Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama është shprehur se reagimi i tij për Kryeprokuroren e Përgjithshme të Përkohshme, Arta Markun nuk ka lidhje as me rolin e saj, si grua, si nënë a si zonjë shtëpie në shtëpinë e vet, por me punën e saj.
Në një postim në rrjetet sociale Rama ka shkruar se letra, që Arta Marku shkroi për të sqaruar qytetarët tregon vetëm se, ajo është e paaftë.
?Letrat a pamfletet publike që nuk janë instrument ligjor i punës së prokurorëve, s?janë asgjë tjetër, por dëshmi e paaftësisë për të kuptuar dhe zbatuar ligjin në përmbushje të detyrës, janë tregues se ata nuk dinë se cila është praktika zyrtare e komunikimit në e për zbatim të ligjit?,- ka shkruar Rama në postimin e tij.
Më tej deputeti ka shkruar se termi Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm është një emërtim antikushtetues dhe i paligjshëm, sepse edhe në Kushtetutë, edhe në ligje asnjëherë e asgjëkund nuk flitet për Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm.
Postimi i plotë
Edhe një herë për zonjën Artë dhe për Prokuroren e Përgjithshme…
Më duhet ta them përsëri për të gjithë ata që nuk e dinë, por edhe për ca të tjerë që bëjnë sikur nuk e kuptojnë, a thua se nuk e dinë që vetëprezantimi si i paditur nuk e përligj injorancën, se Prokurori i Përgjithshëm, e afërmendsh, edhe të gjithë prokurorët e tjerë, nuk komunikojnë me letra të hapura me askënd, me asnjë institucion e aq më pak drejtuar popullit!
Kushtetuta u njeh atyre vetëm një instrument, dhe ky është ligji, prej nga ku buron edhe autoriteti që ata kanë si bartës të tagrit kushtetues për të përfaqësuar akuzën në emër të shtetit!
Kësisoj, letrat a pamfletet publike që nuk janë instrument ligjor i punës së prokurorëve, s?janë asgjë tjetër, por dëshmi e paaftësisë për të kuptuar dhe zbatuar ligjin në përmbushje të detyrës, janë tregues se ata nuk dinë se cila është praktika zyrtare e komunikimit në e për zbatim të ligjit!
E në këtë kontekst, nëse ka një situatë problematike në funksionimin institucional e ligjor brenda prokurorisë, Prokurorja e Përgjithshme nuk mund e nuk duhet t?a trajtojë atë nën refrenin populist ?të dashur qytetarë të vendit tim?, që është motivi i letrës së saj publike, sepse kjo praktikë, më së shumti tipike e sjelljes dhe gjuhës mediokre politike, bie ndesh me përcaktimin kushtetues sipas të cilit, ?Prokuroria ushtron ndjekjen penale, si dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit…?.
Duke besuar e shpresuar se të gjithë ata që si jeniçerët kokëboshë e trutharë janë gati të fillojnë e të bëjnë shërbëtorin e verbër, të paktën këtë koncept bazik do ta kuptojnë, të tjerët i ftoj të pranojnë se qëndrimet e mia publike nuk kanë të bëjnë fare me qytetaren Arta Marku dhe as me atë si grua, si nënë a si zonjë shtepie në shtëpinë e vet. Madje, kurrë e asnjëherë nuk jam marrë e as merrem me jetën dhe privatësinë e të tjerëve, e në zbatim të këtij parimi, ju siguroj se e respektoj privatësinë e zonjës Arta Marku shumë më tepër nga ata që po e përdorin politikisht e publikisht nën moton ?të dashur qytetarë të vendit tim?!
Ndërkaq, të gjithë ata që më shkruajnë se ?pse e kritikon Prokuroren e Përgjithshme se ?ajo është grua e mirë?, ?është e urtë?, ?është prej rradhëve të të përndjekurve politikë?,?ti je rritur në Mirditë e nuk të takon të sulmosh një mirditore?, ?është nga Veriu e duhet ta mbrosh?, e të tjera përgjërime të këtij lloji, fatkeqësisht po më dëshmojnë se nuk kanë kuptuar asgjë nga realiteti kriminal e kolapsi institucional në të cilin gjendet prokuroria edhe për faj të politikës, por jo vetëm prej saj natyrisht!
Legjitimiteti dhe ilegjitimiteti ndahen jo prej emocioneve, po prej ligjit e zbatimit të tij në zgjedhjen apo emërimin, në rastin tonë të Prokurores së Përgjithshme!
E nga ky përcaktim, zgjedhja në kundërshtim me detyrimin kushtetues e bën ilegjitime zgjedhjen e saj, e bën ilegjitim e të pavlerë autoritetin e saj!
Dhe për fat të keq, këtu fillon e keqja, këtu fillon abuzimi, këtu fillon shpërdorimi!
Këtë e di shumë mirë edhe zonja Prokurore e Përgjithshme, e cila edhe letrën e vet publike, pasi e fillon me refrenin ? të dashur qytetarë të vendit tim?, e nënshkruan në fund, Arta Marku, Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm, një emërtim antikushtetues dhe i paligjshëm, sepse edhe në Kushtetutë, edhe në ligj asnjeherë e asgjëkundi nuk flitet për Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm!
Mjafton edhe vetëm ky element formal, për ta konsideruar jo vetëm letrën e saj publike, po çdo akt të nënshkruar prej saj me këtë atribut si të paligjshëm e të pavlerë. Ose më e pakta nul, meqë përcaktimi nul është edhe koncept juridik!/ CNA.al
Para disa kohësh në media flitej për një lidhje të mundshme ...
Këto foto dramatike ofrojnë një pamje të rrallë të “Portës s...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha sot ka prezantu...
Deputeti demokrat Luçiano Boçi ka qenë i pranishëm ditën e ...
Jahti i miliarderit rus, Andrey Melnichenko është ankoruar s...
Ditët e fundit opozita ka akuzuar drejtpërdrejt Kryeministri...
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka ankimuar vendimin p...
Partia Demokratike ka prezantuar sot platformën kundër korru...
Një zjarr masiv ka pushtuar pyjet e Lurës mesditën e sotme. ...
Një shpërthim tritoli u regjistrua mbrëmjen e djeshme në zon...
Paraditen e sotme në Korçë, është vjedhur shtëpia e një bizn...
Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi, me anë të një postimi në ...
Policia e Shkodrës në bashkëpunim me FNSH, kanë zhvilluar mb...
Këshilltarja e LSI-së në Këshillin Bashkiak të Kuçovës, Valb...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet social...
Avokati Spartak Ngjela ka bërë një analizë të historisë së S...
Mbrojtësit ligjorë të Emiljano Shullazit, Gilmando Danit dhe...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha i ftuar në emisionin “KAP...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha i ftuar në emisionin “KAP...
Policia e Korçës arrestuar 25 vjeçarin Martin Elezi, banues ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...