LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Miratohet ndryshimi në UEFA, por Ceferin habit me vendimin

8 Shkurt 2024, 14:17, Sport CNA
Miratohet ndryshimi në UEFA, por Ceferin habit me vendimin

UEFA ditën e sotme po feston 70-vjetorin e krijimit dhe Kongresi po mbahet në Paris. Aleksandër Ceferin ka folur për disa nga çështjet më delikate që kanë përfshirë këtë institucion.

Një prej tyre ishte edhe ndryshimi i statutit për zgjedhjet si president i  UEFA-s, ku do të kishte mundësinë të kandidonte në 4 mantate. UEFA e miratoi një propozim të tillë, por ajo çfarë ka habitur të gjithë është që Aleksandër Ceferin nuk do të kandidojë për një mandat të 4-t.

“Jam i lodhur, larg familjes për një kohë të gjatë. Kam vendosur të mos kandidoj më në vitin 2027”, ka theksuar Caferin. Kujtojmë se zëvendëspresident i UEFA-s është Armando Duka.

Lajmet e fundit nga