
ONM kundër KPK-së/ Ankimon vendimin për një tjetër gjyqtare
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka ankimuar vendimin p...
Ditët e fundit opozita ka akuzuar drejtpërdrejt Kryeministrin Rama dhe Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafa se ata janë të përfshirë nëpërmjet familjarëve të tyre në mënyrë të drejtpërdrejt në industrinë e lojrave të fatit në Shqipëri. Sipas Enkelejd Alibeaj, Deputet i Partisë Demokratike, tashmë industria e lojrave të fatit është nën kontroll të drejtpërdrejtë të Olsi Rama dhe Agron Xhafaj (ky i fundit i ekstraduar në Itali për të kryer dënim të gjygjësorit italian për pjesëmarrje në trafik ndërkombëtar të drogës).
Sipas Deputetit Demokrat kompanitë e basteve me emër Ecobet, Baste Live, Eurolive dhe Basti Shqiptar janë të zotëruara nga vëllai i Ministrit të Brendshëm dhe të ardhurat e saj vjetore janë rritur nga 1 milion euro në vitin 2014 në 10 milion euro në vitin 2017. Sipas tij shtimi me 2176 i pikave të basteve në këtë hark kohor të kësaj kompanie vjen vetëm për shkak të favorizimit dhe mbështetjes politike.
Cfarë thonë shifrat?
Teksa akuzat e Partisë Demokratike mund të konsiderohen politike të dhënat mbi industrinë e lojrave të fatit tregojnë se politika shtetërore ka qënë e paqartë dhe ka devijuar nga aksioni ?Fundi i Marrëzisë? në vitin 2014 në një mbështetje e ndihmë të drejtpërdrejtë ndaj aktorëve të ndryshëm me preçedent kriminal në këtë sektor.
Të dhënat tregojnë se pikat e bastit në vend janë rritur me 356% nga 920 pika në vitin 2014 në 4200 në vitin 2018. E thënë ndryshe numri i tyre është sot një pikë basti për cdo 660 banorë të Republikës së Shqipërisë ndërkohë që në shtete të zhvilluara si Anglia kjo shifër arrin në 1 pikë basti për cdo 10.000 banorë. Anglia sot numëron afërsisht 8800 pika basti me një popullsi prej 65 milion banorësh e Shqipëria ka 4200 pika basti për 2.8 milion banorë. A është kjo një politikë e duhur publike e kryeministrit Rama?
Po ashtu të dhënat e deklarua nga kompanitë e basteve tregojnë se kjo industri ka njohur një rritje të madhe e të shpejtë. Vetëm në dy vitet e fundit të dhënat tregojnë të ardhurat në këtë sektor janë rritur me 25% ndërkohë që ekonomia është rritur mesatarisht me 3% dhe të ardhurat në sektorin publik apo privat nuk kanë patur rritje këto kohë. Ndaj pikëpyetja është se nga kanë ardhur këto të ardhura të shtuara ndërkohë që asnjë kazino e re apo kompleks kazinosh nuk është shtuar Shqipërisë që të mund të mendohet se vijnë nga turistë ndërkombëtarë?
Në vitin 2017 të ardhurat e bizneseve të përfshira në lojrat e fatit ishin 132 milion euro ose 11 milion euro më shumë se në vitin 2016. Por edhe këto të dhëna duhen marrë me rezervë pasi bëhet fjalë për një industri e cila nuk operon në sistemin bankar në transanksionet e saj të përditëshme dhe informaliteti mbetet i lartë. Sipas Ministrisë së Financave të ardhurat në buxhetin e shtetit janë rritur nga 3.7 miliard lekë në 2013 në vetëm 5.4 miliard lekë në 2017.
Po ashtu duke iu rikthyer akuzave të opozitës të dhënat e depozituara në QKB nga kompania TSGA sh.a, të cilën opozita e akuzon se ka lidhje me vëllain e Ministrit të Brendshëm, vihet re se kompania ka patur një xhiro vjetore prej 10.8 milion euro në 2017 dhe ka deklaruar humbje në bilancin e saj vjetor prej 376 mijë eurosh ndërkohë që për vitin 2016 deklaronte humbje prej 517 mijë euro. NJë biznes me të ardhura vjetore prej afërisht 11 milion eurosh raporton në fund të vitit humbje me 350 mijë eruo? Të dhënat tregojnë se kompania ka njohur një rritje me 44% të xhiros vjetore nga viti 2014 deri në fund të vitit 2017.
Industri me pasoja të rënda sociale
Ky nuk është problem vetëm për shoqërinë shqitpare. Pasojat e kësaj industrie në shëndetin mendor të qytetarëve dhe në performancën ekonomike për shtetet e varfëra janë të njohura. Kjo përhapje e lojrave të fatit në Shqipëri dhe aksesi i lehtë i lojrave të fatit për të gjitha moshat në Shqipëri sjell kosto direkte për produktivitetin e ekonomisë sonë dhe kosto të tjera sociale. Efektet direkte janë:efikasitet i dobët në punë , produktivitet i ulët, kredi të pambuluara nga kumarxhinjtë patologjikë, divorce të shkaktuar nga vesi i kumarit, kostot e depresionit dhe sëmundjet fizike që lidhen me stresin (Goodman 1994, fq 63-64). Për më tepër efekt e saj në depresion janë të njohura. Një nga studimet e para që zbuloi lidhjen e lojrave të fatit me vetëvrasjen, ishte modeli i studiuesit Moran në vitin 1969, me 162 anëtarë të Anonimitetit të Kumarxhinjve në Angli, ku 20 përqind e subjekteve raportuan që kishin bërë përpjekje për vetëvrasje dhe 77 përqind kishin menduar për të kryer vetëvrasje.
Ndaj qeveria ka për detyrë që të krijojë një fond që vjen direkt nga lojrat e fatit për edukim për parandalimin e zgjerimit të këtij fenomeni, për të asistuar personat që janë problematik, ku të paktën 2% e lojtarëve konsiderohen të tillë si dhe për të krijuar një fond për të zhvilluar trashëgiminë kulturore.
Në kushte të një industrie të mirëkontrolluar e transparente e nën mbikqyrje të fortë dhe të një sistemi që ndërmerr politika në interes publik këto të dhëna nuk do të ishin shqetësuese. Por kur lidhjet e kësaj industrie me politikën dhe në disa raste dhe me krimin e organizuar janë prezente të dhënat e fundit të zgjerimit të industrisë së lojrave të fatit bëhet shqetësuese për një vend të varfër si Shqipëria ku kjo industri përbën të paktën 1% të GDP-së së Shqipërisë të barabartë me industrisë e sigurimeve në vend. Duke ditur efektet negative të kësaj industrie në ekonomi e shoqëri dhe zgjerimi i shpejtë i tyre të bën të mendosh e të ngresh pikëpyetje që opozita ka ngritur me të drejtë: a ka Kryeministri Rama interesa personale në lojrat e fatit?
http://aei.al/a-ka-kryeministri-rama-interesa-personale-ne-lojrat-e-fatit/
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka ankimuar vendimin p...
Partia Demokratike ka prezantuar sot platformën kundër korru...
Një zjarr masiv ka pushtuar pyjet e Lurës mesditën e sotme. ...
Një shpërthim tritoli u regjistrua mbrëmjen e djeshme në zon...
Paraditen e sotme në Korçë, është vjedhur shtëpia e një bizn...
Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi, me anë të një postimi në ...
Policia e Shkodrës në bashkëpunim me FNSH, kanë zhvilluar mb...
Këshilltarja e LSI-së në Këshillin Bashkiak të Kuçovës, Valb...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet social...
Avokati Spartak Ngjela ka bërë një analizë të historisë së S...
Mbrojtësit ligjorë të Emiljano Shullazit, Gilmando Danit dhe...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha i ftuar në emisionin “KAP...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha i ftuar në emisionin “KAP...
Policia e Korçës arrestuar 25 vjeçarin Martin Elezi, banues ...
Një studim i përpiluar që nga dhjetori i vitit të kaluar sje...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha i ftuar në emisionin “KAP...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Bal...
Paraditen e sotme në sheshin “Nënë Tereza” do të zbresin mbi...
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla nga foltorja ...
Ka nisur puna ditën e sotme për eleminimin e rrëshqitjes së ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur sërish akuza n...
Në 15 nëntor emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi denonc...
Javët e fundit, emisioni investigativ “Stop” në Tv Kla...
Festat e fundvitit sjellin gëzim tek të gjithë nëpërmjet u...
Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Ti...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Një grabitje është kryer në shkollën e mesme në Gruemi...
Një 26-vjeçar që dyshohet se furnizonte grupet kriminale k...
Blendi Teta, person që akuzohet se ka dijeni për vrasj...
Policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona I. K., 22 vje...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë në ndikim t...
Të zhvendosesh në një vend të ri mund të jetë e vështi...
Këtë të martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqën...
Urrejtja femër - mashkull i ka rrënjët thellë në fëmijëri ...
Destinacionet e njohura në të gjithë Evropën kanë njof...
Rënia e komunizmit në Rumani, dekada më parë, e ka heq...
Ushtria e Kinës tha të mërkurën se dërgoi avionë luftarakë...
Nëntori është muaji i gjashtë radhazi i këtij viti që vend...
Mirush Kabashi, mjeshtri i skenës së teatrit dhe jo vetëm,...
Islam Bakollari, mësues në shkollën 9-vjeçare të Dardhasit...
Pamjet me dron tregojnë se si po tjetërsohet zona e Gjirit...
Një lajm i hidhur ka trishtuar këtë të dielë korçarët dhe ...
Rritja e tregut të sigurimeve pësoi sërish një ngadalë...
Sot më 6 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93.6...
Bizneset dhe familjet e Tiranës do të paguajnë më shumë pë...
Gazetari i ekonomisë, Bardh Sejdarasi, është shprehur se ç...