Rikthehen vdekjet nga Covid/ Mjeku Stroni zbulon situatën në Infektiv: Rritet dhe numri i të shtruarve

27 Qershor 2022, 19:55, Sociale CNA
Rikthehen vdekjet nga Covid/ Mjeku Stroni zbulon situatën në Infektiv:
Gent Stroni

Mjeku infeksionist Gent Stroni, ka folur për situatën e pandemisë në vendin tonë, ku sot pas më shumë se dy muajsh u regjistrua viktima e parë, ndërsa u raportuan 90 raste të reja.

Sipas tij, turizmi dhe mosrespektimi i masave anti covid kanë shtuar rastet ditore në vendin tonë.

Por për fat të mirë varianti i ri i Omicron nuk është agresiv, gjë që do të thotë se të infektuarit paraqesin simptoma të lehta dhe se infeksioni zgjat pesë ditë.

Sipas mjekut varianti i ri i Omicron prek rrugët e sipërme respiratore dhe nuk shkakton pneumoni.

“Rritja e rasteve po ndodh gjithandej. Ajo që është pozitive është që nuk kemi raste të rënda në masë. Sapo kemi hyrë në një kurbë ngritëse. Duhet të shikojmë dinamikën e rasteve. Kemi prekje të rrugëve respiratorë të sipërme, pa kaluar poshtë, pra pa pneumoni.

Omicron është shumë herë më i zbutur në krahasim me variantet Alfa dhe Delta. Kushdo që po e kalon po e kalon në trajta të lehta, këta persona fitojnë imunitet natyral, rrisin antitrupat.

Maksimumi kulmi i tyre do të jetë për dy javë. Ndoshta nga mesi i korrikut, jo fundi i korrikut.
Ashtu sikur se gjithë Omicron veçantia e tij është përveç që qëndron në traktin respirator të sipërm , ka dhimbje fyti, hundë të bllokuara. Bëhet i mundur qëndrimi për një kohë të gjatë i këtyre personave pozitivë. Ky variant shkon temperatura deri në 38 e gjysmë, 39. Nuk krijon pneumoni te pacientët. Omicron prek qytetarët pavarësisht nivelit të antitrupave. Të infektuarit me Omicron qendrojnë të sëmurë për pesë ditë. Kemi një situatë të një varianti të mirë, pavarësisht se infekton shumë, pacientët nuk kanë nevojë për trajtim mjekësor.

Nga 2, 3 tashmë shifra ka vajtur mbi 10 në spitale, aktualisht. Në spital ka rritje në pacientëve me Covid që kërkojnë ndihmë. Pozitivja është që nuk pritet të ketë shtim të vdekjeve nga Covid”, tha mjeku./E.T-CNA.al

 

Lajmet e fundit nga