësisë së Kosovës fqinje.

Ndërkohë një shqetësim të madh vazhdon të krijojë korrupsioni. VMRO-DPMNE shfrytëzoi skandalet që shpërthyen mbi Unionin Socialdemokrat, duke përfshirë edhe një rast ryshfeti që implikonte prokuroren speciale Katica Janeva, e cila u emërua për të hetuar korrupsionin e nivelit të lartë.

Por edhe krahu i djathtë,vështirë se është më i pastër. Nikola Gruevski, kryeministër në vitet 2006-2016, u akuzua për shpërdorim detyre dhe korrupsion, dhe u dënua me burg, por i shpëtoi drejtësisë duke kërkuar azil politik në Hungari.

Zyra e Prokurorisë Speciale e Maqedonisë së Veriut, e krijuar nga BE në vitin 2015 si një mjet për të nxjerrë para drejtësisë zyrtarët e niveleve të larta që kapen në shkelje, u dëshmua të ishte një dështim për shkak rastit ?Janeva?.

Ndërkohë, një ligj i ri që e fuqizon prokurorin të ndjekë penalisht politikanët e korruptuar, të cilin ligjvënësit e miratuan si parakusht për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit në në BE, nuk e ka dëshmuar ende vlerën e tij.

Padyshim, kabineti i ardhshëm qeverisës do të mbështesë me retorikë reformën e sundimit të ligjit, qoftë edhe vetëm për të kënaqur Evropën, por zbatimi i tij do të vijojë të mbetet një sfidë. Problemet me korrupsionin, lidhen pjesërisht me faktin se ekziston një lloj pazari ndërmjet paqes ndëretnike dhe qeverisjes së mirë.

Ndarja e posteve në qeveri midis përfaqësuesve politikë të grupeve etnike të vendit, ka qenë thelbësore për modelin e Maqedonisë së Veriut, madje edhe përpara Marrëveshjes Kornizë të Ohrit të vitit 2001, që e rregullon ndarjen e pushtetit.

Shqiptarët janë komuniteti etnik i dytë më i madh në vend, dhe në zgjedhjet e fundit, Bashkimi Demokratik për Integrim e ruajti epërsinë e tij midis komunitetit shqiptar. Dhe tani Zaev ka nevojë për mbështetjen e partive shqiptare për të formuar një kabinet.

Bashkimi Demokratik për Integrim, është ende larg të qenit një parti periferike, dhe do të përcaktojë sërish mazhorancën. Udhëheqësi i saj, Ali Ahmeti, nxori jashtë konkurrencës partitë e tjera shqiptare, përfshirë Lëvizjen Besa, e cila është e lidhur me Socialdemokratët, duke luajtur me kartën e nacionalizmit.

BDI këmbëngul që Maqedonia e Veriut të ketë kryeministrin e saj të parë shqiptar. Edhe nëse kjo është pjesë e strategjisë së negociatave, kërkesa mund të shkaktojë gjithsesi tensione etnike. Së fundmi, Maqedonia e Veriut mund të vijojë të anojë nga Perëndimi, por vetë Perëndimi po pëson një ndryshim real.

Angazhimi i vendit ndaj NATO-s, nuk është në diskutim. Por trajektorja drejt BE-së, ka arsye për të pasur kujdes. Zgjerimi i unionit, nuk është më një përparësi. Për presidentin Francez Emanuel Makron dhe udhëheqësit e tjerë evropianë, në plan të parë është konsolidimi i brendshëm, duke filluar me reformimin e eurozonës.

Është kjo arsyeja pse Franca vendosi veton ndaj fillimit të bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut tetorin e vitit të kaluar, dhe dha dritën jeshile vetëm pasi Komisioni Evropian ra dakord të rihapte disa marrëveshje tashmë të mbyllura me Maqedoninë.

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në muajin maj – i zhvilluar online për shkak të pandemisë- foli më shumë për një ?perspektivë evropiane? sesa për anëtarësim, një detaj ky që nuk kaloi pa u vënë re në rajon. Në përgjithësi, ka gjasa që Maqedonia Veriore të mbetet tek faza e bisedimeve për pjesën më të madhe të dekadës që sapo ka nisur.

Zelli dhe gatishmëria e Shkupit për reforma, në funksion të përmbushjes së kërkesave të Brukselit, mund të zbehet me kalimin e kohës. Tani për tani, Maqedonia e Veriut po luan sipas ?skenarit? të shkruar nga Perëndimi. Megjithatë, ajo është duke u përballur me shumë sfida, dhe pa asnjë fitore të lehtë në horizont./ Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga