
Brexit i ashpër me dredhi?
Disa nga rebelët e Brexit janë rikthyer në Partinë Konservat...
* Përpara se nazistët të vendosnin të vrisnin të gjithë hebrenjtë e Evropës në dhomat e gazit, ata patën një plan më pak të përgjakshëm, të njohur si Plani i Madagaskarit. Ai parashikonte transferimin e 4 milionë hebrenjve nga Evropa në ishullin e Madagaskarit në lindje të kontinentit afrikan.
Kjo ide u hodh për herë të parë në vitin 1885 nga studiuesi francez Pol dë Lagard, që sugjeroi deportimin e hebrenjve të Evropës Lindore në Madagaskar. Edhe anëtarët e lëvizjes Sioniste debatuan në vitet 1904-1905 mbi Programin Britanik të Ugandës, sipas të cilit hebrenjtë rusë, që rrezikoheshin të shfaroseshin në kampe, do të vendoseshin në një territor që i përkes Kenias së sotme.
Po ashtu, ideja e zhvendosjes hebraike në Madagaskar u promovua nga antisemitët britanikë Henri Bemish, Arnold Liz etj. Në vitin 1931, një publicist gjerman shkroi:?I gjithë kombi hebre, duhet të izolohet herët a vonë në një ishull. Kjo do të garantonte një kontroll të tyre, dhe minimizonte rrezikun e ?infektimit? prej tyre?.
Gjithsesi, ideja për të dërguar hebrenj në Madagaskar, nuk ishte fillimisht e nazistëve. Polonia e mori seriozisht në konsideratë këtë ide të vjetër. Madje në vitin 1937, qeveria polake dërgoi në ishull një komision të posaçëm për të studiuar terrenin. Anëtarët e komisionit, kishin mendime shumë të ndryshme.
Udhëheqësi i komisionit, Majori Miezslav Lepecki, besonte se ishte e mundur vendosja e 40.000-60.000 njerëzve (5 deri në 7 mijë familje) në Madagaskar. Por 2 anëtarët hebrenj të komisionit, e kundërshtuan këtë vlerësim. Leon Alter, drejtori i Shoqatës Hebraike të Emigracionit (JEAS), besonte se aty mund të zhvendoseshin vetëm 2.000 njerëz.
Shlomo Dik, një inxhinier bujqësie nga Tel Avivi, e uli më tej këtë shifër. Edhe pse vetë qeveria polake, mendonte se vlerësimi i Lepeckit ishte shumë i ekzagjeruar, dhe vetë popullsia vendase e Madagaskarit e kundërshtoi këtë fluks emigrantësh, Polonia vazhdoi diskutimet e saj me Francën mbi këtë çështje (Madagaskari ishte një koloni franceze).
Vetëm një vit më vonë, nazistët nisën të hartojnë Planin e tyre të Madagaskarit. Projekti fillestar iu prezantua qeverisë gjermane më 12 nëntor 1938 nga Herman Gëring. Hjalmar Shaht, presidenti i Rajhbank, shkoi në Londër për të negociuar marrjen e një huaj të madhe ndërkombëtare, për të zbatuar këtë plan.
Në dhjetorin e vitit 1939, Ministri i Jashtëm gjerman, Joakim Von Ribentrop, e bëri zhvendosjen e hebrenjve në Madagaskar, pjesë të një propozimi për paqe gjatë diskutimeve me Papën në Vatikan. Meqë Madagaskari, ishte ende një koloni franceze gjatë kohës së negociatave, Berlini nuk mund të miratonte propozimet e saj pa miratimin e Parisit.
Nisja e Luftës së Dytë Botërore i dha fund këtyre diskutimeve. Pas disfatës dhe pushtimit të Francës në qershorin e vitit 1940, Gjermania nuk kishte më nevojë të koordinohej me Perëndimin për planin e saj. Kështu në majin e vitit 1940, shefi i SS Hajnrih Himler mbrojti dërgimin e hebrenjve në Madagaskar. Ai u shpreh:Sado tragjike të duket secili rast individual, kjo metodë është ende më e buta dhe më e mira, po ta krahasojmë me metodën bolshevike të shfarosjes fizike të një populli të tërë?.
Himleri e diskutoi propozimin e tij me Hitlerin, për dërgimin e hebrenjve ?në një koloni në Afrikë ose diku tjetër?, dhe Hitleri i tha se plani ishte ?shumë i mirë dhe i saktë?. Kështu në bazë të një dokumenti të datës 3 korrik 1940, parashikohej që Franca e pushtuar, t?i jepte zyrtarisht Madagaskarin Gjermanisë.
Nazistët do të kishin të drejtë të ndërtonin aty baza ushtarake. Ata do të dëbonin nga ishulli 25 mijë evropianët që jetonin aty (kryesisht francezë). Ndërkohë, përcaktohej që emigrimi i hebrenjve aty do të ishte i detyruar, dhe jo me dëshirë. Ata do të drejtonin vetë shumicën e funksioneve të qeverisjes vendore, por do të jepnin llogari para një guvernatori të policisë gjermane.
Kostoja e këtij operacioni të madh, do të përballohej nga paratë dhe asetet e hebrenjve, të sekuestruara nga nazistët në Gjermani. Ky plan tingëllon si i ngjashëm me getot hebreje në Evropën Lindore. Gjithsesi, nazistët planifikuan të dërgonin në ishull 4 milionë hebrenj, në një vend që nuk ishte gati të priste as 40-60 mijë, siç u përcaktua me herët nga komisioni polak.
Ata prisnin që lufta e nisur prej tyre të mbaronte shpejt, në mënyrë që t?i transferonin hebrenjtë evropianë në Madagaskar. Por kur Beteja e Britanisë zgjati shumë më tepër sesa ishte pritej, dhe kur Hitleri vendosi në vjeshtën e vitit 1940 nisjen e përgatitjeve për të pushtuar Bashkimin Sovjetik, Plani i Madagaskarit u bë i pa realizueshëm.
Zgjidhja alternative, dhe më e tmerrshme ishte propozimi për eleminimin fizik të hebrenjve të Evropës. Kështu brenda 1 viti, nisi procesi i vrasjes në masë të tyre. Numri i përgjithshëm i hebrenjve të vrarë gjatë Holokaustit, vlerësohet të jetë 5.5 deri në 6 milionë njerëz./ Thought.co-Përshtatur nga CNA.al
Disa nga rebelët e Brexit janë rikthyer në Partinë Konservat...
Në një intervistë për gjermanen “Der Spiegel”, ish-udhëheqës...
Cila ka qenë arma më vdekjeprurëse e shekullit XX-të? Ndosht...
Mbushja e shtëpisë me vazo me lule, mund t’ju bëjë të ndihem...
Ministrja gjermane e Mbrojtjes Kramp-Karrenbauer do që ta kt...
Presidenti kinez Xi Jinping nderon Athinën me një vizitë sht...
Kur shkrimtari dhe filozofi francez, Albert Kamy, vdiq në nj...
Shumë nga udhëheqësit më të mëdhenj në histori, kanë qenë të...
Nga James Dorsey “Lobelog”* Ka një perceptim të përhapur, që...
Gjermanët u ndaluan të hanë sallamra gjatë Luftës së Parë Bo...
Fëmijet e vetëm, kanë pasur zakonisht një nam të keq. Ata pe...
Nga Leonid Bershidsky “Bloomberg View”* Që prej shembjes së ...
Nga Jeremy Cliffe “New Statesman”* Ishte shumë evokuese të m...
Nga Ivana Kottasová & Natalie Croker “CNN”Muri i Berlinit, u...
Emri i Nadjezha Alilujevës, u bë e njohur për sovjetikët vet...
Gjermania kujton sot një ditë historike – rënien e Murit të ...
Nga Andrew Bacevich “Los Angeles Times”* Le ta pranojmë për ...
Nga Anna Akage “World Crunch”* “Kolossal’naya opasnost” (Një...
Kjo skedë është një enciklopedi historie për studenët dhe do...
Rënia e Murit të Berlinit 30 vjet më parë mundësoi ribashkim...
Një nxënëse në një shkollë në Kamëz është gjobitur nga...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte rastin e Mirela...
Në redaksinë e Fiks Fare u ankua Sokol Aliaj nga Fieri...
Denoncimi i radhës në “Stop” është për shkollën e mesm...
Helidon Bendo që prej rreth pesë vitesh drejton Shërbi...
Prokurori i Durrësit, Arben Sharra, përballet nesër me...
Me 21 mars 2022, Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen nga ...
Kuvendi i Shqipërisë votoi me 4 qershor Bajram Bega...
Garda Civile spanjolle ka çmontuar një bandë të trafikut t...
Policia shqiptare ka vënë në pranga një 32-vjeçar shqi...
Policia ka finalizuar operacionin e koduar “SPA”, dhe ...
Policia ka vënë në pranga shtetasin F.D, 41 vjeç, pasi ka ...
Publikohen notat e provimi të maturës, të lëndës gjuhë...
Vendi këtë fundjavë do të ketë ndikim të masave të qën...
Vendi ynë do të jetë me vranësira dhe reshje shiu në o...
Ditën e sotme priten reshje, në përgjithësi të dobëta,...
Shërbimi sekret ukrainas i SBU njoftoi sot se ka shkat...
Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky është shpreh...
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola...
Mediat italiane thanë se dy të rinj, burrë e grua, me ...
Nga 23 qershori deri 28 qershor, do të ekranizohen fil...
Regjisorja e njohur nga Kosova, Vjosa Berisha, ka humb...
Ditën e sotme është ndarë nga jeta regjisorja e njohur...
Luan Rama ka publikuar në një postim në faqen e tij në rrj...
Të gjithë shtetasit shqiptarë dhe kompanitë që operojn...
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, i është rikthyer sër...
Euro blihet me 119.1 Lekë dhe shitet me 119.7 Lekë. P...
Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Ç...