LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kallëzimi penal/ Shpërthen kryeinspektori i Beratit: Më kanë ka bërë presion

31 Janar 2018, 14:20, Aktualitet CNA

Pas kallzimit në prokurori nga ana e Kryeinspektorit të komanduar të ISHMPU-së Plarent Ndreca me akuzën për shpërdorim të detyrës, ka reaguar kreu i inspektoratit dega rajonale Berat, Altin Kazazi.

Ai është shprehur se kallzimi penal ndaj tij është i qëllimshëm, dhe se i është kërkuar që të japë dorëheqjen.

Altin Kazazi tha mesditen e sotme se lajmin e ka mësuar nëpërmjet medias ndërkohë që ka mohuar kategorisht akuzat, të cilat i ka konsideruar si pjesë e një  skeme të piset për t?u shkarkuar nga funksioni që mban prej kater vitesh.

?Në prokurori duhet të shkojne ata njerëz që bëjnë veprime arbitrare në kundershtim me ligjin për përfitime personale dhe unë kam zbatuar vetëm ligjin. Më është ushtruar presion nga kryeinspektori i komanduar për të dhënë dorëheqje dhe e kam refuzuar sepse kam qenë në zbatim me ligjin,?u shpreh ai.

Lajmet e fundit nga