E fundit!

x

Ministrja e skandaleve/ Gjonaj pazare dhe me noterët

31 Janar 2018, 15:55, Aktualitet CNA

Skandalet e ministres së Ramës, Etilda Gjonaj, kanë prekur të gjithë sektorët që ka nën kompetenca Ministria e Drejtësisë.

Në një raport ekskluziv që disponon CNA (CityNews Albania), rezulton se noterë të caktuar mbahen të licensuar në kundërshtim  me Ligjin për Noterinë.

Sipas raportit, pavarësisht informacioneve që ka, ajo vazhdon të lejojë në detyrë si notere Natasha Xhaçka (mamanë e Ministres së Mbrojtjes  Olta Xhaçka për shkak të ndërhyrjes së kësaj të fundit), e cila e ka marrë licencën në moshën 56 vjeçare në kundërshtim me ligjin nr 7829/1994 ?Për noterinë?, i cili në nenin 2 në mënyrë taksative ndalon marrjen e licensës për ata që janë me pak se 26 vjeç apo më shumë se 55 vjeç dhe në rast se konstatohet marrja e licencës në kundërshtim me ligjin dhe vërtetohet atehëre në bazë të nenit 6 pika (d), kjo licensë i hiqet.

Ky veprim nuk kryhet kurrsesi nga kjo ministre e kapur, por në mënyrë abuzive dhe korruptive, ka refuzuar të ushtrojë kompetencat e saj ligjore në heqjen e licencave edhe për noteret që kanë mbushur moshën e pensionit.

Në veçanti ajo ka dhënë instruksione që pavarësisht se ka mbushur moshën për pension të vazhdojë ushtrimin e detyrës noterja Meri Çala, notere e Dhomës së Noterisë Tiranë. Vajza e saj  dhe ajo notere vijon në kundërshtim me ligjin profesionin e noterit, megjithëse jeton në Francë pranë burrit të saj ambasador të rilindur.

Edhe noterë të tjerë si Bujar Xhaxho, noter i Dhomës së Noterisë Gjirokastër, Mehmet Berisha noter i Dhomës së Noterisë Tiranë si dhe Nexhla Këllezi, notere e Dhomës së Noterisë Tiranë, kanë mbushur moshën e pensionit, por Ministrja e (Pa)Drejtësise Gjonaj vijon të shkel ligjin.

Sipas nenit 6 pika B, e ligjit për noterinë parashikon se heqja e licencës së noterit bëhet me urdhër të Ministrit të Drejtësisë kur ai mbush moshën 65 vjeç.

Është e ditur që në bazë të ligjit të gjitha aktet noteriale të këtyre noterëve mbas mbushjes së moshës janë të diskutueshme në rastin më të mirë apo null në rastin më të keq, nëse sfidohen në gjykatë duke krijuar kështu jo pak probleme, qytetarëve, biznesit e shtetit në rast se janë të përfshirë në një akt noterial me ta./CNA.al

Lajmet e fundit nga