LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha zbulon ofertat e ndërkombëtarëve/Çfarë na thanë dhe si u përgjigjëm

2 Maj 2017, 20:40, Aktualitet CNA

Në fjalën e tij pas mbeldhjes së grupit të PD, Lulzim Bash aka folur për mbledhjen e javës së kaluar me dy eurodeputetët Knut Fleckenstein dhe David McAllister.

Basha tha se ndërkombëtarët u larguan me shpresën se do ketë zhvillime.

Ai ka zbardhur 3 ofertat e tyre, që ishin shtyrja e zgjedhjeve, zëvendësimi i katër ministrave dhe një paketë mikes për zgjidhjen e krizës me konsensus.

?Ndërkombëtarët u larguan të martën e kaluar me shpresën se do ketë zhvillime. Pas gjysmë ore na morën në telefon për një mbledhje në dhoma të ndryshme. Shtyrja e zgjedhjeve më 16 korrik, zëvendësimi i 4 ministrave të kabinetit Rama të zgjedhur prej tij dhe të pranuar nga opozita dhe një paketë mikse, ku dëshira për të parë një zgjedhje me konsensusin e Presidentit, Avokatit të Popullit, pjesëmarrje të OJQ.
Kundëroferta e PD ishte:
Prania e 4 ministrave u gjet e pamjaftueshme, pasi Rama ka treguar se është I aftë të blejë parti të tëra opozitare, deputetë të opozitës apo të LSI. S?do kishte asnjë problem që ai t?I kthente 4 ministrat në katër persona të bindur të axhendës së tij.
Në qeverinë teknike kryeministri të propozohej nga mazhoranca, ua lamë atyre në dorë./CityNews

Lajmet e fundit nga