LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Zgjedhjet e 14 majit do të jenë historike”/ Meta: Transformim rrënjësor në bashki

17 Mars 2023, 10:12, Politikë CNA
“Zgjedhjet e 14 majit do të jenë historike”/ Meta:
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka deklaruar se zgjedhjet e 14 majit do të jenë historike.

Meta ka theksuar se zgjedhjet vendore do të sjellin një transformim rrënjësor të bashkive.

Kreu i Partisë së Lirisë, përmes një postimi në rrjetet sociale nënvizon se, buxhetet e bashkive do të jenë vetëm në funksion të interesave dhe shërbimeve ndaj qytetarëve pasi të fitojnë zgjedhjet e 14 majit.

“Zgjedhjet e 14 Majit do të jenë historike! Ato do të sjellin transformimin rrënjësor të Bashkive tona dhe buxhetet e tyre do të jenë vetëm në funksion të interesave dhe shërbimeve ndaj qytetarëve”, ka shkruar Meta./ CNA.al

Lajmet e fundit nga