LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha pranon të takohet me Ramën/Jam gati, ja kur të pres

2 Maj 2017, 20:54, Aktualitet CNA

Lulzim Basha i ka hapur dyert e takimit kryeministrit Edi Rama. Basha tha në fund të mbledhjes së grupit të PD se nesër është i gatshëm të takohet me Ramën.

Ndërsa shtoi se pas pak do të telefojnojë Presidentin Bujar Nishani, për t?iu përgjigjur thirrjes së tij për takim me Ramën.

?Ditën e nesërme, sot s?kam pasur asnjë mundësi, do ta kontaktoj pas pak Presidentin e Republikës. Këta janë të gjithë me lista të paligjshme, që tregojnë ku është kredibiliteti i qeverisë, është i vdekur. Bëmë një diskutim mjaft të detajshëm nga të gjithë anëtarët. Nesër unë jam i gatshëm për një orë me Ramën, me ndërmjetësimin e Presidentit Nishani?, tha Basha.

Nga ana tjetër, kryeministri Rama than ë një reagim pak më parë se konsensusi duhet të niste sot, ndryshe s?do të ndodhte më kurrë./CityNews

Lajmet e fundit nga