Connect with Us

Një “vrasës” në ekran

Aktualitet

Një “vrasës” në ekran

Publikuar

-

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” u shfaq “supermeni” i Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj. Njeriu që luftoi kundër socialistëve dhe sot lufton të jetë trashëgimtar i tyre.

Erion Veliaj në 2004 apo në 2005 luftonte kundër Fatos Nanos, që të rrëzonte socialistët nga pushteti. Ia arriti qëllimit. Më pas krijoi një parti dhe nuk mori asnjë mandat deputeti.

Më tej, u fut tek partia socialiste. U zgjodh deputet dhe u bë ministër. Më pas përfaqësues i socialistëve dhe kryebashkiaku i Tiranës, prej katër vitesh.

Mbrëmë “vrasësi” u shfaq në ekran. Jo sepse është “vrasësi” i socialistëve, sepse ndaj tyre luftoi. Tashmë ai është përfaqësues dhe ata mund ta pranojnë. Por sepse është njeriu përgjegjës për humbjen e jetës së një 17-vjeçari në Sharrë. Aty ku një adoleshent, punonte për bukën e gojës. Dhe ku? Në mes të plehrave, aty ku humbi jetën një adoleshent, që ende nuk kishte filluar të kuptonte se çfarë ishte jeta në të vërtetë. Një i ri, i cili kishte të ardhmen përpara, por e humbi duke kërkuar në plehra, duke punuar mes tyre.

Dhe sot, pas kaq kohësh, sërish i është mohuar vdekja e tij. Ardit Gjoklaj, 17-vjeçari i vrarë në Sharrë, sot është emri që akuzon kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj si “vrasës”. Dhe jo një herë,  por dy herë.

Erion Veliaj, Petrit Fusha

Së pari, sepse e mohoi dhe së dyti sepse përdori prokurorinë dhe sistemin e drejtësisë për të mbuluar ngjarjen .

Është Erion Veliaj, përgjegjësi kryesor, i cili u fotografua me prokurorin e Tiranës, në atë kohë, Petrit Fusha, për të manipuluar dosjen me ushtarët e tij dhe Ardit Gjoklaj sot nuk do të quhet jeta e humbur në mjerimin e tij duke punuar mes plehrave në Sharrë, por i varë jashtë këtij landfilli, dhe më pas hedhur atje. Sepse “krimin” Erion Veliaj do ta çojë deri në fund.

“Vrasësi” i shfaqur në ekran, kërkon që ta mohojë atë që ka ndodhur, ashtu siç u mundua ta fshihte, ashtu siç u hakmor ndaj gazetarëve që zbuluan dhe zbardhën të vërtetën.

Erion Veliaj kërkon që ta “vrasë” për të tretën herë Ardit Gjoklajn. Pasi ai humbi jetën atje, pasi e mohuan, sot kërkojnë t’i mbyllin edhe dosjen hetimore, që mos të ketë asnjë gjurmë kundër Erion Veliajt.

LEXO EDHE:  Veliaj nuk di të ndalet/ Tallja me qytetarët e Tiranës, në kufijtë e marrëzisë

“Vrasësi” sot është shaqur në ekran dhe flet për pemët e mbiella, apo punët që bën si kryetar bashkie.

Në fakt për këtë e kanë zgjedhur dhe mund ta votojnë e ta zgjedhin sërish, pikërisht që të mbjellë pemë, pikërisht që të pastrojë qytetin. Nuk e kanë zgjehdur që të firmosë kulla dhe as të vrasë njerëz dhe më pas t’i mbulojë ato.

E kanë zgjedhur të bëjë detyrën si kryebashkiak dhe mund ta zgjedhin sërish, por të paktën “vrasësi” kur del në ekran ose duhet të pranojë krimin ose të paktën duhet të ketë minimumin e ndjesës publike ndaj asaj çfarë ka ndodhur. Ndaj humbjes së jetës së një adoleshenti 17-vjeçar.

Por, Veliaj është gjakftohtë në “krimin” e tij. Ai nuk ndalet. Del e qesh në ekran dhe shpall fitoret, por nga pas i qëndron hija e 17-vjeçarit, të cilin e mohoi kur humbi jetën, i fshehu ngjarjen dhe sot po i mbyll dosjen për të thënë se është vrarë jashtë ambienteve, të cilat administroheshin nga Bashkia e Tiranës, e drejtuar nga Erion Veliaj.

Veliaj sot është ndoshta i vetmi kryebashkiak në botë, që pas fitoreve të tij ka edhe një “vrasje”, humbjen e jetës së një 17-vjeçari./ CNA.al

Ndërtimi i kullave/ Veliaj përgënjeshtron veten

Foto-Premtoi bllokimin/ Kullat, suksesi më i madh i Erion Veliajt

“Vrasja” e Veliajt dhe heshtja e Ramës, Metës dhe Bashës

“Vrasësi” i veshur me Prada

Fundi i “Lali Erit”?/ Veliaj akuzohet për vrasje

Tre gjyqtarë të përfshirë në “vrasje”/ Skandal, Krimet e Rënda i amnistojnë

Mbylli dosjen e Ardit Gjoklajt/ “Arratiset peshku i madh” 1 milionë dollarësh

Skandali me dosjen e “Ardit Gjoklajt”/ Prokurori deklaron “fajtor” viktimën

“Duart me gjakun” e Ardit Gjoklajt/ Si tenton Veliaj të mbulojë skandalet e tij?

“I mori jetën Ardit Gjoklajt”/ Studentët “masakrojnë” Veliajn

Foto-Veliaj sulmon mediat/ CNA.al i përgjigjet  

Vendimi skandaloz për Gjoklajn/ Ilirjan Blloshmi “kryqëzon” gjyqtarët

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  PD aksion qytetar, që Veliaj të mos mbyllë krimin e landfillit të Sharrës

LEXO EDHE:  Edi Rama “braktis” PS-në për Kampionatin Europian

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Edi Rama “braktis” PS-në për Kampionatin Europian

LEXO EDHE:  Bulevardi Zogu i Parë/ Fytyra e mashtrimit të Ramës dhe Veliajt

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: