LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

KLSH kallëzon penalisht kryetarin e Bashkisë së Kukësit

31 Janar 2018, 14:27, Aktualitet CNA

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë kallëzim penal ndaj kryetarit të Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu, për shkak se pas një auditimi të bërë në këtë institucion janë gjetur abuzime me detyrën, të cilat kanë shkaktuar një dëm prej 59 milionë lekësh dhe 65 milion lekë të tjera janë shpenzime jo në përputhje me administrimin e fondeve publike.

Deklarata e plotë:

KLSH KALLËZON NË PROKURORI KRYETARIN E BASHKISË KUKËS

Dëmi ekonomik i shkaktuar nga shkeljet dhe abuzimet me detyrën arrin në 59 milionë lekë. Shpenzime jo në përputhje me administrimin e fondeve publike me ekonomicitet, efektivitet  dhe efiçiencë në vlerën 65 milionë lekë

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të tij të auditimit nr. 774/1, datë 17.07.2017, ka përfunduar auditimin në Bashkinë Kukës, për periudhën 01.01.2015 deri më 30.06.2017, me objekt: ?Vlerësimi i përputhshmërisë mbi shkallën e zbatimit nga subjekti i audituar i ligjeve, rregulloreve dhe politikave të vendosura?.

Me Vendimin nr. 216, datë 31.12.2017 të Kryetarit të KLSH-së, është miratuar Raporti Përfundimtar i Auditimit të ushtruar në Bashkinë Kukës dhe me shkresën nr. 774/18, datë 31.12.2018, i janë përcjellë këtij institucioni rekomandimet përkatëse me karakter organizativ, në lidhje me eliminimin e praktikave që kanë sjellë impakt negativ në buxhet, kryesisht në fushën e tatim taksave, në vlerën 32 milionë lekë; rekomandime për shpërblimin e dëmit ekonomik të shkaktuar në vlerën totale prej 59 milionë lekë si dhe nxjerrjen e përgjegjësive administrative në lidhje me kryerjen e shpenzimeve me efekt negativ në administrimin dhe menaxhimin me ekonomicitet, efiçiencë dhe efektivitet të fondeve publike (3-E-) në vlerën 65.1 milionë lekë.

Nga auditimi u konstatuan një sërë shkeljesh dhe parregullsish në zbatimin e dispozitave përkatëse ligjore e nënligjore në fushën e prokurimeve, sidomos përsa i përket përzgjedhjes së procedurave të prokurimit; përllogaritjes së sasisë së punimeve;  hartimit të kritereve për pjesëmarrje në procedurat e prokurimit; vlerësimin e ofertave të operatorëve ekonomikë konkurrues; si dhe mosrespektim dhe moszbatim të kushteve të kontratës së nënshkruar midis palëve.

Më konkretisht, nga auditimi i tetë procedurave të prokurimit: (1) Shërbimi mirëmbajtjes dhe riparimit të automjeteve, (2) Rikonstruksion i qendrës sociale-Kukës, (3) Mirëmbajtje dhe pastrim i rrugëve nga dëbora, (4) Mirëmbajtje e rrjetit rrugor rural të Bashkisë Kukës, (5) Sistemim i Qendrës së fshatit Orgjost, (6) Rikonstruksion i rrugës Myç-Mëmëz-Vend depozitimi i mbetjeve + ndërtimi i rrethimit të jashtëm të vend depozitimit – Viti 2016, (7) Mirëmbajtje e rrjetit rrugor rural të Bashkisë Kukës, (8) Mirëmbajtje dhe pastrim i rrugëve nga dëbora, kanë rezultuar shkeljet si më poshtë:

 

Të gjitha veprimet dhe mosveprimet e mësipërme janë kryer në kundërshtim me përcaktimet ligjore e nënligjore të bëra në Ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006 ?Për Prokurimin Publik?, VKM nr. 914, datë 29.12.2014 ?Për Rregullat e Prokurimit Publik? dhe Ligjit nr. 8402, datë 10.9.1998 “Për kontrollin e disiplinimin e punimeve në ndërtim”, të ndryshuar.

 

Në lidhje me shkeljet e sipërcituara, KLSH ka depozituar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, kallëzimin penal nr. 774/19, datë 31.12.2017, ndaj z. B.SH. me detyrë Kryetar i Bashkisë Kukës dhe Titullar i Autoritetit Kontraktor me akuzën e konsumimit të veprës penale të ?Shpërdorimit të detyrës?, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, duke e orientuar organin e Prokurorisë që të shtrijë hetimet edhe drejt saktësimit të përgjegjësisë penale të një sërë nëpunësve dhe ish-nëpunësve të tjerë të këtij institucioni të konstatuar me shkelje në Raportin Përfundimtar të Auditimit të KLSH-së.

 

KLSH, me qëllim përmirësimin e situatës, i ka rekomanduar Bashkisë Kukës masa me karakter organizativ në lidhje me eliminimin e praktikave që kanë sjellë impakt negativ në buxhetin e institucionit, kryesisht në administrimin e tatimeve dhe taksave, në vlerën 32 milionë lekë.

 

Shënim: Vendimi i Kryetarit të KLSH-së nr.216, datë 31.12.2017 si dhe Raporti Përfundimtar i Auditimit mund të gjenden të publikuara në faqen ëeb të KLSH-së.

Lajmet e fundit nga