"Ka prostitucion në media"/Gazetari shqiptar bën deklaratën e fortë
Gazetari i njohur shqiptar Enkel Demi ka qënë i ftuar ditën...
Nga Bledar Kurti
Politikanët fisnikë janë një specie e zhdukur në Shqipëri. Politika, e konsideruar përgjatë shekujve si art i qeverisjes në çdo libër e tekst shkollor, në këtë vend ka degraduar në një interes personal të neveritshëm, në një profesion të dëmshëm për shoqërinë, në një status shkatërrimtar për të mirën publike, në një mjet përfitimi, e për më tepër në një handikap për të ardhmen e brezave të rinj.
Shqipëria është plot me politikanë kokëbosh; plot me drejtues të vjetër por me vese e sjellje foshnjore; plot drejtues të rinj me dredhi të vjetra; me politikanë amatorë për të shërbyer por profesionistë për të zhvatur; me kopshtarë të së ligës dhe varrmihës së shpresës; me tradhëtarë të atdheut dhe bastardë të historisë. Me të gjitha këto atribute anti-demokratike, anti-qytetarie dhe anti-zhvillimi, politikanët e sotëm po shërbejnë si një sëmundje e rëndë dhe vdekatare për kombin, duke e plagosur dita-ditës e duke bërë atë të çalojë rëndë, e paaftë të bëjë qoftë edhe një hap përpara.
Hiqjani vendit këtë sëmundje dhe vendi do shërohet. Luftojeni këtë lloj politike dhe Shqipëria do rritet e lirë dhe e shëndetshme.
Prej tri dekadave kemi dëshmuar sesi politikanët tanë, sa herë që kanë parë dritë shprese për vendin në fund të tunelit, në vend që të përshpejtojnë hapin kanë zgjatur tunelin, pasi mbijetesa e tyre varet nga terri në të cilin gjendet populli. Sa më i terrtë të jetë vendi aq më mirë ata kryejnë veprat e tyre të mbrapshta. Nuk ka vjedhje në dritë; nuk ka abuzime tenderash kur ka transparencë; nuk ka krimba dhe shushunja nën dritën e diellit; dhe, në një demokraci të qendrueshme, nuk gjendet as edhe një individ i varfër në hyrje të politikës i cili më pas del i pasur prej saj.
Ndaj edhe politikanët tanë shkaktojnë konflikte, kaos dhe skandale, në mënyrë që të zgjasin tunelin e terrtë për popullin e tyre në mënyrë që vetë ata të lulëzojnë dhe harlisen më gjatë. Teksa populli endet kuturu në kërkim të dritës dhe shpresës ata pasurohen gjithnjë e më shumë, duke e bërë Shqipërinë, ashtu si pjesa më e madhe e vendeve të botës së tretë, një shtet i varfër por me politikanë të pasur me përmasa kontinentale.
I vetmi shpëtim është që ky vend duhet t?i ndryshojë politikanët e vet ashtu siç ndërrohen pelenat, e madje për të njëjtin qëllim.
Në tri dekada nuk kemi dëgjuar kurrë për plane afatgjata por vetëm për dredhi me qëllim daljen nga një krizë aktuale e në zhytjen e menjëhershme në tjetrën. Nuk kemi dëgjuar kurrë për politikanë të cilët përpiqen për brezat e ardhshëm por vetëm për zgjedhjet e ardhshme. Politikanët fisnikë, ata të cilët shohin përtej hundës së tyre, janë specie e zhdukur, dhe në vend të tyre jemi mbushur plot e përplot me lloje njerëzish të cilët frymëzojnë vetëm veten dhe skllevërit e parasë që mbajnë pranë vetes.
Shqipëria është e zhytur në probleme dhe vështirësi, por hapi më i rëndësishëm për zhvillimin e vendit do ishte sa më shumë politikanë të tillë të papunë e në vend të tyre të vihen njerëz fisnikë e të përgjegjshëm, figura me integritet dhe me dashuri për vendin. Sigurisht që kjo është një utopi. Por asnjë ëndërr ndër shekuj, sado utopike të ketë qenë ajo, nuk ka mbetur pa u realizuar.
Për tridhjetë vite kemi pritur që ndryshimi të vijë nga lart. Edhe njëqind vite të tjera të presim asnjë ndryshim nuk do të vijë nga lart, pasi burimi i ideve dhe i dëshirës është i infektuar me kusari që në grykë. Kësisoj i takon shqiptarëve të sjellin ndryshimin. Edhe pse janë etiketuar si dele, edhe nëse e pranojnë kokëulur këtë fyerje, shqiptarët duhet të kuptojnë se delet e bashkuara janë më të forta sesa kopetë e ujqërve. Rrëzojini me votë gardianët e integrimit të vendit; refuzoni të besoni gënjeshtrat e ëmbla të drejtuesve banditë; duani më shumë Shqipërinë sesa partinë; duani më shumë fëmijët tuaj sesa këta idhuj të rremë e xholë të historisë. Le të jemi një popull fisnik i cili për herë të parë në historinë moderne të këtij vendi prodhon politikanë dhe shtetarë fisnikë.
Gazetari i njohur shqiptar Enkel Demi ka qënë i ftuar ditën...
Arben Beqiri, një nga kirurgët më të mirë në vend për sëmund...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka reaguar ...
Pas vendimit për djegien e mandateve, Partia Demokratike ka...
Grupi Parlamentar i PS kërkon të rikthejë sërish në Kuvend ...
Kreu i PD Lulzim Basha i është përgjigjur ftesës së kryemini...
Pas përfundimit të fjalës së tij dje në seancën parlamentare...
Kryeministri Edi Rama pas fjalës së tij dje në parlament ka ...
Edi Rama e braktisi me shpejtësi parlamentin të martën parad...
Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka dhënë vendi...
Bullgaria dhe Serbia janë të parat që shpresojnë se mund të ...
Kujtim Gjuzi, kryetari i Partisë Konservatore, i fundit në l...
Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë ...
KLP është nën kontrollin e Prokurores së Përgjithshme të për...
Deputetët e opozitës kanë depozituar në Kuvend deklaratën pë...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka reaguar pa...
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ë...
BE-ja hodhi një tjetër hap drejt heqjes së ndryshimit të orë...
Pasi Kolegji i Posaçëm Apelimit e shkarkoi nga detyra, Këshi...
Christian Danielsson, Drejtori i Përgjithshëm për Politikat ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Tre persona janë arrestuar në Lezhë pasi morën me forcë në...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...