LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zjarri përpin apartamentin në Tiranë/ Humb jetën një person

25 Shtator 2018, 06:27, Aktualitet CNA
Zjarri përpin apartamentin në Tiranë/ Humb jetën një

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet, ku një person ka humbur jetën pas një zjarri në një apartament.

Si pasojë e asfiksisë dhe djegies mësohet se ka ndërruar jetë shtetasi L. C., rreth 60 vjeç i cili jetonte i vetëm në banesën ku ra zjarri.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:40 në Bulevardin ?Bajram Curri?, ndërsa paraprakisht rënia e zjarrit dyshohet nga shkaqe aksidentale.

Policia dhe zjarrëfiksja kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë evakuuar banorët e pallatit, ku dy prej tyre u është dhënë ndihmë mjekësore pasi ishin asfiksuar nga tymi.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit./CNA.al

Lajmet e fundit nga