LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E zbulon menaxheri: Rey Manaj mbylli marrëveshjen me klubin e Serisë A...

8 Shkurt 2024, 15:27, Sport CNA

E zbulon menaxheri: Rey Manaj mbylli marrëveshjen me klubin e Serisë

Rey Manaj po kalon formën më të mirë në karrierë, teksa deri në këtë fazë të sezonit numëron 15 gola me Sivasspor-in mes kampionatit dhe Kupës.

Megjithatë sulmuesi mund të kishte përfunduar në Itali në merkaton e janarit. Salernitana e kërkoi në Serinë A, por pengesë u bënë pretendimet financiare të drejtuesve të Sivasspor-it. Menaxheri i Manajt, Vincenzo Pisacane, në një rrëfim për "TMW" u ndal te situata e 26-vjeçarit.

Manaj praktikisht e kishte mbyllur me Salernitana-n, por më pas Sivasspor-i pesëfishoi kërkesën fillestare dhe nuk mund të bëhej më fjalë për marrëveshje”, tha Pisacane.

Sulmuesi shpreson që të vazhdojë me formën e mirë dhe golat, pasi po bën gjithçka që të marrë një ftesë nga Silvinjo në miqësoret e marsit dhe "Euro 2024".

Lajmet e fundit nga