
Reshje shiu dhe dëbore/ Moti për ditën e sotme
Një sistem i dendur vranësirash do të përfshijë të gji...
Një sistem i dendur vranësirash do të përfshijë të gji...
Që prej fillimit të vitit 2014 energjia është bërë sektori që ka tërhequr investimet e huaja në Shqipëri, duke u bërë njëkohësisht dhe shpëtimtari i tyre.
Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se stoku i investimeve në energji u rrit me shpejtësi, nga vetëm 13 milionë euro në fillim të 2014-s, në gati 1.9 miliardë euro në qershor 2018 (shih grafikun).
Që prej tremujorit të dytë 2017, stoku i investimeve në energji u rendit në vend të parë, duke ia kaluar telekomunikacioneve dhe bankave që mbanin flamurin prej vitesh.
Dy investime të mëdha në energji, punimet për hidrocentralin në lumin Devoll nga Statkraft (holandeze dhe pastaj norvegjeze) dhe gazsjellësi TAP i kanë dhënë hov investimeve në këtë sektor. Së bashku, të dy investimet llogariten në rreth 2 miliardë euro, nga të cilat 1.5 miliardë euro janë për gazsjellësin TAP, sipas burimeve zyrtare. Një tjetêr investim i madh në energji është Hec Ashta nga austriakët e Verbund.
Në vend të dytë, sipas stokut të investimeve janë ?Informacioni dhe komunikacioni?, që lidhen kryesisht me fluksin e lartë nga kompanitë greke në telekomunikacione, pas viteve 2000. Por vitet e fundit, investimet në telekomunikacione janë tkurrur, teksa konkurrenca në sektor është shtuar dhe tregjet janë maturuar dhe sipërmarrësit e mëdhenj po rezultojnë me humbje, pas periudhave të arta në 2006-2012, kur normat e fitimit i kalonin 50%. Sipas statistikave, në fund të qershorit 2018, stoku i investimeve në telekomunikacione ishte 1.17 miliardë euro, duke rënë me 42 milionë euro në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Bankat janë sektori tjetër që tërhoqën kapital në Shqipëri në fillim të viteve 2000. Stoku i investimeve në aktivitete financiare dhe të sigurimit në qershor 2018 ishte 1.08 miliardë euro, duke u renditur në vend të tretë. Vitet e fundit investimet në këtë sektor kanë ardhur në rritje të lehtë, që më shumë ka qenë i nxitur nga kërkesat rregullatore për kapital të Bankës së Shqipërisë, sesa nga dëshira e vetë bankave për t?u zgjeruar. Përkundrazi, disa prej tyre duan të dalin nga tregu shqiptar. (dy banka greke NBG dhe Tirana bank janë shitur, po ashtu dhe francezët e Societe Generale po dalin nga tregu).
Sektori i katërt që ka tërhequr më shumë investime në vite është industria nxjerrëse, kryesisht në fushën e naftës dhe minerale, që janë shfrytëzim i pasurive minerare. Në fund të 6 mujorit të parë stoku në këtë sektor ishte 928 milionë euro.
Më pas renditen, industria përpunuese, aktivitete profesionale, aktivitete të pasurive të paluajtshme etj (shiko grafikun stoku i investimeve sipas sektorëve). Bujqësia në gati 30 vjet ka tërhequr vetëm 10 milionë euro.
Çdo të ndodhë kur të mbarojnë TAP dhe Devolli
Punimet për gazsjellësin TAP janë drejt fundit. Sot, rreth 80% e punimeve totale për ndërtimin e segmentit tokësor të TAP në Shqipëri është i përfunduar. Në muajt në vazhdim, ndërtimi do të fokusohet te segmenti më i vështirë i të gjithë gazsjellësit, në malin e Ostrovicës, në rreth 2100 metra mbi nivelin e detit. Projekti do përfundojë në 2019-n.
Edhe kompania Statkraft që po ndërton hidrocentralet mbi Devoll ka përfunduar hidrocentralin e Bënjës dhe po ndërton HEC-in tjetër të Moglicës, një investim prej rreth 300 milionë euro, që pritet të përfundojë brenda dy vitesh.
Në qershor 2018, stoku i investimeve të huaja në vend arriti në 7.2 miliardë euro, nga të cilat 26% janë në fushën e energjisë. Në krahasim me tremujorin e parë 2014, stoku është rritur me 75%.
Por, shifrat e Bankës tregojnë se nëse nuk do të ishin projektet e mëdha të energjisë, stoku i investimeve në qershor do të ishte 5.3 miliardë euro, me një rritje prej 30%, ose gati 2 miliardë euro më i ulët sesa është aktualisht.
Institucionet ndërkombëtare kanë ngritur shpesh shqetësimin se çfarë do të ndodhë me përfundimin e këtyre dy projekteve, duke kërkuar zëvendësimin e tyre me investime me vlerë të shtuar dhe në teknologjinë e informacionit.
Nga dita e sotme pritet që të kemi rënie drastike të tempera...
Duhet të tregoni më shumë kujdes ndaj vetes dhe shëndetit tu...
Gazetarja e kronikës Klodian Lala gjatë intrevistës në emisi...
Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Çlirim Gjat...
Gazetarja Klodiana Lala gjatë intervistës në emisionin “360 ...
Gazetari Artan Hoxha gjatë intervistës në emisionin “Opinion...
Në disa kultura, grupi i gjakut merr të njëjtën rëndësi sa h...
Gazetarja e investigative Klodiana Lala është ftuar mbrëmjen...
Gazetari Artan Hoxha gjatë një interviste në emisionin “ Opi...
Eni Vasili në emisionin e saj “Open” në Top Channel, ka ftua...
Kreu i opozitës Lulzim Basha, gjatë intrevistës në emisionin...
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj gjatë intervistës në “Rea...
I ftuar në emisionin “Open” të Eni Vasilit, në Top Channel, ...
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj gjatë intervistës në emis...
Mbrëmjen e sotme kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Bash...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ftuar mbr...
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj në një intervistë në “Rea...
Gazetari investigativ Artan Hoxha është ftuar mbrëmjen e sot...
Gazetari Artan Hoxha gjatë intervistës në emisionin “5 pyetj...
Gazetari Artan Hoxha gjatë një interviste në emisionin “ 5 p...
Deputeti demokrat, Tritan Shehu ka denoncuar gjendjen e lu...
Akademiku Artan Fuga ka denoncuar mëngjesin e sotëm at...
Tre fluturime të kompanisë "Wizz Air" janë shtyrë mën...
Një skandal ka dalë në dritë nga dëshmia e një shtetasi it...
Komisioni i Posaçëm i Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Ko...
Luan Daci, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ...
Në 5 vite janë hetuar nga shkalla e parë e Vettingut 620 g...
Një tjetër gjyqtar ka ngecur në “sitën” e vettingut. Gjatë...
Gazetari Ferdinand Dervishi ka hedhur hije dyshimi për...
Një aksident ka ndodhur në Bypassin e Fierit. Mediat ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun e Drenovës ku një...
Policia e ekuadorit ka konfirmuar ditën e djeshme vras...
Një sistem i dendur vranësirash do të përfshijë të gji...
Ditën e sotme priten reshje mesatare deri lokalisht in...
Barometri në Euronews Albania ka pyetur qytetarët e ndarë ...
Transporti publik është renditur si një nga problematikat ...
Muaji i ardhshëm shënon një hap të rëndësishëm në rind...
Marrëveshja e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë është vlerësua...
Agjencia e lartë e sigurisë e Ukrainës e njoftoi një prift...
Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut po kryejnë disa nga...
Është ndarë nga jeta arkitekti i njohur korçar Vladimir Br...
Shkencëtarët nxorën nga flokët e Bethovenit sekuencën e ti...
Gazetari Albert Vataj ka treguar skulpturën më të fun...
Shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës po çel perspektiva të...
Sot më 2 prill 2023, dollari amerikan blihet me 104 le...
Sot më 1 prill 2023, dollari amerikan blihet me 104 le...
Eksperti i ekonomisë, Arben Malaj ka folur për deklaratat ...
Sot më 31 mars 2023, dollari amerikan blihet me 103.6 ...