Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Agron Duka, kreu i PAA-së ka një miqësi të hershme me ish-kryeministrin socialist, Fatos Nano. Dy net më parë ata darkuan së bashku në një restorant në Mullet të Tiranës. Nuk e shmangën dot as bisedën politike në prani të sekretarit të përgjithshëm të kryeministrit, z.Agaçi. Aleati i PD-së, Agron Duka tregon për ?Gazeta Shqiptare? bisedën me miqtë e hershëm dhe cila është këshilla që i dha Fatos Nano për zgjedhjet. Z.Duka flet edhe për zgjedhjen e Ilir Metës në krye të shtetit dhe se do ta pranonte një qeveri teknike me Edi Ramën kryeministër.
Z.Duka, cila është e vërteta e takimit tuaj me ish- kreun e PS-së, Fatos Nano dhe sekretarin e përgjithshëm të kryeministrit, z.Agaçi?
Po, është e vërtetë që jemi takuar. Jemi miq prej vitesh. Takohemi herë pas here, hamë dreka dhe darka. E tillë ishte edhe darka në Mullet.
Folët për politikë?
Sigurisht. Nuk mund ta shmangësh nga tavolina situatën aktuale politike. Bëmë bisedë politike, por jo me një qëllim të caktuar.
Ju kërkoi z.Nano që të hyni në zgjedhje, pavarësisht vendimit të opozitës?
Jo, nuk ma kërkoi një gjë të tillë. Z.Nano e ndjek politikën dhe interesohet se çfarë ndodh, pasi gjithkush është i çuditur me situatën aktuale, por ai nuk ndërhyn. Fatos Nano të lë iniciativë të lirë dhe nuk e kërkon asnjëherë një gjë të tillë.
Atëherë cila është këshilla që ju dha z.Nano?
Z.Nano shprehu interesim për Partinë Agrare Ambientaliste dhe më tha që jeni në rrugë të mbarë, më përgëzoi për punën e bërë deri tani si parti dhe më tha kështu vazhdoni?
Është e vërtetë që PAA nuk është çregjistruar nga KQZ për zgjedhjet e 18 qershorit, pavarësisht se ju iu bashkuar vendimit të opozitës së bashkuar për të mos hyrë në zgjedhje?
Ne si PAA ishim regjistruar më parë, por kur koalicioni opozitar vendosi që mos të marrim pjesë në zgjedhje, kërkuam çregjistrimin në KQZ. Ne e kemi bërë kërkesën tonë, por nuk e di se ç?ka bërë KQZ dhe kjo mbetet për t?u parë.
Gjithsesi, ju nuk do të hyni në zgjedhjet e 18 qershorit?
Jo, aq kohë sa nuk ka garanci të votës së lirë të shqiptarëve nuk mund të marrim pjesë në zgjedhje. Duhet të garantohet vota dhe të ketë garë të ndershme, pastaj marrim pjesë në zgjedhje. Nëse nuk bëhen zgjedhje të lira, nuk kemi pse të hymë në zgjedhje. Kush ka menduar se kjo është lojë, duhet ta kuptojë se kjo nuk është lojë fare. Edhe po të duam të hyjmë në zgjedhje, na diskriminon Kodi, pasi numri i votave për të zgjedhur një deputet bëhet dyfish, është e kotë të futesh, numërues dhe komisionerë nuk kemi. Nëse garantohen ndryshimet që janë kërkuar, numërimi elektronik, shtyja e datës së zgjedhjeve? Unë jam që palët të futen me koalicion, por e rëndësishme është që të zgjidhet kriza politike. Unë gjykoj që e kanë mbështetur Bashën ndërkombëtarët derisa kanë kërkuar ndryshime.
Do ta pranonit një qeveri teknike me Edi Ramën kryeministër?
Unë do t?a pranoja, me pak ndryshime që të shkonim në zgjedhje me të njëjtin kryeministër dhe me qeveri teknike reale, jo me njerëz të përcaktuar nga Rama, siç është bërë oferta dhe natyrisht të kishte një datë tjetër zgjedhjesh, sepse në këtë datë janë të pamundura. Plus të paktën numërimin elektronik. E rëndësishme është që të marrim disa garanci, sikur thuhet se janë dhënë nga ndërkombëtarët. Do të këshilloja që të dyja palët të japin mundësinë që të zgjidhet kriza dhe të shkohet në zgjedhje, të gjitha palët të lëshojnë diçka. Unë jam dakord që në çdo lloj oferte që bëhet për të garantuar mundësinë për zgjedhje të lira, për aq sa e lejon koha, pasi nuk mendoj se mund të arrihet shumë për një ose dy muaj. Mirë është që të gjithë të marrim pjesë në zgjedhje, por ne jemi aleatë me PD-në.
Si e shikoni zgjedhjen e Ilir Metës president?
Z.Meta do mundohet të jetë mbi palët, por nuk do të mundet dot, pasi ai vjen nga politika dhe nuk mund të jetë asnjëherë mbi palët. Të besosh Ilir Metën mbi palët është njësoj sikur të besoj Bujar Nishanin. Duhej të zgjidhej një njeri jashtë politikës në krye të shtetit dhe jo njerëz të politikës. Kjo gjë nuk është e mirë. Nuk mund të jetë president një njeri aktiv në politikë.
Një ambicie të tillë e kishte edhe Fatos Nano që të behej president?
Po, e ka pasur dhe më vjen keq që nuk u bë president. Por nuk e ka më këtë ambicie të mëparshme.
Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka s...
Kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Lulzim Basha vijojnë...
Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, ka zhvi...
Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) prit...
Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë znj. Olta Xhaçka, ...
Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, ka zbuluar në studion ...
Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, njëherësh kandi...
Dy partite e maxhorancës qeverisëse, PS dhe LSI, do të kenë ...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot në Kukës. Ngjarja...
Dollari amerikan e nisi mëngjesin e ditës së sotme në nivele...
Ministria e Financave ka përcaktuar tashmë se cilat do të je...
Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, ka komentuar takimin R...
Gjykatën Penale e Maqedonisë do të vazhdojë gjykimin për ras...
Pa u bërë ende një javë nga zgjedhja e Ilir Metës si preside...
Më në fund, pas shumë kundërshtive dhe trazirave që përmbysë...
Kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Lulzim Basha janë ul...
Zhvillimet e orëve të fundit, mesazhet për dialog dhe propoz...
Sapo ka mbërritur në ambientet e Presidencës edhe lideri i o...
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur i pari në ambientet e Pre...
Nga Azem PARLLAKU – Në shoqëritë e zhvilluara demokratike, p...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...