Pse “truri” i NATO-s nuk ka vdekur ende

15 Nëntor 2019, 07:29, Blog CNA
Pse “truri” i NATO-s nuk ka vdekur ende

Nga Wojciech Michnik ?New Eastern Europe?

* Presidenti francez Emanual Makron, deklaroi në një intervistë për ?The Economist?, se NATO ka ?vdekur nga truri?, dhe se ?vendet evropiane nuk mund të mbështeten më tek Amerika për të mbrojtur aleatët e saj?. Vlerësimi i tij është i saktë, kur thotë se Evropa është buzë humnerës, dhe se nëse dëshiron të jetë e rëndësishme, ajo duhet ta rimendojë rolin e saj strategjik.

Makron e identifikon siç duhet krizën e Evropës, me dimensionet e saj ekonomike dhe migruese, dhe nënproduktin e saj të rrezikshëm:populizmin. Ai bën ndërkohë më të drejtë thirrje, për një rivlerësim të rolit të NATO-s në arkitekturën bashkëkohore të sigurisë.

Ai ka gjithashtu pjesërisht të drejtë, kur flet mbi shkëputjen e ngadaltë të Amerikës nga Evropa, në mënyrë që të mund të përqendrohet në Azi. Por ajo që mbahet mend më shumë nga ajo intervistë, është komenti i tij në lidhje me ?vdekjen? e pretenduar të NATO-s. Në fakt, edhe pse nuk është në një gjendje optimale, aleanca është ende gjallë.

Makron nuk është qenë lideri i parë evropian, që ka ngritur shqetësime mbi ndryshimin e karakterit të aleancës transatlantike. Kancelarja gjermane Angela Merkel, shprehu shqetësime të ngjashme në majin e vitit 2017, kur tha:?Ka ikur koha, kur mund të mbështeteshim plotësisht tek të tjerët për mbrojtjen tonë!?.

Ajo u bëri thirrje evropianëve të marrin në dorë fatin e tyre. Dallimi me Makron është i qartë. Ndërsa Merkel përdori fjali të zgjedhura me kujdes, Makron ishte i drejtpërdrejtë, duke deklaruar pa dyshim ?vdekjen e NATO-s?, e cila të paktën në stil, i bën jehonë metodës së Trump për të përçarë aleatët e tij.

Pas 70 vjetësh në ?biznesin? e sigurisë dhe mbrojtjes, NATO-ja është ende aleanca më e suksesshme që ka parë ndonjëherë bota, dhe ende e vetmja që është në gjendje ta mbrojë Evropën nga ?keqbërësit? në lagjen e saj. Natyrisht, ajo nuk është në një gjendje të përsosur, pasi vuan nga perceptime të ndryshme mbi kërcënimet, nga një mjedis i jashtëm kompleks, dhe nga një kohezion i dobët midis aleatëve.

Në kohërat e arta, ishte SHBA-ja ajo që merrte shpesh përsipër barrën e të qenit i ?pari mes të barabartëve? në NATO. Por gjatë shekullit XXI, udhëheqja amerikane është zvogëluar në mënyrë të vazhdueshme për arsye kombëtare dhe strukturore. Kjo ka bërë që Trump, t?i shohë marrëdhëniet ndërkombëtare jo vetëm si transaksione, por të vërë në dyshim edhe dobinë e NATO-s për interesat strategjike të SHBA-së.

Në një farë mënyre, deklarata e Makron nuk shënjestron direkt NATO-n, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vlen të rikujtojmë se shumë kritikë evropianë, e kanë portretizuar shpesh NATO-n si një mekanizëm kryesisht amerikan. Por ta përkufizosh Aleancën vetëm në këto terma, do të thotë të keqkuptosh fuqinë e vërtetë të NATO-s, një aleancë e 29 vendeve që i merr vendimet e saj me konsensus.

Prandaj, Makron gabon kur bën thirrje për një sovranitet ushtarak të përtërirë të Evropës. Sidomos kur ai e përshkruan atë si një alternativë për NATO-n. Nuk ka pasur kurrë ndonjë alternative reale ndaj NATO-s, të paktën jo deri tani. Nëse NATO, do të kishte ?vdekur? vërtet, atëherë shumica e aleatëve do të duhej të maksimizonin sigurinë e tyre brenda një kornize evropiane.

NATO e vitit 2019, është angazhuar në 3 fusha kryesore:mbrojtjen kolektive, sigurinë bashkëpunuese dhe menaxhimin e krizave. Nga këto 3 detyra thelbësore, mbrojtja kolektive ka qenë tradicionalisht guri i themelit të Aleancës. Deri më tani, NATO ka dëshmuar se Makron po gabon me kritikat e tij.

Forca e NATO-s, qëndron në mënyrën se si i frenon rivalët e saj. Pra, suksesi i NATO-s vlerësohet në fakt me ?sulmet që nuk kanë ndodhur?. Për sa kohë që ekziston Neni 5, aleanca e dëshmon vlerën dhe dobinë e saj si një pakt mbrojtës. Për të njëjtën arsye, një nga skenarët e më të këqij për NATO-n, do të ishte një situatë kur një kundërshtar vendos të testojë mbrojtjen kolektive të NATO-s, duke ndërmarrë një sulm jokonvencional (kibernetik apo paramilitar) ndaj njërit prej anëtarëve të tij.

Dhe kjo është pikërisht arsyeja pse Makron mund t?i mbante për vete spekullimet mbi domethënien e Nenit 5 në të ardhmen. Dhe kjo na sjell tek dimensionin rus i intervistës së presidentit francez. Për shumë vendimmarrës në Evropën Qendrore dhe Lindore, pjesa më e diskutueshme e deklarave të Makron, nuk ishte domosdoshmërisht ajo mbi paaftësinë e NATO-s për të vepruar, por përkundrazi thirrja e liderit francez që Evropa të rimendojë marrëdhëniet e saj me Rusinë.

Asgjë nuk e forcon më shumë skepticizmin e Polonisë për një kornize të sigurisë evropiane, sesa ideja për t?u riafruar me Moskën, e artikuluar nga Parisi ose Berlini. Në fakt, Makron nuk thotë asgjë që nuk është thënë tashmë nga vendet e tjera të NATO-s. Politika e dyfishtë me Rusinë, bazohet nga njëra anë në kontrollin dhe frenimin e saj, dhe nga ana tjetër në ruajtjen e dialogut me Moskën.

Evropa Qendrore dhe Lindore dhe vendet baltike, janë gjithnjë të shqetësuara me situatat, kur fuqitë evropiane mund të arrijnë një marrëveshje me Rusinë, për t?ju rikthyer ?punëve si zakonisht?, duke e shndërruar pushtimin dhe aneksimin e Krimesë si një mjet negociues, dhe duke hedhur poshtë faktin që në Ukrainë po vazhdon ende lufta. Ky do të ishte një gabim strategjik, dhe do të përputhej pikërisht me skenarin e preferuar të presidentit rus, Vladimir Putin./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga