Deputetja ‘shuplakë’ Bashës/ Po bën tur turistik
Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti në një int...
Problemi dhe dhimbja e rreth 2000 banorëve që qeveria ka vendosur t?u prishë në mënyrë harbute shtëpitë po zë një vend të ekzagjeruar në debatin rreth asaj që po ndodh me Unazën e re.
Sa falë qëndresës së tyre tre javore, dhunës që kanë hequr mbi kurriz, po aq edhe prej një taktike perfide të qeverisë, çështja po zhvendoset tek dilema se a duhen dëmshpërblyer 100% ata.
Opinioni është ndarë në dysh mes moralit dhe të drejtës ligjore që kanë pronarët e 317 ndërtesave, mbi trojet e zaptuara dy dekada më parë.
Nga njëra anë, Rama po i fryn borive të urrejtjes kundër rrëmbyesve profesionistë si Ramazani, Pali, Gjovalini të cilët kërkojnë të grabisin fondin e pagave të mësuesve dhe infermierëve.
Nga ana tjetër, kundërshtarët e tij citojnë legjistacionin europian dhe të drejtat e njeriut që bën përgjegjës shtetin që i ka lejuar ndërtimet informale.
Natyrisht, argumentimi i dytë duket më bindës, më logjik dhe me human, por pavarësisht nga kjo, debati rreth fatit dhe hallit të tyre është vetëm një pjesë e vogël e asaj që po ndodh tek Unaza e re.
Ai është i ngjashëm pak a shumë me protestën e aktorëve që u ngritën në fillim të gjithë së bashku për mbrojtjen e godinës së teatrit. Ai krahasohet, po ashtu me protestën që bënë qytetarët e Kukësit për të kundërshtuar vendosjen e traut në rrugën e kombit.
Por sikurse e pamë, qeveria u zbyth, i uli taksën dhe banorët e Kukësit u qetësuan. Erion Veliaj e hapi qesen, i shtoi qokat dhe arriti t?i përcajë aktorët.
Por, pavarësisht se një pjesë e protagonistëve të këtyre revoltave qytetare ndryshuan kahje, problemi i koncesionit të rrugës së kombit dhe ai i kullave që do ndërtohen pas teatrit mbetet po aq skandaloz.
Me të njëjtën analogji edhe sot gjithsejcili mund të pyesë: po nëse banorët dëmshpërblehen 100%, a mbyllet skandali i Unazës së re?
Natyrisht që jo.
Sepse në këtë debat më i rëndësishëm se fati tragjik i 2000 të ardhurve në Tiranë, që po i nxjerrin përdhunshëm nga shtëpitë, është grabitja 40 milionë euroshe që po i bëhet të gjithë shqiptarëve së bashku.
Njësoj si rruga e kombit apo si teatri, Unaza e re është një histori vjedhjeje.
Ajo është historia e një projekti që i?u ?dhurua? qeverisë nga një kompani (Victoria Invest) që më pas fitoi ¼ e milionave të akorduara. Ajo është historia e pranimit pa kontestime të këtij projekti, pa i llogaritur kostot, pa oponencë dhe pa bërë konsultime publike. Ajo është historia e një tenderi të paracaktuar, ku një tjetër kompani, Vëllezërit Hysa u paraqit në mënyrë fiktive në garë, sa për ta bërë atë të vlefshme, po pa dorëzuar fare ofertë.
Majftojnë këto, edhe pa hyrë në llogaritë e kostove të çmendura, 20 milionë për KM rrugë, për të kuptuar se këtu kemi të bëjmë me një skemë grabitqare. Me një vjedhje që i kapërcen kufinjtë e imagjinatës.
Sado e dhimbshme njerëzisht, e padrejtë ligjërisht dhe harbute politikisht të jetë ajo që po i ndodh banorëve, kjo tragjedi nuk mund të shndërohet në kryefjalën e aferës ?Unaza e re?. Fatkeqësisht viktimat e saj janë vetëm efekti kolateral i një grabitjeje që po u bëhet 3 milionë shqipatëve.
Prandaj ata mund të falenderohen se shërbyen si lakmuesi që bënë të duket ky skandal, por protesta kundër tij, tani nuk mund të fokusohet vetëm tek halli i 317 shtëpive (Sepse edhe po të imagjinojmë se ai zgjidhet, vjedhja mbetet). Më shumëse po tyre, ajo duhet fokusuar kundër hajdutëve.
Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti në një int...
Kryetari në detyre i degës të PD Gjirokastër, Roland Bejko ...
Prej disa ditësh banorët e zonës së “Astirit” në Tiranë po v...
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, vendosi të ...
Ish- kreu i ARRSH-së, Dashamir Xhika, ka lënë sot qelinë. ...
Partia Demokratike vijon të kërkojë arrestimin e kryebashkia...
Një faqe online e Neritan Sejaminit, atij që ish-kryeministr...
Drejtuesit e tri institucioneve të të drejtave të njeriut – ...
Kreu i PD, Lulzim Basha, në një dalje për mediat nga selia b...
Pas urdhërit të nxjerrë nga ana e kryetarit të PD Lulzim Bas...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka hedhur akuza...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një dalje pë...
Kryetari i partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas ...
Anjola Hamzaj është një nga spikeret më të njohura të lajme...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në hyrje të qytetit të S...
Një 34-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Korçës,...
Të mbajturit një martesë të shëndetshme e të lumtur kërkon s...
Pas Stefano Gabbana-s, një tjetër stilist i njohur italian e...
Nëse po mendoni si të visheni për festat e fundvitit, shikon...
Bella Hadid dhe The Weeknd janë gati të ecin drejt altarit d...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Më shumë fonde dhe përgjegjësi për rajonet: Kryeministri i...
Prodhuesit e naftës dhe gazit në rajonin e Gjirit po synoj...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...