LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkarkimi nga detyra/ Ish-drejtori i Bordit, Korçë: Ja si qëndron e vërteta

31 Janar 2018, 14:54, Aktualitet CNA

Nexhip Merolli, me një vendim të Ministrit të Bujqësisë, është shkarkuar dje nga detyra e  Drejtorit e Përgjithshëm të Bordit të Kullimit për rajonin Korçë-Elbasan-Berat.

Arsyetimi i dhënë nga Peleshi ishte se Merolli rezulton i dënuar me një vendim gjyqësor të formës së prerë, të cilin nuk e kishte deklaruar në formularët e vetëdeklarimit.

CNA (CityNews Albania) ka kontaktuar me Merollin, i cili ka thënë se kur është bërë deklarimi në vitin 2016, nuk ka qenë në dijeni se ka qenë i dënuar.

Bëhet fjalë për vendimin numër 53 të datës 1.4.1996, ku Merolli ka marrë një gjobë me arsyetimin se ka shkelur  nenet 237 e 25 te kodit penal.

?Kam ndërhyrë në një ngjarje familjare për t?i ndarë dhe më kanë dënuar me gjobë 10 mijë lekë të reja .  Unë në atë ngjarje kam qenë rastësisht dhe me datë 15.12 1995. Atë ditë më thirrën në polici për sqarime dhe më pas nuk më pyeti kush. Në vendim tregohet ujdia mes palëve dhe gjyqi mbyllet me një seancë. Gjithë veprimet ishin formalitet, se nuk kishte kundërshti nga palët?, ka thënë Merolli për CNA.

 

Më tej Merolli tregon se kur u bë deklarimi në vitin 2016 nuk kishte dijeni për këtë vendim, ndaj nuk e ka deklaruar.

?Më pas kur e mora vesh që nuk e kisha deklaruar u konsultova me  shumë juristë dhe në pikën ku thuhet a jeni i dënuar ndonjëherë me vendim të formës së prerë?po ose jo? Në qoftë se po, cila është masa e dënimit me burg..nuk ka vend për deklarim. Edhe pse jam konsultuar me shumë e shumë juristë, kjo gjobë nuk gjen vend në formularin e vetëdeklarimit për ta vënë. S?kisha pse të gënjeja se nuk më penalizonte asnjë lloj gjëje, se ishte një gjobë 10 mijë lekë të reja, e marrë pas një debati me të afërmin tim?, ka sqaruar më tej Merolli.

Procedurat e mëtejshme me thirrjen në Prokurori, kanë vërtetuar se në organet e drejtësisë ligji zbatohet me dy standarte.

?Meqenëse nuk kishim deklaruar na çuan në Prokurori. Përsëri insistova në pyetjet e prokuroisë dhe më pas ata thanë  bëni çfarë të doni në do t’ju dënojmë me orë pune, se kjo është vendosur për të gjithë. U mor vendimi i shkallës së parë për punë dhe i thashë avokatit ta apelonte vendimin. Avokati e la pas dore dhe e harroi dhe Prokuroria apeloi. Në apel Prokuroria u tërhoq, sepse apeli po jepte pafajësi, sepse vendimet që janë të hedhura në sistem nuk quhen fshehje në Shqipëri. Në Gjykatat e Korçës në shkallën e parë dhe në Apel, ata që nuk kanë deklaruar vendime të formës së prerë me burg kanë marrë pafajësi, ndërsa mua më dënuan me 150 orë pune?, është shprehur Merolli në një prononcim për CNA.

Sipas tij, vendimi për largimin nga puna ishte i shpejtë dhe u bë pa i parë dokumentet sepse nuk është shkelur ligji për dekriminalizimin.

?Neni 2 i ligjit 138/2015 i Kodit  Penal, përmban të gjitha pikat e Kodit Penal, shkelja e të cilave ndalon ushtrimin e një funksioni publik. Neni 190 për të cilin jam dënuar padrejtësisht me 150 orë pune civile, nuk përfshihet në listën e nenit 2 të ligjit 138/2015. Në nenin 5 pika 1 të ligjit thuhet: personat që kandidojnë ose emërohen në një funksion publik duhet të deklarojnë mos ekzistencën e shkaqeve për të kandiduar ose emëruar?. Që do të thotë se duhet të deklarohen vetëm dënimet e parashikuara në nenin 2 të këtij ligji. Këto dy nene nuk përfshihen në nenin 2 të ligjit 138/2015, që  do të thotë se nuk më detyronin për deklarim?, sqaron z.Merolli, i cili shton se me vendimin për largim nga puna po e dënojnë për së dyti.

?Mbase nuk i lexuan kartat, sepse unë po dënohem dy herë. Njëherë për një dënim gjobe që nuk e kërkon formulari i vetëdeklarimit, gjë që ma kanë konfirmuar shumë juristë, dhe nuk e quajnë shkelje mosdeklarimin e formës së prerë kur ai është hedhur në sistem dhe aq më tepër për një gjobë prej dhjetë mijë lekë të reja.  Shpresoj të bëhet sa më shpejt reforma në drejtësi që të largohet kjo gjykatë me dy standarte, nga e cila disa me shkelje më të rënda morën pafajësinë, kurse unë me një gjobë të thjeshtë dënohem.  Ato ditë që më thirrën në Prokurori në muajt shkurt, mars 2017 dëgjoja që kishte shumë që nuk kishin deklaruar vendime të ndryshme te formës së prerë dhe më vonë morën pafajësinë.  Unë si person në jetën time nuk e kam shkelur kurrë ligjin. Në zonë më njohin për njeri shumë korrekt” ka përfunduar Merolli./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga