LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zgjedhjet e Bashës/Tërhiqet nga rikandidimi kryetari i PD në Gjirokastër

23 Nëntor 2018, 15:00, Aktualitet CNA

Kryetari në detyre i degës të PD  Gjirokastër, Roland Bejko është tërhequr nga rikandidimi i tij për kreun e kësaj dege.

Në një postim ne rrjetet sociale Bejko shkruan se për arsye personale është tërhequr nga rikandidimi. Mesa duke Luli po zhgënjen pa mase dhe nuk e besojnë më as të tijtë.

Bejko mbante detyrën e kreut të degës nga viti 2014, dhe ishte një nga mbështeteshit kryesore te Lulzim Bashës në zgjedhjen dhe rizgjedhjen e tij si kryetar i PD. 

Bejko shkruan: 

Miqtë e mi

Për të gjithë ju që jeni të interesuar për zgjedhjet brenda PD Gjirokastër, më duhet t’ju njoftoj se për arsye personale sot vendosa që të tërhiqem nga kandidimi për një mandat tjetër për Kryetar të PD Gjirokastër.

Me këtë rast doja t’ju shprehja mirënjohjen e thellë të gjithë atyre demokratëve që kanë besuar tek unë dhe më kanë dhënë mbështetjen e tyre të sinqertë përgjatë katër viteve të vështira të opozicionit tonë në Gjirokastër. 
Gjithashtu falenderoj anëtarët e 70 seksioneve të Degës sonë për vlerësimin dhe besimin e treguar duke më propozuar për të qenë sërish drejtuesi i PD Gjirokastër.

Natyrisht, marrja e këtij vendimi nuk ka qenë e lehtë për mua. Por ju mendoj se ishte vendimi i duhur dhe më i miri për të gjithë.

Ju siguroj se do vazhdoj të jem i angazhuar politikisht pranë Partisë Demokratike.

E vërteta është që njeriu kur do të merret me politikë investon shumë për veten në planin profesional dhe intelektual. Por, kaq do të ishte e pamjaftueshme për të mbëritur në destinacionin final nëse nuk do kishte me vete edhe investimin dhe besimin e të tjerëve.
Kjo mua nuk më ka munguar nga ana juaj,prandaj ju shpreh mirënjohjen time të sinqertë.

Jam i bindur se PD Gjirokastër ka gjëtë potencialet e mjaftueshme njerëzore, politike dhe intelektuale të afta për ta drejtuar dhe për ta çuar të bashkuar atë drejt fitores në zgjedhjet e afërta lokale.

Një falenderim të veçantë kam për Kryetarin e PDSH z.Lulzim Basha për besimin dhe mbështetjen që më ka dhënë gjatë këtyre viteve, deputetin Tritan Shehu, bashkëpunëtorët e mi të afërt për bashkëpunimin e sinqertë si dhe gjithë miqtë dhe dashamirësit e mi kudo që janë.

Dhe së fundmi, por jo për nga rëndësia, falenderoj edhe familjen time, dy djemtë e mi të mbrekullueshëm, tashmë burra, Marsin dhe Kevin për inkurajimin e vazhdueshm që më kanë bërë, duke besuar njëherësh në mirëkuptimin e tyre se koha që i kam kushtuar partisë ka limituar kohën e qëndrimit me ta.

I uroj suksese kryetarit të ri të Degës kushdoqoftë ai që do dali nga Konferenca e së dielës duke e siguruar në mbështetjen time pasi jemi të vetëdijshëm se Shqipëria po jeton vitet e saj më të vështira nën klikën e organizatës kriminale të Edi Ramës që e ka marë peng ndaj dhe me të drejtë shqiptarët presin shumë prej PD-së.

Zoti e bekoftë Partinë Demokratike, demokratët dhe gjithë shqiptarët e ndershëm kudo që janë! CNA.al

Lajmet e fundit nga