Vijon telenovela "Veliera"/ Shtyhet për të 11 herë seanca gjyqësore

31 Janar 2018, 15:51, Aktualitet CNA

Është shtyrë për të 11 herë gjyqi për ndërtimin e Velierës në qytetin bregdetar të Durrës.

Sipas të dhënave nga Gjykata e Durrësit, mësohet se seanca e radhës do të mbahet më 6 shkurt.

Arsyeja e shtyerjes së kësaj seance është bërë kërkesa e palëve për të pasur më shumë kohë për vërejtjet përfundimtare.

Po ashtu gjykata ka lënë në fuqi vendimin për sekuestron preventive. /CNA.al

Lajmet e fundit nga