Connect with Us

“Vrasja” e Veliajt dhe heshtja e Ramës, Metës dhe Bashës

Aktualitet

“Vrasja” e Veliajt dhe heshtja e Ramës, Metës dhe Bashës

Publikuar

-

pyetje dhe fakte qe akuzojne veliajn

Në verën e vitit 2016, një djalë 17-vjeçar që punonte për bukën e gojës u gjet i vdekur në sheshin e grumbullimit të mbeturinave të riciklimit, në landfillin e Sharrës.
Ndërkohë që pas tre vitesh ende nuk ka një fajtor dhe familjarët presin drejtësi, vetëm pak ditë më parë, Gjykata arriti në përfundimin se 17-vjeçari është vrarë jashtë landifillit të Sharrës.

Duke pretenduar se vendimi është marrë në bazë të ekspertizave, kur në fakt ishte vetë Gjyakta që më parë kishte fshikulluar Prokurorinë se ka dështuar në kryerjen e hetimeve.
Erion Veliaj kërkon të rehabilitohet në prag të zgjedhjeve lokale, dhe për të mbuluar këtë akt kriminal, Gjykata dhe prokuroria të vëna në shërbim të tij, dalin në të tilla përfundime skandaloze.

Sipas këtij vendimi, bazuar në të ashtuquajtura eskpertiza, Gjoklaj ishte vrarë jashtë landfillit të Sharrës dhe është hedhur aty për të mbuluar gjurmët. Sipas të njëjtit vendim, Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili një muaj para se të ndodhte kjo ngjarje trumbetonte fort në media dhe garantonte siguri në impiantin e riciklimit të mbeturinave në Sharrë, nuk ka asnjë faj.

Por, nga ana tjetër Instituti i Mjekësisë Ligjore në 2016-ën, dorëzoi në Prokurori autopsinë përfundimtare në lidhje me vdekjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës. Ekspertiza mjekoligjore, e administruar si provë në dosje, konfirmonte vrasjen e të riut me fadromë.
Kjo të con në dyshime të forta, se mund të jetë vetë Erion Veliaj, i cili shkatërroi provat në vendin e ngjarjes.

PETRIT FUSHA DHE ERION VELIAJ
PETRIT FUSHA DHE ERION VELIAJ

Risjellim në vëmendje faktin se kryebashkiaku Erion Veliaj dhe prokurori Petrit Fusha, në kohën që organi i akuzës po hetonte vdekjen e Ardit Gjoklajt, u fotografuan duke drekuar së bashku në një nga restorantet e Tiranës dhe për më tepër, Petrit Fusha mori edhe tendera miliona euro nga Bashkia e Tiranës.

LEXO EDHE:  Protesta, një konfirmim i 25 qershorit

CNA.al, publikoi foto ekskluzive, të drekës mes kryebashkiakut Veliaj dhe prokurorit Petrit Fusha dhe njëherësh dha alarmin për mbylljen e dosjes së Ardit Gjoklajt.
Ky është një skandal, të cilin Krimet e Rënda duhet ta kishin marrë në dorë dhe të zbardhnin rastin e vdekjes së një 17-vjeçari që nuk i kishte borxh askujt dhe punonte për bukën e gojës.

EDI RAMA, ILIR META, LULZIM BASHA

Por, ndërkohë as nga politika nuk ka reagime. Kryeministri Rama, që nuk lë gjë pa komentuar, qoftë në rrjetet sociale apo edhe në daljet mediatike, nuk ka thënë asnjë gjysmë fjalë në lidhje me këtë akt kriminal.

Nga ana tjetër qëndron LSI-ja. Qoftë presidenti Meta, apo edhe Monika Kryemadhi jo vetëm që nuk flasin për këtë, por për më tepër aludojnë në media se “Veliaj ka punuar për Tiranën dhe se Veliaj do jetë trashëgimtari i Ramës”.
Por, ajo që e thellon edhe më shumë skandalin është fakti se për këtë nuk reagon as kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Ky i fundit prej disa ditësh ka filluar një fushatë takimesh në rrethe, ku fton qytetarët t’i bashkohen protestës së 16 shkurtit në Tiranë, por nuk kujtohet të thotë asnjë fjalë për vrasjen e Ardit Gjoklajt./ CNA.al

Vrasja e Ardit Gjoklajt/ Prokuroria dhe Gjykata në shërbim të Veliajt

Skandal në organin e akuzës/ Kush është prokurori i LSI-së që mbron Veliajn?

Shënim/ Pse hesht Basha për vrasjen e Ardit Gjoklajt

Vrasja e Ardit Gjoklajn/ Pyetjet dhe faktet që akuzojnë Veliajn

Mega-Skandali/ Gerd Hoxha “vret” Ardit Gjoklajn jashtë landfillit të Sharrës?

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Një jetë e re po lulëzon gërmadhash”/ Rama e nis me vargjet e Qemal Stafës

Publikuar

-

Nga

“Një jetë e re po lulëzon gërmadhash”/ Rama e nis me vargjet e Qemal Stafës

Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar sot 76-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë me vargjet e Qemal Stafës.

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me fjalët e Qemal Stafës, ku krahas fotos shkruhet  “E vjetra shembet, Kohët ndryshojnë, një jetë e re po lulëzon gërmadhash”.

Qemal Stafa ishte bashkëthemelues i Grupit Komunist të Shkodrës, pjesëtar në takimin e themelimit të partisë, anëtar i Komitetit Qendror dhe sekretar politik i të rinjve dhe shkrues poezish dhe sprovash letrare./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Makina del nga rruga në Vlorë/ Shoferja dërgohet me urgjencë në spital

Publikuar

-

Nga

Makina del nga rruga në Vlorë/ Shoferja dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Lungomare të Vlorës, ku një automjetka humbur kotrollin duke dalë nga rruga.

Sipasojë e përplasjes ka marrë plagë shoferja, e cila është dërguar me urgjencë në spital.

Automjeti tip Volkswagen është aksidentuar përgjatë shëtitores së Lungomares.

Makina me targë ”AA068VX” ka pësuar dëme në pjesën anësore dhe të përparme, ndërsa shoferja është dërguar me urgjencë në spital dhe aktualisht nuk dihet gjendja e saj shëndetësore./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Votime nën masat anit-Covid/ Podujeva dhe Mitrovica e Veriut zgjedhin sot kryekomunarët e rinj

Publikuar

-

Nga

Votime nën masat anit-Covid/ Podujeva dhe Mitrovica e Veriut zgjedhin sot kryekomunarët e rinj

Më 29 nëntor, qytetarët e dy komunave të Kosovës, Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut zgjedhin kryetarët e rinj.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë se të gjitha qendrat e votimit në të dyja komunat janë hapur me kohë.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë, të drejtë vote kanë 87 mijë e 381 votues, të cilët do të mund të votojnë në 45 qendra të votimit me 115 vendvotime.

Në garë për të parin e Podujevës, për një mandat njëvjeçar, janë Nexhmi Rudari nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Naim Fetahu nga Partia Demokratike e Kosovës.

Zgjedhjet në Podujevë, ishin paraparë të mbaheshin më 15 mars, por për shkak të përhapjes së koronavirusit, ky proces u pamundësua.

Për dallim prej Podujevës, në Mitrovicën e Veriut garojnë katër kandidatë për kryetar komune.

Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvedosje, Millan Radojeviq nga Lista Serbe, Florent Azemi nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Dushan Millunoviq, i cili është kandidat i pavarur.

Në këtë komunë do të jetë të hapura shtatë qendra të votimit me 27 vendvotime, derisa të drejtë vote kanë 23 mijë e 313 qytetarë.

Podujeva mbeti pa kryetar pasi Agim Veliu u emërua Ministër i Punëve të Brendshme në qeverinë e udhëhequr nga ish-kryeministri Albin Kurti.

Kurse Mitrovica e Veriut mbeti pa kryetar më datën 3 qershor, kur u votua Qeveria e re e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Ish-kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, mori dy pozita, atë të zëvendëskryeministrit dhe mori në udhëheqje Ministrinë e Pushtetit Lokal.

LEXO EDHE:  Akuzat për tenderat sekrete/ Përse nuk publikohen kontratat?

LEXO EDHE:  Afera për Teatrin/ PD zbardh “lojën” 200 milionë euro

Rakiq ishte kryetar i Mitrovicës së Veriut për dy mandate.

Kjo është hera e parë që misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), në veri të Kosovës nuk do të sigurojë mbështetje teknike, siç kanë bërë gjatë gjithë këtyre viteve, përfshirë zgjedhjet për parlamentin serb, të cilat u mbajtën në komunat me shumicë serbe në Kosovë në qershor të këtij viti.

Në përputhje me rekomandimet e institucioneve shëndetësore, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mori vendim për miratimin e një udhëzimi administrativ për masat mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së koronavirusit për votuesit dhe stafin e zgjedhjeve në ditën e zgjedhjeve.

“Qëllimi i këtij udhëzimi është të përcaktojë masat mbrojtëse për të parandaluar infektimin me COVID-19 të votuesve dhe stafit zgjedhor në qendrat e votimit; përcaktimin e masave mbrojtëse gjatë procesit të numërimit të fletëve të votimit në qendrat e votimit; si dhe masat mbrojtëse gjatë dorëzimit të materialit zgjedhor”, thuhet në udhëzimin e KQZ-së.

Sipas udhëzimit të miratuar nga KQZ, votuesit duhet të mbajnë një maskë mbrojtëse dhe të mbulojnë hundën dhe gojën, dhe pas verifikimit me një llambë UV, të dezinfektojnë duart e tyre me alkool.

Gjithashtu, pasi të tregojnë dokumentin e identifikimit, duhet të heqin maskën, në mënyrë që votuesi të identifikohet nga një anëtar i qendrës së votimit, dhe pastaj maska duhet të vendoset përsëri, thuhet në udhëzimin e KQZ-së./rel

LEXO TE PLOTE