LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Largimi masiv i të rinjve/ Biznesi privat, në krizë për punëtorë

28 Qershor 2022, 12:57, Sociale CNA
Largimi masiv i të rinjve/ Biznesi privat, në krizë për
Foto nga një dyqan në Tiranë

Largimi masiv i të rinjve ka sjellë edhe mungesën e forcës punëtore në vend.

Bizneset private, prej kohësh po kërkojnë punëtorë për profesione të ndryshme.

Jo vetëm në bregdet, por edhe në kryeqytet ankesat për punëtorë janë të shumta.

Në disa foto, të siguruara nga agjencia e "LSA"-së, shihen se dyqane rrobash, fast food-e, piceri, e shumë biznese të tjera nxjerrin letrat ku shkruajnë: “Kërkojmë punëtorë”.

Pavarësisht pagave se sa ofrohen, të rinjtë preferojnë më shumë emigrimin, dhe kjo ka ka çuar rrjedhimisht në krizë të rëndë biznesin për forcë punëtore./CNA.al

Lajmet e fundit nga