Ja pse të moshuarit ankohen gjithmonë për të rinjtë

15 Nëntor 2019, 07:41, Blog CNA
Ja pse të moshuarit ankohen gjithmonë për të rinjtë

Të moshuarit dhe të rinjtë po grinden sërish. Mund të supozohet pa frikë, se ky është një aspekt i pavdekshëm i shoqërisë njerëzore:Të rinj ka gjithmonë, dhe të moshuarit e një brezi do të ankohen gjithmonë për ta. Nga ana tjetër të rinjtë thonë përherë:Oh të moshuarit, thjesht nuk e kuptojnë!?.

Kohët e fundit, kjo frazë është bërë virale në memen virale si ?OK boomer?. Kjo simbolizon qasjen e gjeneratës së vjetër ndaj kohës sot, dhe të rinjtë që i kritikojnë se nuk janë aktivë kundër ndryshimit të klimës, për rezistencën e tyre ndaj politikave progressive, dhe për tonin përgjithëues që të moshuarit kanë tendencë të përdorin kur përshkruajnë ?fëmijët e ditëve të sotme?.

Megjithatë kemi një parashikim:Të rinjtë e sotëm do të plaken nesër, dhe do nisin të ankohen për rininë e së ardhmes. Ata do të përdorin ndoshta të njëjtat fyerje, duke u ankuar se fëmijët e viteve 2050 dhe 2060 janë më shumë narcizistë, dhe më pak të vetë-mjaftueshëm sesa ata të brezave të kaluar.

Duket si një cikël, që jemi të dënuar ta përsërisim. Por pse ndodh kjo? ?Duket sikur ne kemi një problem me kujtesën?- thotë Xhon Procko, psikolog në Universitetin Santa Barbara në Kaliforni, SHBA. ?Një problem me kujtesën, që vazhdon të ndodhë brez pas brezi?- shtoi ai.

Kohët e fundit, Procko dhe kolegët publikuan një artikull në ?Science Advances? , në përpjekje për të kuptuar pse një paragjykim i llojit të ?fëmijëve të ditëve të sotme?, vazhdon gjatë gjithë moshave. Ai intervistoi qindra nga ekspertët më të mirë mbi psikologjinë e zhvillimit në SHBA.

Në vitin 2017, ai konsultoi një përmbledhje të madhe të rezultateve të testimeve të fëmijëve 60 vjet më parë. Në to, ai ishte në gjendje të shihte nëse të rinjtë po përmirësoheshin në përgjithësi, apo përkeqësoheshin në aspektin e pritjes apo shijimit të kënaqësisë.

Para se të publikonte të dhënat, ai u kërkoi 260 psikologëve të bënin një parashikim. A mendonin ata se me kalimin e kohës fëmijët po përkeqësoheshin, apo ishin të njëjtë në aftësinë e tyre për t?i rezistuar tundimit? Shumica dërrmuese – 84 përqind – parashikuan se fëmijët do të përkeqësohen me kalimin e kohës, ose do të qëndrojnë njëlloj.

Por ata e patën shumë gabim. Vetëm 16 përqind e tyre bënë një parashikim të saktë:Fëmijët e sotëm, janë sot më të aftë në vonimin e shijimit të një kënaqësie, sesa fëmijët në dekadat e kaluara. Ankesat e të rriturve për fëmijët janë gjithmonë të njëjta.

?Të vjetrit thonë se të rinjtë janë dembelë, pretendojnë se kanë gjithmonë të drejtë?- thotë Kort Rudolf, psikolog në Universitetin e Sent Ljuisit. Në funksion të studimit të tij, Procko pyeti veten: Pse brez pas brezi, të rriturit thjesht supozojnë se fëmijët e sotëm janë më keq sesa fëmijët e dikurshëm?

?Ky është një paragjykim qesharak. Për të nuk ka asnjë lloj prove objektive?-thotë Procko. Dhe paragjykimet mund të jenë tepër të vështira për t?u hedhur poshtë. Por kjo nuk do të thotë se nuk mund të kuptohet. Dhe paragjykimi nis të ketë kuptim në dritën e shkencës së kujtesës.

Kujtesa njerëzore, nuk funksionon ashtu siç mendoni ju. Ajo nuk është si një videokasetë, që kur kujtojmë diçka, futim aty një kasetë dhe i japim ?play?. Përkundrazi, memorja ndërtohet. Kur thërrasim një kujtim të caktuar, duhet ta copëtojmë nga pjesë të ndryshme të informacionit në mendjet tona.

Disa nga momentet që përfundojnë në kujtesën tonë janë e vërteta. Por në rindërtimin e kujtimeve, truri ynë kap shpesh informacionin që kujtohet më lehtë. Kujtesa është më shumë si një redaktues i videove, dhe punon në të mijëtat e sekondës. Një rrjedhojë  e këtij sistemi, është paragjykim i quajtur prezantimizëm. Pra në përpjekje për të kujtuar diçka, ne marrim pjesë të së tashmes, dhe i bashkojmë ato me kujtimet tona të së kaluarës.

Për shembull, kujtimet tona mbi marrëdhëniet e së kaluarës, janë të ndikuaras nga mënyra se si ndihemi tani me ata njerëz. Nëse një marrëdhënie është aktualisht e keqe, ka më shumë gjasa të mbani mend ngjarje të trishta, pavarësisht se si mund të jeni ndjerë vërtetë atëherë.

Po çfarë lidhje ka kujtesa, më mënyrën se si të rriturit i shohin të rinjtë? Që të bëni një gjykim për rininë e sotme, duhet të përpiqeni të mbani mend se si ishin dikur fëmijët. Por kjo gjë është e vështirë! E kush ka informacione objective, se si ishin dikur fëmijët? Meqë nuk i kanë të gjitha detajet, për të plotësuar boshllëqet përdorin informacione nga e tashmja./ Vox-Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga