LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet dhe bojkoti/Ja qëndrimi zyrtar i PPE

2 Maj 2017, 21:12, Aktualitet CNA

Ndërkombëtarët vijojnë negociatat dhe presionin ndaj krydemokratit Lulzim Basha, që ky i fundit t?i japë fund bojkotit parlamentar dhe të hyjë në zgjedhje.

Presidenti i PPE, Joseph Daul, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Bashën, ku i ka kërkuar të regjistrohet në zgjedhje, pasi sipas tij, pjesëmarrja e të gjitha palëve politike në zgjedhje është e domodoshme.

Më tej, ai i ka thënë se asnjë bojkot i zgjedhjeve apo i Parlamentit nuk janë aspak në përputhje me standardet e BE apo të PPE.

?Regjistrimi dhe pjesëmarrja në zgjedhjet e ardhshme të të gjitha palëve është e domosdoshme. Gjithashtu kam përsëritur se asnjë bojkot i zgjedhjeve apo i Parlamentit nuk janë aspak në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian apo të PPE­së. Në këtë kontekst unë u sigurova nga PDSH se partia do të angazhohet në negociata të mëtejshme konstruktive me shumicën qeverisëse në mënyrë që të gjejë një zgjidhje për këtë qëllim?, thuhet në mesazhin e Daul./CityNews

Lajmet e fundit nga