
Shpikësi më vdekjeprurës në botë/ Mikail Kallashnikov dhe AK-47-a e tij
Cila ka qenë arma më vdekjeprurëse e shekullit XX-të? Ndosht...
Në një intervistë për gjermanen ?Der Spiegel?, ish-udhëheqësi i Bashkimit Sovjetik Mikail Gorbaçov, flet për rënien e Murit të Berlinit, shpjegon pse shembja e sistemit komunist ishte e pashmangshme, dhe komenton marrëdhëniet aktuale midis Perëndimit dhe Rusisë. Sot, Gorbaçovi 88-vjeçar, jeton në periferi të Moskës, dhe vazhdon të jetë një pjesëmarrës aktiv në debatin politik.
Muri i Berlinit ra më 9 nëntor 1989, 30 vjet më vonë si e vlerësoni këtë ngjarje?
Pikëpamja ime mbi bashkimin e Gjermanisë, është e njëjta si atëhere. Ribashkimi, ishte një nga gjërat më të rëndësishme që kam bërë. Ai pati një ndikim të madh në jetën e shumë njerëzve. E vlerësoj shumë atë ditë, dhe kam një admirim të madh për çdo person që ishte i përfshirë në atë ngjarje.
A ju befasoi rënia e Murit të Berlinit?
Ne i ndoqëm nga afër ngjarjet në Republikën Demokratike Gjermane. Kërkesa për ndryshim, ishte e pranishme kudo. Në fillim të tetorit 1989, gjatë festimeve të 40-vjetorit të themelimit të RDGJ-së, unë shihja anëtarët e rinj të partisë në pushtet që marshonin para meje në kolona, dhe duke shprehur simpatinë e tyre për Perestroikën tonë brohorisnin:?Gorbaçov, na ndihmo!?. Në qytetet e mëdha po zhvilloheshin protesta spontane, të cilat po bëheshin çdo ditë e më të mëdha. Dhe kishte një numër në rritje të sloganeve ??ku shkruhej ?Ne jemi një popull!?
Si menduat të reagonit?
Askush nuk dyshonte se gjermanët kishin të drejtë të vendosnin vetë mbi fatin e tyre. Por duhej të merreshin parasysh edhe interesat e shteteve fqinje, dhe ato të bashkësisë globale. Përgjegjësia ime kryesore, ishte të shmangia skenarët e dhunës.
Ne biseduam intensivisht me kancelarin e Gjermanisë Perëndimore Helmut Kohl, udhëheqësin e RDGJ-së Egon Krenz, amerikanët, dhe figurat kryesore udhëheqëse të Evropës. Ne duhej të parandalonim, që dëshira gjermane për ribashkim, të ringjallte Luftën e Ftohtë.
A kërkuan ndërhyrje ushtarake udhëheqësit ushtarakë të RDGJ?
Ne komunikuam me drejtuesit politikë të RDGJ. Unë nuk pata kurrë kontakte të drejtpërdrejta me ushtrinë. Ishte detyra e ambasadorit tonë në Berlinin Lindor, që të na informonte sa më saktë mbi atë që po ndodhte.
A pati ndonjë kërkesë pas 9 nëntorit, që Muri i Berlinit të rindërtohej?
Unë nuk kam qenë në dijeni të ndonjë kërkese të tillë. Por nuk e përjashtoj mundësinë që disa njerëz të papërgjegjshëm ta kenë diskutuan një ide kaq qesharake. Të përpiqesh të pengosh një proces historik në një mënyrë të tillë, është si të përpiqesh të ndalosh një tren, duke u shtrirë mbi shinat e tij.
A kërkuat mbylljen e kufirit, dhe vendosjen atje të trupave?
Cilat kufij duheshin mbyllur? Ku duhet të marshonin trupat? Në RDGJ në atë kohë ndodheshin 380.000 ushtarë sovjetikë. Ata iu bindën urdhrave për të mos ndërhyrë.
Pse lejuat rënien e RDGJ, një aleate e ngushtë e Moskës? Në vende të tjera, si ato balltike në vitin 1991, ju u sollët shumë më ashpër. Demonstratat për pavarësi në Lituani, u shtypën brutalisht…
Ne e pamë Gjermaninë Perëndimore si një vend, që u fut në rrugën drejt demokracisë pas rënies së regjimit të Hitlerit. Dhe unifikimi, siç ndodhi 30 vjet më parë, ishte përmbushje e një dëshire të vjetër të qytetarëve të Gjermanisë Lindore dhe Perëndimore.
Unë kam marrë shumë letra, dhe mund t?ju them se njerëzit janë ende mirënjohës për mbështetjen e Rusisë. Ju më fajësoni për gjakderdhjen në Letoni dhe Lituani. Si president, unë isha përgjegjës për gjithçka që ndodhi atje. Por nëse studioni dokumentet e kohës, do të shikoni që jam përpjekur gjithnjë t?i zgjidh konfliktet në rrugë politike.
Ju lejuat ribashkimin e gjermanëve, por shumë shpejt pas kësaj, e humbët postin tuaj dhe Bashkimi Sovjetik u shpërbë. Si e analizoni tani veprimin tuaj?
Pse nuk më pyet më mirë nëse jam penduar apo jo për Perestroikën ? Jo dhe jo. Ishte e pamundur të vazhdohet të jetohej si dukur. Dhe një pjesë thelbësore e Perestrojkës, ishte mënyra e re të menduarit në politikën e jashtme. Ajo përfshinte vlerat universale, ç?armatimin bërthamor, dhe zgjedhjet e lira.
Ne nuk mund t?i privonim qytetarët e vendeve fqinje, gjermanët, çekët, sllovakët, hungarezët, nga të drejtat dhe liritë që i dhamë popullit tonë. Kur e nisëm Perestrojkën , e dinim se çfarë po rrezikonim. Por e gjithë udhëheqja ra dakord, që ndryshimet ishin të nevojshme. Faji për fundin e Perestrojkës dhe rënien e Bashkimit Sovjetik, është i atyre që organizuan grushtin e shtetit të gushtit 1991, dhe përfituan nga pozita e dobët e presidentit të Bashkimit Sovjetik.
A është sot bota një vend më i mirë, sesa gjatë Luftës së Ftohtë?
Unë nuk ndiej ndonjë nostalgji mbi Luftën e Ftohtë. Dhe nuk dëshiroj rrikthimin e atyre kohëve. Ne duhet ta pranojmë që pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, udhëheqësit e rinj nuk arritën të krijojnë një arkitekturë moderne të sigurisë, sidomos në Evropë. Për pasojë, u krijuan vija të reja ndarëse. Dhe zgjerimi në lindje i NATO-s, i zhvendosi këto vija deri në kufirin me Rusinë.
A nuk janë marrëdhëniet aktuale Rusisë dhe Perëndimit, po aq të këqija sa gjatë Luftës së Ftohtë?
Nëse dikush vazhdon të përsërisë vazhdimisht të njëjtat kërkesa, prej kësaj nuk mund të vijë asgjë e mirë. Ka disa shenja që Perëndimi dhe Rusia, po e kuptojnë që duhet të aktivizohen kanalet e komunikimit. Retorika po ndryshon gradualisht. Ndoshta ky është hapi i parë. Sigurisht, para se të rikthehet besimi, kemi ende një rrugë të gjatë për të bërë.
Jam i bindur që gjithçka duhet të rinisë me ç?armatimin bërthamor. Kohët e fundit, u kam bërë thirrje të gjitha fuqive bërthamore, të bëjnë një deklaratë të përbashkët kundër luftës bërthamore. Duhet të rinisin negociatat mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, por edhe me fuqitë e tjera bërthamore./ Der Spiegel-Përshtatur nga CNA.al
Cila ka qenë arma më vdekjeprurëse e shekullit XX-të? Ndosht...
Mbushja e shtëpisë me vazo me lule, mund t’ju bëjë të ndihem...
Ministrja gjermane e Mbrojtjes Kramp-Karrenbauer do që ta kt...
Presidenti kinez Xi Jinping nderon Athinën me një vizitë sht...
Kur shkrimtari dhe filozofi francez, Albert Kamy, vdiq në nj...
Shumë nga udhëheqësit më të mëdhenj në histori, kanë qenë të...
Nga James Dorsey “Lobelog”* Ka një perceptim të përhapur, që...
Gjermanët u ndaluan të hanë sallamra gjatë Luftës së Parë Bo...
Fëmijet e vetëm, kanë pasur zakonisht një nam të keq. Ata pe...
Nga Leonid Bershidsky “Bloomberg View”* Që prej shembjes së ...
Nga Jeremy Cliffe “New Statesman”* Ishte shumë evokuese të m...
Nga Ivana Kottasová & Natalie Croker “CNN”Muri i Berlinit, u...
Emri i Nadjezha Alilujevës, u bë e njohur për sovjetikët vet...
Gjermania kujton sot një ditë historike – rënien e Murit të ...
Nga Andrew Bacevich “Los Angeles Times”* Le ta pranojmë për ...
Nga Anna Akage “World Crunch”* “Kolossal’naya opasnost” (Një...
Kjo skedë është një enciklopedi historie për studenët dhe do...
Rënia e Murit të Berlinit 30 vjet më parë mundësoi ribashkim...
Sipas një studimi më të fundit, nëse pini duhan, jeni më të ...
Dhjetë vjet para se Adolf Hitleri të ngjitej në pushtet në G...
Emisioni Stop në Tv Klan ka trajtuar problematikën e p...
Një pensionist nga Vlora ka rënë pre e një mashtrimi n...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar...
Një tjetër rast abuzimi me të mitura publikohet në emi...
Gledis Nano mori postin e Drejtorit të Përgjithshëm të...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkakrkuar nga d...
Astrit Halilaj, prokurori i Lezhës, do të përballet ne...
Komisionerja e Vettingut, Etleda Çiftja, po hetohet ng...
Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor, Tamarë-Ve...
Shpallet në kërkim punonjësi i policisë N/komisar me i...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier në vendin e qua...
Dy persona kanë mbetur të plagosur pasditen e sotme në...
Edhe për ditën e nesërme, vendi do të mbetet në ndikim...
Vendi ynë do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesat...
Pastori Akil Pano thotë se është pro jetës, duke iu re...
Fatmir Vejsiu, specialist arsimi ka folur për probleme...
Policia në Maqedoninë e Veriut njoftoi se dy emigrantë...
Të mërkurën inteligjenca ukrainase bëri të ditur se 14...
Kushërira e Vladimir Putinit dhe njeriu i dytë më i pa...
Personel ndihmës i huaj, veçanërisht punonjës nga Turq...
Kujtohet themeluesi i arkeologjisë dhe muzeologjisë s...
Viti 2021 tregon që kultura nisi të merrte jetë sërish...
Në një intervistë, kompozitori i mirënjohur Limos Dizd...
Nga 23 qershori deri 28 qershor, do të ekranizohen fil...
Dollari amerikan ka pësuar rritje në tregun valutor. ...
Në Shqipëri, korrupsioni cilësohet nga qytetarët si kë...
Më shumë se gjysma e shumës së planifikuar për luftimin e ...
Në tregun valutor, dollari amerikan ka pësuar një ulje...