LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto/ Rita Ora e thotë hapur: “ Jam biseksuale, është historia dhe e vërteta ime”

23 Nëntor 2018, 14:36, Aktualitet CNA

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, vendosi të flasë hapur në lidhje me prirjet e saj seksuale. Këngëtarja Rita Ora rrëfeu se nuk kishte frikë të dilte hapur si biseksuale sidomos pas publikimit të këngës së saj Girls.

Gjatë një intervistë për Stylist, ylli i popit tha se zbuloi sekretin e saj pasi ndihej se ishte gati të tregonte të vërtetën. “Nuk kisha frikë. Prita derisa u ndjeva gati,”-tha ajo. “Unë jam e rritur dhe ndihesha sikur kjo ishte diçka që duhej të bëja për të ecur përpara.

Jam shumë krenare për atë që jam dhe për udhëtimin që kam bërë për të arritur këtu, të gjithë duhet t’i kalojnë këto gjëra për të mësuar rreth vetes.” “Kjo ishte një temë me të vërtetë e ndjeshme për mua, ishte historia ime dhe e dija se kjo do të ishte një tronditje për njerëzit, sepse kurrë më parë nuk kam folur për këtë në publik,”-tha Rita. Rita, ndryshe nga shumë njerëz të tjerë arriti ti thyejë tabutë që mbante brenda vetes dhe doli të flasë lirshëm për atë që ajo është në të vërtetë. Bravo Rita!

Lajmet e fundit nga