Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Një tjetër familje doli sot përfundimisht nga varfëria në Shqipëri dhe ky është një lajm tepër i gëzueshëm për të gjithë.
U inaugurua sot në Kashar, në periferi të Tiranës, shtëpia e re e familjes Shima, ku babai, nëna dhe tre fëmijët e kësaj familjeje tashmë do të jetojnë në një shtëpi me kushte dinjitoze dhe larg skamjes e mjerimit.
Nën kujdesin e veçantë të Z. Samir Mane, president i Grupit Balfin, i cili ishte i pranishëm sot në familjen Shima, shtëpia u rindërtua plotësisht dhe u kompletua me pajisje të reja elektro-shtëpiake.
Rasti i familjes së varfër dhe i vogëlushëve që përbuzeshin nga disa bashkëmoshatarë për shkak të gjendjes ekonomike ishte denoncuar pak muaj më parë në emisionin “Stop” në TV Klan.
?Me netë kam ndenjur pa bukë. S?ka prind në botë që ta fusë fëmijën me kokë në kazanin e plehrave. Por s?kam mbështetje tjetër, se të kem s?e lë fëmijën. Edhe unë vërtet s?di të shkruaj, s?di të lexoj, por një punë për mua se ka ky shtet?? ? ishte shprehur i pikëlluar asokohe Ismaili, babai i tre djemve.
?Shkoja në shkollë pa ngrënë dhe pa pirë dhe shokët më shanin zhuls. Më vjen shumë keq, edhe babi është shumë keq për këtë? ? kishte thënë duke qarë me dënesë një nga fëmijët e kësaj familjeje.
Të pyetur se çfarë dëshironin më shumë, vogëlushët ishin shprehur: ?Duam të hamë bukë, unë kam qejf që ta rregullojnë këtë shpi, dhe të kemi krevate të rinj se na vriten kockat?. ?Unë kam qejf me ble libra dhe këto mjetet e shkollës? ? tha një nga vëllezërit e mitur.
Me të dëgjuar këtë rast, Z. Mane mori menjëherë përsipër që t?i vinte në ndihmë kësaj familjeje dhe pa vonuar nisi puna për restaurimin e plotë të banesës.
Fotot e gjendjes së mëparshme të shtëpisë ku jetonte familja Shima dhe ato të shtëpisë sot pas rindërtimit flasin vetë dhe nuk kanë nevojë për shumë komente.
Z. Mane, tepër i emocionuar gjatë inaugurimit të sotëm u shpreh:
?Tani edhe fëmijët do të rriten dhe jam i sigurt që ditë më të mira do të vijnë, ata do ta marrin përpara situatën. Por të paktën shtëpia u rregullua një herë, tani do të mësojnë dhe do të vijnë të punojnë pastaj te Neptuni. Ose do bëhen biznesmenë si unë. Ju faleminderit ju, se pa Stopin dhe pa Arbrin nuk do ta gjeja këtë mundësi. Ngjan shumë me vlerë kjo që keni bërë dhe unë ndihem shumë i emocionuar për këtë që kemi bërë. Pa dyshim që ana financiare është njëra anë, por edhe gjetja e këtyre rasteve dhe identifikimi është shumë i rëndësishëm. Jam i emocionuar dhe shpresoj të kemi të tjera bashkëpunime në raste të tilla. Unë e di që kjo nuk është asnjëherë e mjaftueshme për të rregulluar të gjitha gjërat, por sikur ne të marrim një pjesë të vogël të kësaj gjëje do të ishte shumë pozitive. Ju falenderoj edhe një herë për mundësinë që më dhatë të financoja? ? tha Presidenti i Grupit Balfin.
Tepër i prekur, me zërin që i dridhej dhe pa arritur që t?i përmbante lotëët, kryefamiljari i familjes Shima, Ismaili, u shpreh: ?Falenderoj Samir Manen, Stopin dhe Fund-Javën Ndryshe. Jeta ime pa ju s?do kishte kuptim fare. Unë kam qenë në varfëri, në llum nga skamja. Ju faleminderit ju të gjithëve?. Për fat të mirë, Ismaili ka gjetur edhe një punë sot dhe tashmë mund t?i bëjë ballë nevojave më jetike.
Arbër Hajdari, drejtues i Fondacionit Fund-Javë Ndryshe gjithashtu u shpreh tepër mirënjohës për këtë dhurim të radhës të Z. Mane.
?Z. Mane ka qenë menjëherë shumë i gatshëm të bëhet pjesë e kësaj nisme të madhe dhe jo vetëm në këtë rast, por edhe për shumë raste të tjera dhe është një nga ato gjërat e shenjta që unë e konsideroj, pra të japësh nga vetja dhe pavarësisht se e bëjmë ne njerëzit, është hyjnore. Përveçse e falenderoj Z. Mane për kontributin që ka dhënë, s?na mbetet tjerër veçsese ti themi fëmijëve ta gëzojnë shtëpinë dhe të përgatitemi për rastin tjetër? ? tha Hajdari.
Saimir Kodra, një nga drejtuesit e emisionit ?Stop?, e vuri theksin te rëndësia e të bërit bamirësi sot.
?Dua të falenderoj realisht Samirin, sepse është e rëndësishme të kuptohet se janë paratë e tij personale dhe jo të biznesit të tij dhe e falenderoj jashtë mase. Të gjesh mbështetje dhe njerëz të mirë si puna juaj, nuk është aq e lehtë në këtë vend. Njerëz me lek sot nuk është se nuk ka, por ndoshta është momenti që t?i bëj një apel shumë të fortë që të kthejnë vëmendjen nga familjet e varfra se nuk është se janë pak.? ? u shpreh Kodra.
?I falenderoj të gjithë njerëzit që zgjohen një ditë në mëngjes dhe mendojnë për njerëz që të tjerë që nuk i përkasin as familjes së tyre, as rrethit të tyre shoqëror, pra njerëz që nuk i njohin fare dhe këtu qëndron madhështia e gjithë bamirësisë? – tha Gentian Zenelaj, drejtuesi tjetër i emisionit ?Stop?.
Grupi Balfin ka qenë mjaft i angazhuar në përgjegjësinë sociale gjatë tre viteve të fundit dhe kompania ka shfaqur një vëmendje të posaçme për kategori të ndryshme familjesh apo individësh në nevojë. Nën kujdesin e veçantë të presidentit të Grupit Samir Mane, janë të shumta historitë e trishta, të cilat grupi është përpjekur që t?i ndryshojë për mirë.
Ndër to mund të përmendet padyshim rasti i varfërisë ekstreme të familjes Sorra në njësinë administrative Kashar në Tiranë, që tronditi dhe preku mbarë opinionin publik. Pak kohë më parë, Grupi Balfin, e rindërtoi shtëpinë e kësaj familjeje, duke ia ndryshuar tërësisht kushtet e jetesës.
Një tjetër rast ishte edhe ai i zonjës Silvana me aftësi të veçanta nga Delvina. Nëna e dy fëmijëve jetonte në kushte të vështira ekonomike bashkë me nënën e saj, e cila vuan nga një sëmundje mendore. Grupi Balfin reagoi menjëherë duke plotësuar dëshirën e Silvanës për të pasur një makinë qepëse, me qëllim që ajo të ketë mundësi të fitojë të ardhura duke ushtruar zanatin e saj. Në vizitën e bërë në banesën e Znj. Silvana, përfaqësues të Grupit Balfin i ofruan asaj një sasi të konsiderueshme produktesh ushqimore, ndihmë e cila do të vijojë për tre vitet e ardhshme në formën e një pensioni mujor prej 15,000 lekësh.
Në muajin qershor, presidenti i Grupit Balfin deklaroi drejtpërsëdrejti në emisionin ?Opinion? në TV Klan, se merrte përsipër të gjitha shpenzimet për problemet ekonomike të familjes Luka në Vorë, një familje, ku nëna e tre vajzave e kishte shumë të vështirë t?i garantonte jetesën të bijave.
Vetëm në bashkëpunim me Fondacionin Fundjavë-Ndryshe, Grupi Balfin po mbështet mbi 35 familje që përballen me vështirësi në punësim, shkollim apo asistencë mjekësore. Por mbështetja që Grupi Balfin jepe përmes kësaj organizate është vetëm gjysma e mbështetjes totale, sepse një kontribut i tillë jepet edhe për mjaft shoqata dhe organizata të tjera.
Mbrëmjen e sotme në emisionin Fiks-Fare do të transmetohet n...
Pasditen e sotme Sandër Lleshi është betuar si ministër i ri...
Urdhri i nxjerrë nga kryetari Lulzim Basha, për riorganizimi...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar gjatë mbrëmjes së ...
Ka gara formale, por si kjo që po bën Lulzim Basha në PD tan...
Kreu i Partisë Demokratike në Lushnjë dhe deputeti i qarkut ...
Kreu i PD Lushnje, Myslym Murrizi nuk është lejuar të rikand...
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka thënë se krye...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një prononci...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka thënë se është pro djegies...
Kryeministri Edi Rama në rubrikën “Përgjigja ime” teksa ka r...
Genc Deromemaj, ndërtuesi në hije i familjes dhe përfaqësues...
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka lëshuar...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar, pasi moderatori Ylli Rakip...
(Në përgjigje të interesit të shumë demokratëve të zhgënjyer...
Anjeza Maja ishte e ftuara e Ermal Peçit dhe Sara Gjordenit ...
Kreu i PD-së Gjirokastër ka njoftuar tërheqjen nga rikandidi...
Qyteti i Vlorës është tronditur është tronditur gjatë mbrëmj...
Deputeti i Partisë Socialiste Alket Hysenit, disa ditë më pa...
Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorin e ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...