
OBSH nxjerr shifrat/ Konfirmohen mbi 900 raste me hepatit akut te fëmijët
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) deklaroi se ...
Banorët e Kuçovës bashkëjetojnë me puset dhe pellgjet e zeza të naftës në oborret e tyre, ndërsa përfaqësuesit e kompanisë Albpetrol fajësojnë teknologjinë e vjetër dhe ndërtimet informale për ndotjen e zonës.
Në ditët e nxehta të qershorit, era e rëndë e puseve të naftës në qytetin e Kuçovës ndihet më e fortë. Ndonjëherë, nafta rreth pellgjeve të zeza është e ngrirë. Herë të tjera, ajo pikon nga ingranazhet e puseve që punojnë.
Rrjedhja e naftës nga puset është burimi kryesor i ndotjes në Kuçovë dhe pellgjet e zeza gjenden shpesh brenda oborreve të shtëpive. Kompania publike e nxjerrjes së naftës, Albpetrol, ka detyrimin që të pastrojë ndotjet nga nafta, por kjo nuk ndodh gjithmonë.
Përfaqësuesit e Albpetrol thonë se po bëjnë përpjekje për pastrimin e zonës, por fajësojnë teknologjinë e vjetër dhe ndërtimet informale pranë puseve të naftës.
“Ne vazhdojmë duke bërë studimet tona, duke gjetur mundësinë për krijimin e këtyre gropave ekologjike, për t’i eliminuar. Sot është e vështirë, sidomos në këto puset e teknologjisë së Italisë, që janë me rrota që litarët kalojnë nëpër gardhe, bahçe, themele shtëpish, kur i thonë dhe është e pamundur ta menaxhosh punën", thotë Gentian Allabaku, kryetar i Degës Teknike në Qendrën e Prodhimit të Naftës, Albpetrol, në Kuçovë, për "VOA"-n.
Sipas dy raporteve të fundit të vetëmonitorimit mjedisor të kryera nga Albpetrol në vitin 2020 në Kuçovë, industria nxjerrëse e naftës ka shkaktuar ndotje të ujërave sipërfaqësorë me hidrokarbure, fenole dhe metale të rënda.
Ekspertët e mjedisit e konsiderojnë këtë një dëm serioz për shëndetin e banorëve që jetojnë pranë puseve të naftës.
“Ndotja mjedisore nga nxjerrja e naftës është evidente dhe e njohur prej dekadash. Për arsye se gjendja është jashtëzakonisht e keqe, në kuptimin e impaktit që ka në shëndetin e njerëzve në radhë të parë, jo vetëm shëndetin e njerëzve që jetojnë aty, por edhe të brezave të ardhshëm”, thotë aktivisti mjedisor Lavdosh Ferruni.
Albpetrol zotëron gjithsej 980 puse aktive në Kuçovë nga 1615 në total, ku pjesa më e madhe e tyre janë drejt fundit të jetës. Drejtori i qendrës së prodhimit të naftës në Kuçovë, Selfo Kapllani, tha jashtë kamerave se ata prodhonin tani vetëm 51 ton nafte në ditë dhe parashikonin një humbje prej 58 milionë lekësh për vitin 2022.
E njohur prej vitesh si një zonë e rrezikshme mjedisore, kjo pjesë e Kuçovës ishte lënë prej të paktën dy vitesh jashtë vëmendjes së institucioneve përgjegjëse mjedisore. Në bashkinë e Kuçovës, zyrtarët e mjedisit e pranojnë se nuk kanë informacion të ri mbi nivelin e ndotjes.
“Unë nuk jam në dijeni të këtyre monitorimeve që ka bërë ndërmarrja Albpetrol. Ne kemi bërë monitorimin e fundit në vitin 2016”, thotë Bardhyl Suli, Drejtor i Mjedisit pranë Bashkisë së Kuçovës.
Sipas aktivistit mjedisor, Lavdosh Ferruni, dëmet e shkaktuara nga industria e naftës në Shqipëri janë disa herë më të larta se përfitimet.
“Njeriu ka arritur të gjejë alternativa shumë më dashamirëse me mjedisin dhe të sigurojë një jetë normale me perspektivë të një mirëqenieje gjithmonë e më të mirë në të ardhmen pa naftë”, thotë ai./CNA.al
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) deklaroi se ...
Grejdi Meta ka bërë krenarë shumëkënd, duke fituar med...
Sipas MeteoAlb, vijojnë prezente masat ajrore me origj...
Publikohen notat e provimi të maturës, të lëndës gjuhë...
Vendi këtë fundjavë do të ketë ndikim të masave të qën...
Vendi ynë do të jetë me vranësira dhe reshje shiu në o...
Ditën e sotme priten reshje, në përgjithësi të dobëta,...
Që kur u zbulua, COVID-i është mutuar ose ka ndryshuar for...
Ashtu si sot edhe për ditën e nesërme, vendi ynë do të...
Vendi ynë do të jetë me kthjellime në mëngjes në zonën...
Pranë redaksisë së CNA.al, ka mbërritur një denoncim n...
Sipas shifrave nga Sciensano të përditësuara këtë të m...
Ditën e mërkurë, vendi do të ndikohet nga kalimi i mas...
Vendi ynë do të jetë me kthjellime dhe vranësira në shtim ...
Sociologu Gëzim Tushi u shpreh pro legalizimit të pros...
Vendi ynë do të goditet nga një valë e pazakontë të nx...
Tirana të ofron një pamje aspak të këndshme sa i përke...
Fillimi i javës, sot dhe nesër nuk pritet që të ketë t...
Territori shqiptar mbetet në ndikimin e motit të qëndr...
Masat ajrore të qëndrueshme do të mbizotërojnë pothuaj...
CNA.al ka publikuar të dhënat e pasurisë së deputetit ...
Ish-drejtori skandaloz i “Rrugëve”, Lefter Gështenja, që i...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Akil Kraja, në një ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, vijon të publikojë denonci...
Kunati i Mimi Kodhelit, ish-ministes së Edi Ramës, pasi ka...
Vettingu nuk po arrin të zgjidhë të gjitha problemet e...
Komisionerja e Vettingut, Etleda Çiftja, është paraqitur s...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
Policia ka zbardhur detaje nga aksidenti i rëndë që u ...
Një aksident i rëndë është regjistruar në autostradën ...
Dalin pamjet nga vendi ku ndodhi plagosja e inspektorit të...
Dalin detajet e para nga plagosja e punonjësit të IMT-...
Sezoni turistik në Shqipëri ka hyrë në periudhën me ng...
Kjo fundjavë nuk parashikohet të jetë si ditët e tjera...
Reshje të dendura shiu kanë përfshirë Tiranën, mesditën e so...
Së fundmi është hapur një peticion në lidhje me disa emisi...
Romancieri me origjinë indiane, Salman Rushdie, i cili...
Prokuroria Themelore Publike në Shkup, ka njoftuar të prem...
Nënpresidenti i Paraguajit, Hugo Velazquez të premten ...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Malit të Zi, Zor...
Këtë vit Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë, “Koko Fest”, ...
Kur flasim për qytetin e Korçës në mesjetë duhet të ke...
Pas një beteje të gjatë me sëmundjen, është ndarë nga ...
Dy mijë vjet më parë, Perandoria Romake ndodhej në kul...
Monedhat e huaja kanë një qëndrueshmëri në blerje dhe shit...
Kompania "Ryanair" ka thënë se nuk do të ofrojë më fluturi...
Lufta në Ukrainë dhe çmimet e larta të energjisë po i kush...
Dollari amerikan po ndjek rrugën e euros në tregun valutor...