
Zgjedhjet dhe bojkoti/Ja qëndrimi zyrtar i PPE
Ndërkombëtarët vijojnë negociatat dhe presionin ndaj krydemo...
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike, ka njohur sonte në mbrëmje drejtpërdrejtë, opinonet e presidentit të Partive Popullore Europiane, Jozef Daul, si dhe komisionerit për Zgjerim, Johannes Hahn, mbi pasojat që do të ketë Partia Demokratike në rast se nuk i jep fund bojkotit të zgjedhjeve dhe parlamentit. Ata e kanë bërë të qartë se përgjegjës për këto çështje do të jetë Lulzim Basha, i cili do të marrë përgjegjësi personale, si për bojkotin, ashtu dhe nëse do të ketë dhe aktin më të vogël të dhunës kundër zgjedhjeve.
Më tej, video-konferenca ka vazhduar dhe me arsyetimin që Basha ka bërë, përse nuk e ka pranuar marrëveshjen e 25 prillit, pasi sipas tij, nuk kishte kohën e mjaftueshme ta mendonte dhe se do të shikojë mundësinë të hyjë në zgjedhje.
Por, përtej rreziqeve që parashikojnë përfaqësuesit e së djathtës europiane dhe komisionerit për Zgjerim, një bojkot i Partisë Demokratike në këto zgjedhje, nuk është më një kosto politike, por dhe një krim politik mbi të ardhmen elektorale të Partisë Demokratike, e cila mund të shkrihet pas kësaj.
Një nga gjërat që ka vuajtur Partia Demokratike pas vitit 1998, ishte bojkoti i referendumit për Kushtetutën. Bojkoti identifikoi trupën votuese të Partisë Demokratike dhe në atë kohë, Kastriot Islami, i cili merrej me çështjet elektorale në qeverinë Nano, hartoi një ?data baze? të votuesit të mundshëm të PD-së, bazuar tek bojkoti i referendumit, dhe duke i krahasur të dhënat me zgjedhjet e mëparshme për të identifikuar këtë trup votuese si trup armike, duke e shpërndarë në listat e vitit 2000 dhe 2001, jashtë qendrave të veta të votimit.
Ata që mbajnë mend zgjedhjet e vitit 2000 dhe 2001, e mbajnë mend se si gruaja votonte në Selitë, burri në Kinostudio dhe vjehrra në Laprak, nëse ishin të PD-së dhe kishin bojkotuar referendumin. Strategjia e Kastriot Islamit në atë kohë funksionoi dhe PD e vuajti gjatë pasojën e atij bojkoti.
Nëse ajo do të bojkotojë këto zgjedhje, identifikimi i trupës së re votuese të PD, do të jetë dhe më i lehtë, pasi e krahason atë me vitin 2015 dhe 2013 dhe i afrohesh shumë të vërtetës, duke përjashtuar ata që janë jashtë e nuk votojnë asnjëherë. Kjo do ta bëjë atë një objekt të manipulueshëm elektoral nën presion nga kundërshtarët.
Një tjetër gjëmë që mund t?i ndodhë PD dhe elektoratit të saj nga bojkoti, është se mungesa në votime, do të rrisë shanset e partive të vogla, të cilat do ta fitojnë një deputet me shumë më pak vota, sa do t?u duheshin nëse dalin të gjithë në zgjedhje. Dhe kjo do të krijojë një traditë të tradhtisë së votës brenda së djathtës dhe do të dobësojë shanset elektorale në të ardhmen.
Nga ana tjetër, duhet parë dhe mënyra se si do të sillet votuesi i PD, që është ende në administratën e shtetit. Sipas të dhënave, rreth 70 përqind e administratës së shtetit është ajo që ka qenë dhe në kohë të Berishës, dhe në shumicë kjo është me njerëz që votojnë PD.
Këta votues të PD, që janë ende në punë shteti, janë të detyruar të shkojnë të votojnë, pasi identifikohen si njerëz të PD nëse nuk shkojnë, dhe mund të kenë pasoja politike. Shkuarja e tyre tek kutia e votimit do të jetë një votë për partitë e vogla, ose dikë që ata mendojnë se është më afër PD, si LSI, FRD apo PDIU.
Edhe kjo do jetë një shkërmoqje tjetër e fortë për PD dhe një humbje e terrenit të saj tek elektorati në një mënyrë afatgjate.
Por mbi të gjitha, PD rrezikon të zhbëhet nga bojkoti dhe për shkak të krizës me të cilën mnd të përballet lidershipi i Lulzim Bashës pas bojkotit, kur ai të mos ketë më këtë autoritet që ka mbi grupin parlamentar, për shkak të presionit të listës. Pas 18 qershorit, ata janë të gjithë të humbur dhe Basha nuk është më njeriu që mund të vendosë disiplinën në parti. Ai është lideri i anatemuar nga Perëndimi, i izoluar nga PPE, nga Brukseli dhe Uashingtoni dhe është nejriu që nuk e ringre dot më PD në këmbë. Përpjekjet e Berishës për ta mbajtur atë me zor, do të jenë fundi i PD.
Dhe ky është një cikël normal i krizës së shpërbërjes që duhet të pësojë Partia Demokratike. Simotrat e saj në lindje janë zhbërë me kohë, dhe shumica e tyre nga arsye të tilla të forta elektorale. Më pas janë ribërë me emra të tjerë dhe lider të rinj. Askush të mos çuditet se si mund të zhbëhet një parti, kur është zhbërë partia e Les Valesës në Poloni, e Kostandieskut në Rumani, e Zhelevit në Bullgari, e Arpad Gonz në Hungari, simotra e saj çeke dhe sllovake etj.
Partia Demokratike ka shansin e fundit të mbijetojë pa u reformuar dhe të korrigjohet rrugës, ose të qëndrojë jashtë, të ribëhet dhe ta nisë nga e para. Në vend të Republikës së vjetër, Basha rrezikon të shembë Partinë e vjetër të Berishës, natyrisht me paaftësinë e tij. Dhe pastaj do t?i hapet realisht rruga jo Republikës së re, por një Partie të re të Republikës./tema
Ndërkombëtarët vijojnë negociatat dhe presionin ndaj krydemo...
Është zbardhur mesazhi i Presidentit të PPE, Joseph Daul, pë...
Lulzim Basha i ka hapur dyert e takimit kryeministrit Edi Ra...
Kreu i opozitës, Lulzim Basha, foli për media në fund të mbl...
Në fjalën e tij pas mbeldhjes së grupit të PD, Lulzim Bash a...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po flet për media ...
Ish-kryeministri Sali Berisha është larguar nga selia e PD, ...
Sapo ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të Partisë ...
Vijon debati i ashpër mes kreut të PSD, Skënder Gjinushi, dh...
Aleati i Edi Ramës ka shpërthyer me fyerje ndaj sekretarit t...
Kreu i PSD, Skënder Gjinushi, ka folur për krizën politike n...
Kreu i PAA, Agron Duka, është përplasur me kreun e PSD, Skën...
Debati është nxehur në mbledhjen e grupit të PD, ku ka qëndr...
Një debat i ashpër, i cili ka degraduar në fyerje e ofendime...
CityNews mëson se me tone të ashpra dhe të forta ka folur pa...
Presidenca ka reaguar pas lajmit që qarkulloi në media për n...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur pak minuta...
Në lidhje me ofertën e ndërkombëtarëve ka folur edhe kreu i ...
CityNews mësoi se fjalën në mbledhjen e grupit e ka marrë ed...
Në grupin parlamentar të PD është diskutuar edhe paketa që n...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një mjeku ligjor i cili ...
Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” është ndalur në zyrën ...
Eldina Kapiti , shqiptare e Kosovës, ka treguar për gazeta...
Zëdhënësja e fushatës së kandidatit të Partisë Demokratike...
Komisioni i Posaçëm i Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Ko...
Luan Daci, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ...
Në 5 vite janë hetuar nga shkalla e parë e Vettingut 620 g...
Një tjetër gjyqtar ka ngecur në “sitën” e vettingut. Gjatë...
Disa të shtëna me armë u regjistruan mbrëmjen e sotme në S...
Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e ...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19...
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 3 vite burg për Fatjon Mur...
Ditën e sotme moti parashikohet me vranësira mesatare ...
Moti për ditën e hënë parashikohet me vranësira të dendura...
Rreth javës që presim përpara moti mbi vendin tonë bënë nj...
Ashtu si dita e djeshme, edhe sot moti parashikohet me vra...
Një rezolutë e paraqitur të hënën nga Rusia në Kombet e Ba...
Një gjykatës federal ka vendosur që ish-nënpresidenti ...
Që nga fillimi i sulmit të Rusisë kundër Ukrainës, polica ...
Autoritetet bullgare thanë se po dyshojnë që Rusia mund të...
Shkencëtarët nxorën nga flokët e Bethovenit sekuencën e ti...
Gazetari Albert Vataj ka treguar skulpturën më të fun...
Shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës po çel perspektiva të...
Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Orga...
Ndryshon sërish çmimi i karburanteve në vend. Këtë her...
Sot më 28 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.4 ...
Klodian Muço, eksperti i ekonomisë, i cili është marrë...
Sot më 27 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.7 lekë...