
Para Holokaustit, nazistët projektuan zhvendosjen e hebrenjve në Ishullin e Madagaskarit
* Përpara se nazistët të vendosnin të vrisnin të gjithë hebr...
* Ajo çka rrit rrezikun nga sëmundjet e zemrës, nuk është vetëm ajo që konsumoni. Studiuesit thonë tani, se një faktor më rëndësi është edhe koha se kur hani. Një studim 1-vjeçar, konstatoi se gratë që zakonisht darkonin pas orës 6 të pasdites, mund të përballeshin me një rrezik më të madh të ?vrasësit? kryesor të njeriut në botë.
Ato që hanin darkë më vonë, ishin më të ndjeshme ndaj shumë faktorëve të rrezikut, si tensioni i lartë, indeksi i lartë i masës trupore (BMI), dhe kontrolli i dobët i sheqerit në gjak. Ekspertët e Universitetit të Kolumbias në SHBA, që studiuan 112 gra, thonë se zgjedhja për të ngrënë më herët në mbrëmje, mund të jetë një mënyrë e thjeshtë për të ulur rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës.
Shëndeti kardiovaskular, u vlerësua duke përdorur ?7 Kriteret? e Shoqatës Amerikane të Zemrës Amerikane. Ato përfshijnë mospirjen e duhanit, të qenit fizikisht aktiv, ngrënien në mënyrë të shëndetshme, dhe të qëndruarit elegantë, pasjen e kolesterolit, presionit të gjakut dhe sheqerit në gjak në nivele të ulëta.
Studimet kanë treguar vazhdimisht, se njerëzit që i përmbahen më shumë këtyre kritereve, kanë një rrezik më të ulët nga sëmundjet e zemrës dhe goditjes në tru. Pjesëmarrësve, të moshës mesatare 33-vjeç, iu dhanë rezultatet e shëndetit të zemrës së tyre në fillimin e studimit.
Kjo u përsërit më pas një vit më vonë. Vullnetarët mbajtën ditarë elektronikë të ushqimit se çfarë hanin, sa dhe kur hanin për një javë në fillim, dhe pranë fundit të studimit. Cilat ishin treguesit e rrezikut nga sëmundjet e zemrës?
Studiuesit vlerësuan shëndetin kardiovaskular (CVD) të 112 grave në bazë ?7 Kritereve? të Shoqatës së Zemrës Amerikane. Në një studim të punonjësve në një kompani, kostot vjetore të kujdesit shëndetësor ishin mesatarisht 2.021 dollarë më pak, për punonjësit që plotësonin të paktën 6 nga 7 kriteret e rekomanduara, në krahasim me punonjësit që përmbushnin vetëm 2 ose më pak prej këtyre masave.
Njerëzit që zbatonin të paktën 5 nga kriteret, kishin një rrezik 78 përqind më pak për të vdekur nga probleme të lidhura me zemrën, në krahasim me njerëzit që nuk plotësonin asnjë nga 7 kriteret e këshilluara nga mjekët.
Rezultatet e studimit, që u prezantuan në Sesionet Shkencore të Shoqatës Amerikane të Zemrës në Filadelfia, treguan se ngrënia pas orës 18:00, ishte e lidhur me një shëndet më të dobët të zemrës. Gratë që konsumuan një pjesë më të madhe të kalorive të tyre ditore pas kësaj kohe, kishin mesatarisht një presion më të lartë të gjakut.
Ato ishin gjithashtu më shumë mbipeshë, dhe më pak të afta për të kontrolluar nivelit e sheqerit në gjak, që të dy faktorë seriozë rreziku për prekjen nga sëmundjet e zemrës. Ndërkohë të dhënat treguan gjithashtu, se çdo rritje me 1 për qind e kalorive të konsumuara në mbrëmje, rriste treguesit e shëndetit të dobët të nje zemre.
Një përfundim i ngjashëm, u arrit edhe me një rritje prej 1 për qind të kalorive pas orës 20:00, çka i cila shtoi më shumë prova kësaj teorie. Gjetjet ishin të njëjta, edhe pasi studiuesit ndryshuan moshën dhe statusin socio-ekonomik të pjesëmarrësve në studim.
Studimi nuk u mor me burrat, por një pjesë e studimeve kanë treguar rezultate të ngjashme. Për shembull, studiuesit e Universitetit të Harvardit, zbuluan se burrat që konsmonin rregullisht një vakt të vogël ushqimor në prag të mesnatës ?ishin 55 për qind më të rrezikuar nga sëmundjet koronare të zemrës, sesa burrat që nuk e kishin këtë zakon?.
Ata anketuan afro 27.000 burra, mbi zakonet e tyre të ngrënies në vitin 1992. Dr. Nur Makarem dhe ekipi i saj nuk specifikoi se sa kalori ishte pragu për këto gjetje. Por ata rekomandojnë që kaloritë pas orës 6 të mbrëmjes, nuk duhet të jenë më shumë se 30 përqind e totalit ditor.
Bazuar në udhëzimet e qeverisë amerikane, kjo sasi është 600 kalori për gratë dhe 750 për burrat. Ndërkohë ekipi nuk vërtetoi se ngrënia në orët e vona të mbrëmjes, shkaktonte sëmundje të zemrës.
Ata zbuluan vetëm një lidhje me faktorët e njohur të rrezikut. Por ky nuk është studimi i parë që zbulon këtë lidhje. Dhjetra prova të tjera shkencore, kanë dhënë rezultate të ngjashme. Një studim i publikuar në vitin 2016, sugjeronte se ngrënia në orët e vona të mbrëmjes, e mban trupin në ?gatishmëri të lartë? kur në fakt ai duhet të ?fiket?.
Presioni i gjakut, duhet të ulet të paktën 10 për qind përpara se të shkoni në shtrat të flini. Por studiuesit turq, zbuluan se një vakt i vonë e ndërpret këtë. Ekspertët mendojnë se kjo ndodh pasi ngrënia vonë, çliron një sasi të madhe hormoneve të stresit, pikërisht në kohën kur trupi duhet të nisë të relaksohet.
Një darkë e vonë, rezultat i jetës moderne, shkon edhe kundër orës sonë natyrale të trupit, thotë dr.Makarem. ?Ne kemi evoluar të kemi një cikël 24-orësh të dritës dhe errësirës, çka do të thotë se ne hamë dhe jemi aktivë gjatë ditës, dhe flemë natën?- thotë ajo. Por punët tona intensive, e shtyjnë gjithçka më vonë.
Dhe tani ne po hamë në periudha jo të përshtatshme. Deri tani, stili i jetesës për të parandaluar sëmundjet e zemrës, ishte përqendruar tek ajo që hamë dhe sasia që hamë. Rezultatet paraprake të këtyre studimeve, tregojnë se ngrënia në një orar të përshtatshëm, duke respektuar proporcionin e kalorive në vaktet e mbrëmjes, mund të ndihmojë në uljen e rrezikut nga sëmundjet e zemrës./ Dayli Mail-Përshtatur nga CNA.al
* Përpara se nazistët të vendosnin të vrisnin të gjithë hebr...
Disa nga rebelët e Brexit janë rikthyer në Partinë Konservat...
Në një intervistë për gjermanen “Der Spiegel”, ish-udhëheqës...
Cila ka qenë arma më vdekjeprurëse e shekullit XX-të? Ndosht...
Mbushja e shtëpisë me vazo me lule, mund t’ju bëjë të ndihem...
Ministrja gjermane e Mbrojtjes Kramp-Karrenbauer do që ta kt...
Presidenti kinez Xi Jinping nderon Athinën me një vizitë sht...
Kur shkrimtari dhe filozofi francez, Albert Kamy, vdiq në nj...
Shumë nga udhëheqësit më të mëdhenj në histori, kanë qenë të...
Nga James Dorsey “Lobelog”* Ka një perceptim të përhapur, që...
Gjermanët u ndaluan të hanë sallamra gjatë Luftës së Parë Bo...
Fëmijet e vetëm, kanë pasur zakonisht një nam të keq. Ata pe...
Nga Leonid Bershidsky “Bloomberg View”* Që prej shembjes së ...
Nga Jeremy Cliffe “New Statesman”* Ishte shumë evokuese të m...
Nga Ivana Kottasová & Natalie Croker “CNN”Muri i Berlinit, u...
Emri i Nadjezha Alilujevës, u bë e njohur për sovjetikët vet...
Gjermania kujton sot një ditë historike – rënien e Murit të ...
Nga Andrew Bacevich “Los Angeles Times”* Le ta pranojmë për ...
Nga Anna Akage “World Crunch”* “Kolossal’naya opasnost” (Një...
Kjo skedë është një enciklopedi historie për studenët dhe do...
Ndërtimet e fabrikave pranë zonave të banuara kanë sje...
Nga disa ankesa të ardhura në redaksinë e emisionit Fi...
Françesko Zylalaj që jeton në Ballsh është dënuar për ...
Emisioni Stop në Tv Klan ka trajtuar problematikën e p...
Gledis Nano mori postin e Drejtorit të Përgjithshëm të...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkakrkuar nga d...
Astrit Halilaj, prokurori i Lezhës, do të përballet ne...
Komisionerja e Vettingut, Etleda Çiftja, po hetohet ng...
Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur mbrëmjen e sotme...
Gazetarët Fatjona Mejdini dhe Xhevahir Zhabina, kanë d...
Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndod...
Gazetarët Fatjona Mejdini dhe Xhevahir Zhabina, kanë f...
Në një kohë kur numri i rastev të reja me Covid është ...
Ditët e fundit në vendin tonë është raportuar një rrit...
Edhe për ditën e nesërme, vendi do të mbetet në ndikim...
Vendi ynë do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesat...
Qeveria e Kosovës vendosi të mërkurën që të kufizojë d...
Një grup pune ndërkombëtar i krijuar në mars për të us...
Një shumicë dërrmuese dhe në rritje e amerikanëve thon...
Disa emigrantë shqiptarë kanë shpëtuar nga vdekja një ...
Kujtohet themeluesi i arkeologjisë dhe muzeologjisë s...
Viti 2021 tregon që kultura nisi të merrte jetë sërish...
Në një intervistë, kompozitori i mirënjohur Limos Dizd...
Nga 23 qershori deri 28 qershor, do të ekranizohen fil...
Dollari amerikan ka pësuar rritje në tregun valutor. ...
Në Shqipëri, korrupsioni cilësohet nga qytetarët si kë...
Më shumë se gjysma e shumës së planifikuar për luftimin e ...
Në tregun valutor, dollari amerikan ka pësuar një ulje...