LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Enver Bajri solli 5 kg kokainë/ Kush është deputeti i PS-së që ndihmoi në shpërndarje

24 Shtator 2018, 16:55, Aktualitet CNA
Enver Bajri solli 5 kg kokainë/ Kush është deputeti i PS-së

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari në rrjetet e tij sociale.

Në mesazhin e qytetarit digjital shkruhet se policia e Shkodrës, e cila është nën drejtimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt mbron kriminelët.

?Kam bërë një denoncim tek drejtori policisë së Shkodrës për Blerim Harushën, nipi i Luan Harushës, kryeplak në Komunën Golem dhe tani deputet dhe mik i ngushtë i Edi Ramës. E kanë zgjedhur deputet nga fisi i Bajrave në Dobrac. Unë bëra denoncimin se kisha informacion të saktë për 5 kg kokainë, që kishte ardhur nga Holanda nga Enver Bajri dhe Blerim Harusha e shpërndante në qytetin e Shkodrës, por policia e arrestoi me 15 doza kokainë?,- shkruan qytetari në mesazhin e tij.

Gjithashtu, ai ka shkruar se nuk e kupton se si Blerim Harusha është arrestuar me 15 doza kokainë sepse ai i kishte dhënë informacionin e plotë drejtorit të policisë, se ku fshiheshin 5 kg e kokainës.

Kurse ish-kryeministri Berisha  e ka cilësuar këtë ngjarje, si një bllof të policisë drejtuar nga Fatmir Xhafaj.

Ai ka shkruar në postimin e tij edhe se zëvendës Ministrit i Brendshëm, Llamallari gënjen kur thotë se aksioni për kapjen e 11 pjesëtarëve të bandës ?Bajri? ishte i policisë shqiptare, pasi në këtë aksion, sipas mediave belge kanë marrë pjesë edhe policia e Belgjikës.

Postimi i plotë

Pushteti dhe narkopolicia nje me Bajrajt!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Dr Sali mirdita un bera nje denoncim tek drejtori policis se shkodres per Blerim harushen nipi i Luan harushes krye plak ne komunen golem dhe tani deputet dhe mik i ngusht i edi rames kte e kan zgjell per deputet fisi i bajrave ne dobrac bere denocim se kisha informacjon te sakt per 5 kg kokain ce kishte ardh nga hollanda nga Enver bajri dhe Blerim harusha e shperndante ne qytetin e shkodres dhe policija e shkodres e arrestojn vetem me 15 doza kur un ja kisha dhen informacjonin drejtorit edhe vendin ku ishte e fshehur kokaina por nuk e kam iden nga avulloj 5 kg per tu kap u kap por po nxjerrin vetem 15 doza. Me rrespekt

Ja bllofi i policise shqiptare qe mundohet qe te ja paraqet vetes si sikses i rradhes,gazeta belge e paraqet si nje aksion i perbashket i dy instuticioneve belge per keto arrestime,policia shqiptare pas denoncimit nga opozita te Bajrve ne Shkoder ishte e detyruar qe te zbatoj planin e policis belge,nuk ishte aksion i policise shqiptare,se per ndryshe nuk do te kapenin fare Esht nje bllof i zevendes ministrit te brendshem zotit llamallari,ku thot qe esht nje aksion i vetem i policis shqiptare,shtypi belg thot esht aksion i organizmave belge per kete axion,lexoje artikullin e gazetes dh.be,qfar thote/ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga