Connect with Us

Mbylli dosjen e Ardit Gjoklajt/ “Arratiset peshku i madh” 1 milionë dollarësh

Aktualitet

Mbylli dosjen e Ardit Gjoklajt/ “Arratiset peshku i madh” 1 milionë dollarësh

Publikuar

-

atentat ndaj shoferit te eskavatorit

Prokurori Petrit Fusha, është i njohur në opinionin publik si mbrojtësi i kryebashkiakut Erion Veliaj, pasi  dyshohet se mbylli dosjen e Ardit Gjoklajt dhe pa frikë mund të konsiderohet si njeriu më i pasur i drejtësisë.

Ndërkohë që Petrit Fusha pritej të kalonte në sitën e vettingut, ai ka dhënë dorëheqjen.

Arsyetimi që ai ka dhënë është tejet i cekët dhe pa nivel dhe që tregon se është në panik.

“Pas 32 viteve pune në shërbimin e Prokurorisë, çmoj se përvojën që kam mund ta përdor në dobi të një aktiviteti tjetër me më pak ngarkesë. Koha në të cilën po jetojmë është tejngarkuar me ngjarje e fenomene të drejta e të pa drejta. Një profesionist në moshën time natyrshëm zgjedh me maturi vendin se ku mund të kontribuojë më mirë. Ndaj gjykova se Prokuroria nuk është më vendi ku unë mund të shërbej me përvojën 32-vjeçare”, arsyeton Fusha në vendimin për dorëheqjen.

Tashmë pritet që shkalla e parë e vettingut të ndërpresë procesin e rivlerësimit për subjektin Fusha.  Ndërkaq KLP, ka njoftuar sot, se vendimi për mbarimin e mandatit të prokurorit Petrit Fusha do të jepet me 31 Mars 2019.

Fusha për pesë vite radhazi ka drejtuar  Prokurorinë e Tiranës, katër vite si drejtues i Prokurorisë së Tiranës dhe një vit si zëvendësdrejtues.

Pas emërimit  si  Prokurores së Përgjithshme e përkohshme Arta Marku e largoi nga drejtimi i institucionit Fushën,  për të marrë pranë saj.

 Petrit Fusha dhe Erion Veliaj

Nëse i referohemi aspektit profesional por edhe atij pasuror, dukej se Fusha nuk mund ta kalonte Vettingun.

Në anën profesionale, mbi supet e tij rëndon rasti i Ardit Gjoklajt, ndërsa në anën pasurore, Fusha mund të rrjeshtohet në krahun e “peshqve të mëdhenj’.

Nëse do të hetohej pasuria e tij, Petrit Fusha sigurisht që do t’i thoshte lamtumirë Prokurorisë.

Dyshohet se ai e ka ndjerë këtë gjë dhe se politika nuk ka mundur t’i kthejë dot borxhin për mbylljen e dosjes së Ardit Gjoklajt, ndaj vendosi të largohet.

Duke i referuar deklaratave të pasurisë në Open Spending Albania dhe deklaratës së marrë nga CNA.al pranë ILDKPKI –së,  rezulton se pasuria e prokurorit Fusha shkon tek rreth 1 milion dollarë.

CNA.al ka publikuar disa kohë më parë, fakte me foto, ku Petrit Fusha, në kohën që udhëhiqte Prokurorinë e Tiranës, drekonte me Erion Veliajn.

Pasuria e deklaruar ndër vite nga Petrit Fusha

 Viti 2003

Pronar me 100% i një toke bujqësore, dhuruar nga daja dhe kthyer në truall me sipërfaqe 2000 m2 në fshatin Mjull Bathore. Mbi truallin është ndërtuar një godinë tre katëshe e hipotekuar me sipërfaqe. 1117.3 m2, projektuar për hotel, por funksional në momentin e deklarimit vetëm kati i parë si bar-restorant. Vlera e truallit është 8 000 000 lekë dhe vlera e ndërtesës është 34 500 000 lekë. Për ndërtimin e godinës në bazë të një aktmarrëveshje nënshkruar më 18.09.2000 kanë kontribuar dy persona të tjerë (lidhje familjare babai dhe motra), përkatësisht nga 11 500 000 lekë dhe 6 000 000 lekë. Burimi i investimit për zotin Fusha është vlera e përfituar më herët nga shitja e një toke bujqësore me sip. 3600 m2 dhe vlera 13 600 000 lekë nga kredi bankare.

Pronar me 100% i një toke bujqësore me sipërfaqe. 700 m2, 1 000 000 lekë, përfituar nga ligji për tokën.

Pronar i një ap. banimi me sipërfaqe. 115 m2, i pahipotekuar, blerë sipas kontratës së sipërmarrjes me të ardhura nga shitja e banesës përfituar me privatizim dhe me të ardhura nga paga. Për këtë apartament 12 000 dollarë janë pa paguar.

Bashkëshortja, gjendje e llogarisë bankare 0 lekë.

Gjendje e kursimeve kesh, 200 000 lekë.

Dhuruar nga prindërit më 02.07.2015 arë me sip. 1750 m2 në Tiranë, 600 000 lekë. Dhurata ne vite pasardhese

Bashkëshortja, kredi bankare me principal 13 600 000 lekë për ndërtimin dhe pajisjet e bar-restorantit.

1) Subjekti në vitin 2007, deklaron se ka shtuar vlerën e hotelit me një pishinë dhe ambiente ndihmëse në objektin bar-restorant, investimi shtesë 25 000 000 lekë.

2) Subjekti deklaron se ka shtuar pasurinë po në vitin 2007 duke përfituar tokë arë 2050m2 me akt dhurimi nga persona të familjes daja.

3) Në vitin 2012 subjekti ka Hipotekuar apartamentin e deklaruar më parë si pronë e fituar me kontratë sipërmarrje. Po në 2012 apartamenti është rivlerësuar pranë ZQRPP në vlerën 12 868 800 lekë.

4) Shitur në vitin 2013 tokë are me sipërfaqe. 300 m2, vlera e shitjes 2 000 000 lekë.

5) Shkëmbyer sipas kontratës së datës 16.09.2015 apartament. banimit deklaruar në vitin 2006 dhe rivlerësuar në vitin 2012 me një apartament. tjetër, pjesë e regjimit martesor.

6) Blerë më 25.02.2015 vreshtë me sipërfaqe. 800 m2 në Tiranë, me të ardhura nga paga, 400 000 lekë.

7) Blerë më 30.01.2015 arë me sipërfaqe. 1390 m2 në Tiranë, me të ardhura nga paga, 600 000 lekë.

8) Shitur më 09.03.2015 arë me sipërfaqe. 200 m2, 950 000 lekë.

9) Shitur më 09.03.2015 arë me sip. 200 m2, 950 000 lekë.

Viti 2004

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 772 608 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga aktiviteti privat bar-restorant, 4 900 000 lekë.

Detyrime të papaguara në vlerën 14 000 000 lekë për kredi bankare marrë më 15.09.2002 me principal 13 600 000 lekë, afat shlyerje 7 vjet dhe interes 14%.Detyrime të papaguara në vlerën 800 000 lekë si detyrim ndaj të tretëve për punime të kryera në ndërtesë.
Detyrime të papaguara në vlerën 1 000 000 lekë për blerje pajisje.
Detyrime të papaguara në vlerën 2 000 dollarë për blerje aparaturash.

1) Detyrime të paguara në vlerën -5 700 000 lekë për kredi bankare marrë më 15.09.2002 me principal 13 600 000 lekë, afat shlyerje 7 vjet dhe interes 14%.
2) Detyrime të paguara në vlerën -900 000 lekë si detyrim ndaj të tretëve për punime të kryera në ndërtesë.
3) Detyrime të paguara në vlerën -800 000 lekë për blerje pajisje.
4) Detyrime të paguara në vlerën -10 000 dollarë për blerje aparaturash.

Viti 2005

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 780 000 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga aktiviteti privat bar-restorant, 5 000 000 lekë.

Detyrime të papaguara në vlerën 8 100 000 lekë për kredi bankare marrë më 15.09.2002 me principal 13 600 000 lekë, afat shlyerje 7 vjet dhe interes 14%.
2) Gjendje depozitë bankare, 1 000 euro.
3) Gjendje llogari bankare, 20 000 euro.

Detyrime të paguara në vlerën -2 600 000 lekë për kredi bankare marrë më 15.09.2002 me principal 13 600 000 lekë, afat shlyerje 7 vjet dhe interes 14%.

Viti 2006

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 726 936 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga aktiviteti privat bar-restorant, 4 900 000 lekë.

Detyrime të papaguara në vlerën -5 900 000 lekë për kredi bankare për prenotim ap. banimi marrë më 16.08.2002 me principal 6 000 000 lekë, afat shlyerje 15 vjet dhe interes 9%.

Detyrime të paguara në vlerën -2 800 000 lekë për kredi bankare për prenotim ap. banimi marrë më 16.08.2002 me principal 6 000 000 lekë, afat shlyerje 15 vjet dhe interes 9%

Viti 2007

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 799 992 lekë.

Të ardhura nga paradhënie qiraje e objektit bar-restorant, 50 000 euro.

Bashkëshortja, të ardhura nga aktiviteti privat bar-restorant, 5 100 000 lekë.

1) Detyrime të papaguara në vlerën 235 000 euro për kredi banakre marrë për shtesë pishine marrë më 25.09.2007 me principal 250 000 euro dhe interes 8%.
2) Detyrime të papaguara në vlerën 5 800 000 lekë për kredi banakre marrë më 14.08.2006.
3) Shtuar një pishinë dhe ambjente ndihmëse në objektin bar-restorant, 25 000 000 lekë.
4) Subjekti në vitin 2007, deklaron se ka shtuar vlerën e hotelit me një pishinë dhe ambiente ndihmëse në objektin bar-restorant, investimi shtesë 25 000 000 lekë.
5) Subjekti deklaron se ka shtuar pasurinë po në vitin 2007 duke përfituar tokë arë 2050m2 me akt dhurimi nga persona të familjes daja.

LEXO EDHE:  Nuk përmbahet çuni i Fariut/ Palaçollëqet e Erdoganit me shokë nuk janë në interesin tonë

Detyrime të paguara në vlerën -5 700 000 lekë për kredi bankare për prenotim ap. banimi marrë më 16.08.2002 me principal 6 000 000 lekë, afat shlyerje 15 vjet dhe interes 9%.
2) Detyrime të paguara në vlerën -27 876 euro për kredi banakre marrë për shtesë pishine marrë më 25.09.2007 me principal 250 000 euro dhe interes 8%.
3) Detyrime të paguara në vlerën -810 000 lekë për kredi banakre marrë më 14.08.2006.

Viti 2008

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 878 072 lekë.

Të ardhura nga qira objektit bar-restorant, 60 000 euro.

1) Detyrime të papaguara në vlerën 204 000 euro për kredi banakre marrë për shtesë pishine marrë më 25.09.2007 me principal 250 000 euro dhe interes 8%.
2) Detyrime të papaguara në vlerën 5 549 514 lekë për kredi banakre marrë më 14.08.2006.

Detyrime të paguara në vlerën -42 000 euro për kredi banakre marrë për shtesë pishine marrë më 25.09.2007 me principal 250 000 euro dhe interes 8%.
2) Detyrime të paguara në vlerën -830 000 lekë për kredi banakre marrë më 14.08.2006.

Viti 2009

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 066 966 lekë.

Të ardhura nga qira objektit bar-restorant, 60 000 euro.

1) Detyrime të papaguara në vlerën 186 872 euro për kredi banakre marrë për shtesë pishine marrë më 25.09.2007 me principal 250 000 euro dhe interes 8%.
2) Detyrime të papaguara në vlerën 5 367 398 lekë për kredi banakre marrë më 14.08.2006.

Detyrime të paguara në vlerën -44 379 euro për kredi banakre marrë për shtesë pishine marrë më 25.09.2007 me principal 250 000 euro dhe interes 8%.
2) Detyrime të paguara në vlerën -849 797 lekë për kredi banakre marrë më 14.08.2006.

Viti 2010

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 084 004 lekë.

Të ardhura nga qira objektit bar-restorant, 60 000 euro.

Detyrime të papaguara në vlerën 160 000 euro për kredi banakre marrë për shtesë pishine marrë më 25.09.2007 me principal 250 000 euro dhe interes 8%

Detyrime të papaguara në vlerën 5 113 571 lekë për kredi banakre marrë më 14.08.2006.

1) Detyrime të paguara në vlerën -41 774 euro për kredi banakre marrë për shtesë pishine marrë më 25.09.2007 me principal 250 000 euro dhe interes 8%.
2) Detyrime të paguara në vlerën -887 188 lekë për kredi banakre marrë më 14.08.2006.

Viti 2011

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 300 955 lekë.

Të ardhura nga qira objektit bar-restorant, 60 000 euro.

Detyrime të papaguara në vlerën 135 904 euro për kredi banakre marrë për shtesë pishine marrë më 25.09.2007 me principal 250 000 euro dhe interes 8%.
2) Detyrime të papaguara në vlerën 4 840 067 lekë për kredi banakre marrë më 14.08.2006.
3) Gjendje e kursimeve, shtuar me 4 000 euro.

1) Detyrime të paguara në vlerën -36 113 euro për kredi banakre marrë për shtesë pishine marrë më 25.09.2007 me principal 250 000 euro dhe interes 8%.
2) Detyrime të paguara në vlerën -766 242 lekë për kredi banakre marrë më 14.08.2006.
3) Detyrime të paguara në vlerën -2 000 euro për studimet e djalit.
4) Detyrime të paguara në vlerën -7 387 euro për nevoja familjare.

Viti 2012

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 126 863 lekë.

Të ardhura nga qira objektit bar-restorant, 54 000 euro, tatim në burim i paguar.

Detyrime të papaguara në vlerën 108 838 euro për kredi banakre marrë për shtesë pishine marrë më 25.09.2007 me principal 250 000 euro dhe interes 8%.
2) Detyrime të papaguara në vlerën 4 494 361 lekë për kredi bankare dhe kartë krediti
3) Gjendje e kursimeve, shtuar me 5 800 euro.
4) Hipotekuar shtëpia deklaruar në vitin 2007 me kontratë sipërmarrje më 22.03.2012, rivlerësuar nga ZQRPP 12 868 800lekë.

1) Detyrime të paguara në vlerën -35 375 euro për kredi banakre marrë për shtesë pishine marrë më 25.09.2007 me principal 250 000 euro dhe interes 8%.
2) Detyrime të paguara në vlerën -1 082 425 lekë për kredi bankare dhe kartë krediti.
3) Detyrime të paguara në vlerën -1 000 000 lekë për blerje shtëpie me kontratë sipërmarrje.

Viti 2013

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 601 511 lekë.

Të ardhura nga qira objektit bar-restorant, 54 000 euro, tatim në burim i paguar.

Të ardhura nga shitje tokë are me sip. 300 m2, 2 000 000 lekë.

Detyrime të papaguara në vlerën 85 936 euro për kredi banakre marrë për shtesë pishine marrë më 25.09.2007 me principal 250 000 euro dhe interes 8%.
2) Detyrime të papaguara në vlerën 4 162 633 lekë për kredi bankare dhe kartë krediti
3) Gjendje llogari bankare e pagës, 482 lekë.
4) Gjendje kursime kesh, shtuar me 3 700 000 lekë.

1) Detyrime të paguara në vlerën -33 160 euro për kredi banakre marrë për shtesë pishine marrë më 25.09.2007 me principal 250 000 euro dhe interes 8%.
2) Detyrime të paguara në vlerën -1 370 465 lekë për kredi bankare dhe kartë krediti.

Viti 2014

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 948 898 lekë.

Të ardhura si Anëtar i Këshillit të Prokurorisë, 40 500 lekë.

Të ardhura nga qira objektit bar-restorant, 54 000 euro, tatim në burim i paguar.

1) Detyrime të papaguara në vlerën 60 952 euro për kredi banakre marrë për shtesë pishine marrë më 25.09.2007 me principal 250 000 euro dhe interes 8%.
2) Detyrime të papaguara në vlerën 3 727 324 lekë për kredi bankare dhe kartë krediti
3) Gjendje kursime kesh, shtuar me 10 000 euro.
4) Gjendje llogari bankare 66 euro.
5) Gjendje llogari bankare 603 euro.
6) Gjendje llogari bankare -6.59 euro.

1) Detyrime të paguara në vlerën -28 874 euro për kredi banakre marrë për shtesë pishine marrë më 25.09.2007 me principal 250 000 euro dhe interes 8%.
2) Detyrime të paguara në vlerën -689 657 lekë për kredi bankare dhe kartë krediti.

Viti 2015

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 895 110 lekë.

Të ardhura si Anëtar i Këshillit të Prokurorisë, 40 500 lekë.

Të ardhura nga qira objektit bar-restorant, 54 000 euro, tatim në burim i paguar.

1) Bashkëshortja, të ardhura nga paga dhe shpërblime si Specialiste pranë AMK, Bashkia Tiranë, një muaj, 34 996 lekë.
2) Djali, të ardhura nga paga dhe shpërblime si Specialist pranë DPSHTRR, tre muaj, 127 500 lekë.

Shitur më 09.03.2015 arë me sip. 200 m2, 950 000 lekë.

1) Detyrime të papaguara në vlerën 35 968 euro për kredi banakre marrë për shtesë pishine marrë më 25.09.2007 me principal 250 000 euro dhe interes 8%.
2) Detyrime të papaguara në vlerën 3 257 041 lekë për kredi bankare dhe kartë krediti
3) Gjendje kursime kesh, shtuar me 11 000 euro.
4) Gjendje llogari bankare 286 euro.
5) Gjendje llogari bankare 110 741 lekë.
6) Gjendje llogari bankare -6.59 euro.
7) Bashkëshortja gjendje llogari bankare 34 000 lekë.
8) Shkëmbyer sipas kontratës së datës 16.09.2015 ap. banimit deklaruar në vitin 2006 dhe rivlerësuar në vitin 2012 me një ap. tjetër, pjesë e regjimit martesor.
9) Blerë më 25.02.2015 vreshtë me sip. 800 m2 në Tiranë, me të ardhura nga paga, 400 000 lekë.
10) Blerë më 30.01.2015 arë me sip. 1390 m2 në Tiranë, me të ardhura nga paga, 600 000 lekë.
11) Dhuruar nga prindërit më 02.07.2015 arë me sip. 1750 m2 në Tiranë, 600 000 lekë.

1) Detyrime të paguara në vlerën -27 359 euro për kredi banakre marrë për shtesë pishine marrë më 25.09.2007 me principal 250 000 euro dhe interes 8%.
2) Detyrime të paguara në vlerën -677 925 lekë për kredi bankare dhe kartë krediti.

 

Petrit Fusha, “peshku i madh” 1 milionë dollarë i Vettingut

Mbylli dosjen e Ardit Gjoklajt dhe mbrojti Veliajn/ Petrit Fusha akuzohet egërsisht nga PD

Lëvizjet në Prokurori/ Petrit Fusha “viktima” e parë

Prokurori i lidhur me trafikantë të drogës/ Zbardhet  dosja kriminale e Petrit Fushës

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Situata e PS-së ka vetëm një të fituar, Erion Veliaj

LEXO EDHE:  Situata e PS-së ka vetëm një të fituar, Erion Veliaj

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Dokumenti-ekskluziv dhe ngjarja e plotë/Kush dhe si ja rrasi me shpullë Erion Veliajt?

LEXO EDHE:  Ekskluzive-Denoncim/Veliaj shemb bar-restorantin për interesat e familjarëve të Ajolës

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: