
SPAK i “hoqi” kokat e ministrave?/ Përgjigjet Rama: E mirëpres
Me nisjen e shtatorit, kryeministri Edi Rama bëri disa ndr...
Me nisjen e shtatorit, kryeministri Edi Rama bëri disa ndr...
Të jesh prind, është një privilegj i madh, por edhe një përgjegjësi akoma më e madhe, sepse nuk mjafton të lindësh një njeri, por vështirësia më e madhe është rritja dhe edukimi i tij, e gjitha kjo e shprehur në shprehjen e urtë: ?Sa fëmija është në bark, të zgjon nga gjumi; por, kur lind, të lë pa gjumë”.
Edukimi prindëror tek njeriu është produkt i dashurisë përtej asaj instiktive që e kanë edhe kafshët. Prandaj dashuria, ky bashkëbisedim edhe bashkëveprim midis prindit edhe fëmijës, është thelbi i çdo edukimi. Edukim do të thotë të mësosh, të zbulosh, të nxitësh, të premtosh, të qortosh edhe të shpërblesh. Kjo është një punë vetëmohuese e prindit, që kur fëmija lind deri kur të rritet edhe të jetë i ndërgjegjshëm të dallojë të mirën nga e keqja, të moralshmen nga e pamoralshmja.
Gjithmonë edukimi i fëmijës është i vështirë, sepse janë dy botë që përballen, e vjetra e prindit, që do të komandojë, me të renë e fëmijës, që do të rebelohet. Njeriu nuk është thjesht një specie biologjike, por një person me egon (personalitetin e tij). Personaliteti i paformuar i fëmijës e bën të vështirë edukimin sepse: “marrëzia është e ngulitur në zemrën e fëmijës? (Fjalët e Urta 22:15). Dështimi i prindit në këtë edukim është çnderim për vetë prindin: “?nderim i babës është fëmija që nuk pranon të edukohet dhe, nëse është vajzë, i lind për poshtërim?(Sirakidi 22:3-4).
Edhe prindi, edhe mësuesi si një prind i dytë, që të dy kanë përgjegjësinë për edukimin e fëmijës, kanë autoritet për këtë funksion edukativ si nga Zoti edhe nga shoqëria, dhe fëmija është i detyruar t’iu bindet, ashtu si përsëri na thuhet: ?Dëgjoje, o bir, mësimet e atit tënd dhe mos i lër pas dore mësimet e nënës sate? (Fjalët e Urta 1: 8-9).
Por përse ka prindër që dështojnë në edukimin e fëmijëve të tyre dhe veçanërisht në kohët e sotme ku vihet re një mosbindje dhe rebelim gjithnjë më i madh? Kjo ndodh sepse prindërit, sidomos sot në një shoqëri sekulariste edhe konsumiste, interesohen vetëm për edukimin fizik edhe materialist, duke lënë pas dore ose duke qenë indiferentë për edukimin shpirtëror edhe moral të fëmijëve të tyre, madje kjo indiferencë shikohet edhe në sistemin arsimor. Por qenia njerëzore është metafizike dhe përveç trupit dhe trurit, ajo ka mendje dhe shpirt, prandaj njeriu ka nevojë të edukohet shpirtërisht dhe moralisht me standarde morale jo relative të shpikura nga njerëzit, por absolute të shkruara nga Zoti në ndërgjegjen e çdo njeriu, të cilat janë më të qarta në Shkrimin e Shenjtë (Biblën), si: ?Mos ki tjetër Zot veç meje. Ndero atin edhe nënën tënde. Mos vrit. Mos kurvëro. Mos vidh. Mos gënje. Mos lakmo? (Eksodi 20: 1-17).
Shkrimi i Shenjtë i këshillon prindërit: ?Edhe ju, o prindër, mos i nxisni fëmijët tuaj, por i edukoni me frikën e Zotit?. Edukimi i fëmijës me frikën e Zotit duhet të bëhet që në moshë të vogël. Solomoni i urtë thotë: ? Mësojini fëmijës rrugën që duhet të ndjekë dhe ai nuk do të largohet nga ajo edhe kur të plaket? (Fjalët e Urta 22:50). Ndërsa Aristoteli filozof (384-322) para Krishtit thotë: ?Ma jep fëmijën për shtatë vitet e para dhe atëherë merre ti”. Ose ?Ma jep fëmijën për shtatë vitet e para dhe ai do të jetë përgjithmonë imi.? Injaci i Lojolës (1491-1556) themeluesi i urdhërit ?Jezuit? në Kishën Romano Katolike
Frika e Zotit nuk është një fobi tmerruese, por një besim se Zoti është i kudondodhur, Ai i shikon, i dëgjon edhe i gjykon me drejtësi mendimet edhe veprimet e njerëzve. Njerëzit, sa më shumë të largohen nga frika e Zotit, aq më shumë të paedukuar dhe të pacipë bëhen, madje edhe në ato vende me standarde të larta edukative, sepse mohimi i një Zoti moral sjell imoralitet shoqëror edhe njerëzit bëhen: ?rebelë, egoistë, lakmues parash, mburravecë, krenarë, blasfemues, të pabindur ndaj prindërve, mosmirënjohës, të paudhë, të padhembshur, të papajtueshëm, shpifës, të papërmbajtur, mizorë që s’e duan të mirën?( 2 Timotheut 2:2-3).
Nëse krahasojmë fëmijët besimtarë me ata që nuk besojnë, do të shohim një dallim të madh. Vjedhësit, huliganët apo kriminelët nuk janë fëmijë të prindërve që besojnë te Zoti i dashurisë dhe i së vërtetës, por ata janë fëmijë të prindërve ateistë ose gnostikë, që kundërshtojnë Zotin e vërtetë dhe krijojnë zotin e tyre me standarde morale për të përligjur pasionet mëkatare, duke u lënë kështu një shembull negativ fëmijëve të tyre. Sa më shumë që një fëmijë beson te Zoti i vërtetë, aq më shumë ai do t’i nderojë prindërit, sepse çdo fëmijë është urdhëruar: ?Ndero atin tënd dhe nënën tënde”, ky është urdhërimi i parë që ka këtë premtim: “që ti të jesh mirë dhe të jetosh gjatë mbi dhe” (Ef. 6:2-3).
Është vënë re se edukimi i fëmijës me besim dhe frikë Perëndie sjell një marrëdhënie pozitive reciproke prindër-fëmijë, prindi është më i përgjegjshëm për përkujdesjen dhe edukimin e fëmijës, dhe ndërgjegjësohet se nuk është pronar, por drejtues i fëmijëve, sepse Zoti thotë: ? Në të vërtet ju them; çfarë sa herë nuk ja keni bërë këtë ndonjërit prej këtyre më të vegjëlve, këtë nuk ma keni bërë as edhe mua?( (Mateu 25 45). Edhe fëmija i bindet edhe e nderon më shumë prindin, kur ai beson te Zoti, sepse e sheh prindin si imazh të këtij Zoti, edhe ndërgjegjësohet se mënyra sesi ai sillet me prindin, është si të jetë sjellë me vetë Zotin, ashtu si Uljam Shekspiri (1564-1616) dramaturgu anglez thotë: ?Zëri i prindit është zëri i perëndive?.
Zoti është edukatori shembullor edhe gjithashtu një model imitimi për mënyrën sesi prindërit duhet t’i edukojnë fëmijët e tyre. Zoti, në thelb, është dashuria e përsosur, por edhe drejtësia absolute. Zoti kërkon që njerëzit t’i dëgjojnë porositë e Tij, t’i binden dhe të mos bëhen të pabindur edhe të paarsyeshëm si shtazët,si psalmisti dhe mbreti David (1005-965) para Krishtit, tërheq vëmendjen: ?Mos u bëni si kali, as si mushka që nuk kanë mend dhe drejtohen me gojëz dhe fre?; “të shumta janë fshikullimet për mëkatarët, kurse atë që shpreson te Zoti, do ta rrethojë mëshira?( Psalmi 31).
Ky qortim i Zotit nuk ka karakter hakmarrës, por pedagogjik; Zoti i edukon njerëzit nga dashuria e Tij dhe kjo ngjason me edukimin e prindërve, ashtu si përsëri na thuhet: ?Biri im, mos e përçmo qortimin e Perëndisë dhe mos e humb zemrën kur ai të qorton, sepse Perëndia ndreq atë që do dhe fshikullon çdo bir që i pëlqen?. Në qoftë se ju do ta duroni qortimin, Perëndia do t’ju trajtojë si bij; sepse cilin bir nuk e korrigjon i ati? Por, po të mbeteni të pandrequr, ku të gjithë u bënë pjesëtarë, atëherë jeni kopila dhe jo bij. Pastaj etërit tanë sipas mishit i patëm për të na ndrequr dhe i nderonim ata; a nuk do t’i nënshtrohemi edhe më tepër Atit të shpirtrave, për të jetuar? Sepse ata na ndreqën për pak ditë, ashtu siç u dukej më mirë, kurse ai na ndreq për të mirën tonë që të bëhemi pjesëtarë të shenjtërisë së tij? (Heb 12:4-10).
Siç e përmendëm më sipër, prindi është përpara fëmijëve ikonë e Zotit. Përveç dashurisë sakrifikuese, prindi duhet të jetë një edukator qortues. Solomoni i urtë (970- 930)para Krishtit thotë për prindërit: ?Ai që ia kursen thuprën birit të vet, e urren atë, por ai që e do birin e vet, e qorton me kohë? (Fjalët e Urta 13:24)? ose ?Thupra edhe qortimi japin mençuri, por fëmija për të cilën nuk kujdeset kurrkush, e turpëron nënën e vet? (Fjalët e Urta 29:15).
Sot, këto fjalë të Solomonit janë të papranueshme nga psikologë bashkëkohorë liberalë, madje ata i cilësojnë si veprime brutale ose çnjerëzore të prindërve, sepse, sipas tyre, njeriu i madh (prindi) nuk duhet ta qortojë fëmijën e vogël edhe të pambrojtur, se qortimi mund t’i mbysë dëshirat e fëmijëve, ose fëmijët që qortohen do t’i urrejnë prindërit e tyre edhe do të bëhen edhe ata të dhunshëm, në të ardhmen, me fëmijët e tyre etj. Por përvoja shekullore e edukimit prindëror ka treguar të kundërtën. Ata prindër që e qortojnë fëmijën nga dashuria me qëllim që ai të mos humbasë nga rreziku i mosbindjes, janë më të suksesshmit në edukimin e fëmijëve dhe fëmijët e tyre janë më të mbarë, më të bekuar nga Zoti.
Shën Pais Agjioriti (1924-1994) një nga etërit shpirtërorë më të mëdhenj të fundshekullit të kaluar, mësimet e të cilit janë përkthyer në shumë gjuhë të botës ngaqë janë të pëlqyeshme për t’u lexuar e të dobishme për shpirtin, thotë: ? Prindërit që nuk e kuptojnë disiplinën, i lënë sot fëmijët në një liri të shfrenuar dhe kështu i bëjnë vagabondë të vegjël. Një fjalë u thua, pesë të përgjigjen me paturpësi! Ata mund të bëhen kriminelë. Ata (psikologët) po i zhvidhosin fare fëmijët: ‘Liri, mos i prekni fëmijët!’ dhe fëmijët thonë ku të gjejmë një regjim si ky. Psikologët duan t’i bëjnë rebelë të vegjël, të mos i binden prindërve, mësuesve, të mos duan asgjë…
Dhe i shikojnë pastaj të mjerët që janë pothuajse të demonizuar… ku kanë arritur të rinjtë sot! Nuk durojnë dot t’u thuash qoftë një fjalë. Nuk kanë respekt, kanë shumë nerva. Ata e shpërdorojnë lirinë… Djali u thotë prindërve ‘do t’ju çoj në polici’… Dua të them se ku kanë arritur fëmijët sot! Në kohët e vjetra, prindërit na qortonin na jepnin edhe ndonjë dackë, por neve nuk na kalonin në tru mendime të këqija… sepse edhe përkëdhelja, edhe shuplaka, edhe puthja e prindërve janë, si të thuash, nga dashuria. Kur prindërit i qortojnë fëmijët e tyre, vetë atyre (prindërve) u dhemb zemra; kur fëmijët hanë ndonjë dackë, prindërve u dhemb faqja. Nëna, çfarëdo që të bëjë për fëmijën e saj, qoftë ta rrahë, qoftë ta përkëdhelë, të gjitha nga dashuria i bën dhe të gjitha nga zemra e nënës dalin? (Shkëputur nga libri: “Me dhimbje dhe dashuri për njeriun bashkohor”).
Në Shkrimin e Shenjtë thuhet se asnjëherë qortimi i prindit nuk duhet të bëhet me pasion në inat e sipër, sepse kjo gjë e dëmton fëmijën, por një qortim edukativ i ndërgjegjshëm si një masë parandaluese vetëm kur fëmija nuk do të kuptojë me fjalë dhe kjo bëhet për ta mbrojtur nga një e keqe më e madhe, ashtu si këshillon përsëri Solomoni: ?Ndëshkoje birin tënd sa ka shpresë, por mos e shty derisa të shkaktosh vdekjen e tij? (Fjalët e Urta 19:18).
Çdo teprim në qortim që e dëmton shëndetin edhe psikikën e fëmijës, si edhe një liri e shfrenuar që e dëmton moralin e fëmijës, janë të gabuara. Edhe psikologët duhet të flasin jo vetëm kundër qortimit të gabuar, por edhe kundër lirisë së shfrenuar, ndryshe do të kemi një spekulim me një prapaskenë dhe qëllime dashakeqe, për të rritur një brez rebel, të paedukuar, pa dashuri për prindërit edhe për njëri-tjetrin, pa standard moral, një shoqëri egoiste, pa integritet, një xhungël armiqsore, që fatkeqësisht po shfaqet gjithnjë e më shumë midis njerëzve.
Edukimi i fëmijës është një art i vështirë ku prindi, mësuesi edhe vetë shoqëria duhet të frymëzohen nga providenca Hyjnore që vepron për edukimin dhe shpëtimin e njerëzimit me anë të dashurisë, me shpërblimin, e drejtësisë me qortim. Shembull unik për bindjen e fëmijëve ndaj prindërve është vetë Zoti Jisu Krishti, Biri i Perëndisë, i Cili, kur u bë njeri për shpëtimin tonë, derisa mbushi moshën madhore 30 vjeç, u tregua i bindur ndaj prindërve tokësorë, Virgjëreshës Mari edhe Josifit, kujdestarit, siç na thuhet: “Dhe ai zbriti bashkë me ta, u kthye në Nazaret dhe u bindej atyre? (Luka 2:51). Madje apostull Pavli guxon edhe thotë për Krishtin: ?Edhe pse ishte Bir, mësoi të ishte i bindur nga ato që pësoi dhe, si u bë i përkryer, u bë vepruesi i shpëtimit të përjetshëm, për ata që i binden?(Heb. 5: 8-9).
Por, përveç edukimit me qortim kur është nevoja, mënyra më efikase që fëmija të edukohet është shembulli që jep prindi përpara fëmijës. Fëmija është imitues i prindërve ose pasqyrë e prindërve. Fëmija i imiton prindërit në të gjitha: në veshje, në të folur, në sjellje, në karakter. Figura e prindërve do të ngulitet në subkoshiencën e tij dhe do të jetë kaq ndikuese sa, kur të rriten, fëmijët do të bëjnë ato që panë te prindërit e tyre. Një fëmijë, shkoi te një psikiatër, dhe mjeku e pyeti: “A të duan prindërit?”. Dhe fëmija i plagosur shpirtërisht iu përgjigj: “Problemi nuk është nëse më duan mua, por nëse ata kanë vetë dashuri midis tyre”.
Prandaj edukimi prindëror dështon kur prindi të tjera thotë e të tjera bën. Fëmija, në fillim, mund të bindet nga frika, por, kur ai të fitojë personalitet të plotë edhe liri, do t’i akuzojë prindërit si hipokritë dhe nuk do t’i dëgjojë më. Pastaj duket një punë shumë vështirë që karakteri i këtyre fëmijëve të deformuar nga dyfytyrësia e prindit të riparohet e të drejtësohet dhe kjo realizohet vetëm me mrekulli nga Zoti. Është shumë domethënëse historia se si një baba e kishte zakon të shkonte shpesh në një lloto sporti, një ditë kur kishte rënë borë edhe la gjurmët në borë pa djalin e tij të vogël që po i shkonte pas, u kthye edhe e pyeti djalin me habi: ?Çfarë po bën, more bir?? edhe fëmija me shumë çiltërsi i tha: ?Baba, po eci në gjurmët e tua?.
Sot edukimi i fëmijës është vërtet një sfidë gjithnjë më e vështirë, sepse shoqëria është mbushur me frymë rebele edhe shthurje morale. Është shumë e vështirë që fëmijët, të rinjtë, që nuk kanë përvojë, të mos infektohen nga ndikimi i shoqërisë edhe të mos gabojnë.Atëherë çfarë duhet të bëjmë ne si prindër? Prindërit nuk duhet vetëm të flasim dhe t’i qortojnë fëmijët, por gjithnjë e më shumë duhet t’i kërkojnë ndihmë Zotit, i Cili është i kudondodhur edhe ka fuqi të depërtojë jo vetëm në?lëkurë? si prindi, por në të gjithë qenien njerëzore edhe në skutat më të errëta ku edhe njeriu vetë nuk ka guxim të futet edhe përbrënda në zemër të drejtojë ndërgjegjen e shtrembëruar, që kishte humbur pa kurrfarë shprese.
Këtë na e thotë qartë kjo histori : ?Një nënë e trishtuar ankohej tek ati i saj shpirtëror për djalin e saj. Ajo përpiqej ta edukonte, por ai, sa herë dilte nga shtëpia, bëhej me shoqërinë e infektohej prej saj, dhe si përfundim e ëma ndihej e dështuar edhe e pashpresë në edukimin e fëmijës së saj të dashur,atëhere shkoi e u rrëfye te shën Porfiri e i tha: “Mërzitem se i flas djalit tim për Perëndinë, për besimin, por ai
nuk më dëgjon”. Shën Porfiri i tha: “Që tani e tutje, mos ia lodh më veshët birit, meqë ai nuk do, por po të jap një këshillë: Foli Perëndisë për birin tënd dhe jo birit për Perëndinë”. ?Sepse gjërat e pamundura për njerëzit, janë të mundur për Perëndinë?. (Luka 18 -27)
Miron ?ako
Një zjarr ka rënë ditën e sotme në fshatin Zharrëz, në Fier....
Për një personazh të njohur për publikun, imazhi është shumë...
Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë për g...
Bugra Gulsoy, aktori i famshëm turk që u bë i njohur në Shqi...
Ish-sulmuesi italian Dani Osvlado ka thënë se arsyeja pse e ...
Angelique Boyer dhe Sebasatian Rulli janë bërë të njohur në ...
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama është...
Para disa kohësh në media flitej për një lidhje të mundshme ...
Këto foto dramatike ofrojnë një pamje të rrallë të “Portës s...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha sot ka prezantu...
Deputeti demokrat Luçiano Boçi ka qenë i pranishëm ditën e ...
Jahti i miliarderit rus, Andrey Melnichenko është ankoruar s...
Ditët e fundit opozita ka akuzuar drejtpërdrejt Kryeministri...
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka ankimuar vendimin p...
Partia Demokratike ka prezantuar sot platformën kundër korru...
Një zjarr masiv ka pushtuar pyjet e Lurës mesditën e sotme. ...
Një shpërthim tritoli u regjistrua mbrëmjen e djeshme në zon...
Paraditen e sotme në Korçë, është vjedhur shtëpia e një bizn...
Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi, me anë të një postimi në ...
Policia e Shkodrës në bashkëpunim me FNSH, kanë zhvilluar mb...
64 nga 216 paraplegjikë dhe tetraplegjikë në Berat ju komu...
“Stop” udhëtoi drejt Niklës pas shqetësimit për shkollën 9...
Në redaksinë e “Stop” ka mbërritur denoncimi i një zonjë q...
Në një ambient në qendër të Bllokut është një lokal, në të...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Policia ka publikuar pamjet e arrestimit të 42-vjeçarit Kl...
Policia vë në pranga autorin e plagosjes me armë zjarr...
Mes shumë dëshmive të dhëna nga bashkëpuntorët e prokurori...
Autoritetet spanjolle kanë shkatërruar bandën e drogës dhe...
Për ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushte...
Në Shqipëri, industria fason e tekstileve dhe këpucëve, që...
Presioni i lartë i gjakut mund të shkaktojë 76 milionë vde...
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta n...
Një gazetare franceze u vu në pranga më 19 shtator nga pol...
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Almyros, në Greqinë ...
Prokuroria në Britaninë e Madhe do të ngrejë aktakuzë ndaj...
Stuhia Daniel në Libi ka shkaktuar mijëra viktima, ndërsa ...
Shkrimtari i njohur, Besnik Mustafaj, feston 65-vjetorin ...
Ediconi i 10-të i filmit ‘KO:SH FILM FEST 2023’ është çelu...
Zbulohet një foto e rrallë e vitit 1991 ku lideri i Lëvizj...
Botuesi dhe themeluesi i gazetës “Nacional”, Mujë Buçpapaj...
Bota është në prag të një krize për vajin e ullirit. Eksp...
Reduktimi i popullsisë po shkakton rënien e importeve në d...
Një i punësuar me pagë në Shqipëri mesatarisht punoi 4...
Sot, më 21 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 98...