LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plagosi efektiven/ Kush është i riu që është shpallur në kërkim

23 Nëntor 2018, 15:28, Aktualitet CNA

Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorin e plagosjes së polices, Ina Nuka, e cila gjatë protestës së djeshme të banorëve të Astirit para Kuvendit, humbi dy nga gishtat e dorës.

Mësohet se në kërkim për këtë ngjarje është shpallur shtetasi me inicialet D.D.,18 vjeç.

Gjithashtu mësohet se po vijon puna për këqyrjen e pamjeve filmike, marrjen e dëshmive, për të bërë identifikimin edhe të personave të tjerë, që kanë hedhur lëndë piroteknike dhe sende të forta në drejtim të policisë./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga