
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbështet Këlliçin, largon Evi Kokalarin
Kjo është një video e pak ditëve më parë, në një konferencë për shtyp e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Doktori është pyetur nga gazetarët në lidhje me akuzat dhe sulmet e bëra nga Evi Kokalari ndaj Belind Këlliçit, kreut në detyrë të FRPD-së. Një nga njerëzit që po shkëlqente në aktivitetin e tij politik.
U duk njësoj sikur ishte "çeta e Lulzim Bashës", por në fakt ishin një grup individësh të dështuar dhe humbës në Partinë Demokratike, të cilët tentuan që nëpërmjet gojës së Kokalarit, t’i faturonin Këlliçit një skemë lobimi në Kuvendin Kombëtar të PD-së, për të cilin Berisha në videon e mëposhtme flet qartazi, ndërsa thotë se “unë nuk jam pro lobimeve, por në fakt kanë ndodhur”.
Kokalari ose e njohur gjerësisht si Evi Angelakis, sulmoi Belind Këlliçin gjatë periudhës njëjavore të mbledhjeve të dy këshillave kombëtarë, për zgjedhjen e posteve drejtuese të partisë.
E përdori Flamur Noka, e përdori një sekt i vogël brenda PD-së apo çfarë ndodhi, kjo ngelet për t’u sqaruar. Por, një gjë është fakt. Kokalari sulmoi ashpër Këlliçin, deri me akuza se ka marrë një milionë dollarë para droge për fushatë elektorale, për të cilat me sa duket qartazi do të shkojë në gjykatë, për t’i sqaruar. Dhe është e gabuar dhe e turpshme, fakti që nuk e ka thënë më parë publikisht këtë gjë.
Gjithsesi, doktor Berisha është i qartë në atë që thotë, pasi ka marrë dhe informacionet për tri-katër fletët e lobimit që u shpërndanë në Kuvendin Kombëtar. Pasi Kokalari nxori vetëm një dhe akuzoi pse FRPD kishte nëntë të rinj më shumë. Ndërkohë që duhej të kishte përshëndetur zgjedhjen e të rinjve.
Dhe nga ana tjetër duhet të kishte folur edhe për grupet e tjera të lobimit. Që nuk ishte vetëm ky grupi i të rinjve, por ka edhe fletë të tjera të lobimit apo sms të shpërndara nga njerëz afër Kokalarit, me emrat e atyre që mbështet Kokalari apo donte t’i nxirrte në Këshillin Kombëtar, me lobimin që ajo bëri pasi e ka deklaruar publikisht se “duhet të kishte lobuar më shumë”.

Ka deklaruar publikisht se ka lobuar kundër Këlliçit, dhe lobimi në SHBA ka disa ligje shumë strikte.

Por, edhe për këtë duhet të përgjigjet zyrtarisht.
Më poshtë po sjellim një video, ku Sali Berisha e thotë qartazi qëndrimin e tij për Belind Këlliçin, pas sulmeve të Evi Kokalarit, së cilës duket qartazi se i “jep duart”, kur thotë që “zgjodhi të tërhiqet nga kandidimi”.
Pra, është hera e katërt që Evi Kokalari tërhiqet. Është tërhequr tri herë publikisht dhe është kthyer. Dhe e katërta është kjo që na thotë doktori publikisht. “Në jetën dhe aktivitetin e saj në SHBA, me sa di unë, te Republikanët”, - thotë Berisha.
Me sa dimë ne, nuk ka asnjë pozicion te Republikanët. Mund të jetë një aktiviste, si mijëra të tjerë, por ajo është një qytetare shqiptare dhe një shtetase amerikane, që ka ikur para dy dekadash në SHBA, dhe vjen në Shqipëri të ndihmojë Partinë Demokratike.
Ndërkohë, me aktet e fundit dhe veprimet që ka bërë është thjeshtë dhe vetëm një dështim total, pasi sulmoi “palcën” e PD-së, sulmoi FRPD-në, dhe qartazi Berisha ia jep përgjigjen në video.
Për kontributin e Këlliçit dhe largimin e Evi Kokalarit.
Pra, edhe Berisha i ka “dhënë duart” Evi Kokalarit dhe e thotë qartazi se ajo ka zgjedhur të tërhiqet, të mos kandidojë, por të shohë jetën e saj në SHBA.
Prandaj, kjo video flet më shumë se çdo gjë tjetër. Pse është “tërbuar” Kokalari, pse ka marrë kaq shumë zjarr. Ndoshta është bërë pishman që nuk u zgjodh dot. Ndoshta është bërë pishman që nuk zgjodhi dot ata që donte ajo, me lobimet e saj totalisht të paligjshme, për të cilat siç e theksuam më lart, duhet të mbajë përgjegjësi ligjore.
Videoja i thotë të gjitha./CNA.al
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, shkruan se kryemi...
Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj, ka reaguar...
Mbrëmjen e sotme është mbajtur në oborrin e selisë roz...
Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, ka dhënë n...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar kryeministrin...
Partia Socialiste ka festuar ditën e sotme 31-vjetorin...
Presidenti Ilir Meta ka dhënë një mesazh urimi për 110...
Ish-deputeti Spartak Braho ka marrë pjesë në festimet ...
Partia Socialiste ka organizuar disa festime për 31-vj...
Prej disa ditësh CNA.al ka zbardhur disa materia...
Gazetari Artan Hoxha ka reaguar lidhur me arrestimin n...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këll...
Ish-kryetarja e Kuvendit dhe anëtarja e Kryesisë së Pa...
Partia Lëvizja e Re organizoi Kuvendimin e Hapur ku mo...
Në përkujtim të festës së çlirimit të Kosovës 23 vjet ...
Prej disa ditësh CNA.al ka zbardhur disa materiale,...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, përmes një postimi në rrje...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar p...
Agim Kajmaku ka zgjuar sot disa nga deputetët e PD-së....
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka rikthyer në vëmen...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...