Itali arrestohet shqiptari me 10 Kg drogë dhe 1 pistoletë

31 Janar 2018, 16:09, Aktualitet CNA

Karabinierët ushtruan një kontroll banese në periferi të Romës në zonën e Torre Anxhelas (Torre Angela). Shtëpia ishte marrë me qira nga një emigrant shqiptar 32-vjeçar me precedentë penalë.

Gjatë kontrollit karabinierët zbuluan 10 qese plasmasi me kanabis me peshë po 10 Kg, 7 000 euro kesh të dyshuara si të fituara nga shitja e drogës si edhe një pistoletë me 15 fishekë.

Arma e kalibrit 9 mm është shumë e sofistikuar e pajisur edhe me shenjestër me rreze lazër. Trafikanti shqiptar i arrestuar në kushtet e flagrancës u dërgua në Burgun Regina Coeli. /Gjergj Thanasi/CNA.al

Lajmet e fundit nga