LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bënte sekserin e punësimeve/ Arrestohet polici ushtarak

9 Nëntor 2017, 14:28, Aktualitet CNA

Ditën e sotme policia e Vlorës ka bërë të mundur finalizimin me sukses  të Operacionit ”REKRUTIMI” !

Burimet policore njoftojnë se në pranga kanë rënë dy shtetasit, D.K, 23 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë punonjës i Policisë Ushtarake në Vlorë dhe E. V, 23 vjeç, banues në Vlorë.

Të arrestuarit në bashkëpunim me njëri- tjetrin i kanë marr një shtetasi, një shumë vlerash monetare prej 2000 Euro me premtimin se do ta ndihmonin të punësohej në Strukturën e Forcave të Armatosura.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën e vlerave monetare prej 2000 Euro.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale të ?Korrupsionit pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike, kryer në bashkepunim”. /CityNews

Lajmet e fundit nga