E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...

Pak ditë më parë aktivistja Evi Kokalari, e cila pretendon se është përfaqësuesja e republikanëve në Tiranë dhe do të kthejë PD në Parti Konservatore, në një sulm ballor dhe të pa precedent, ndaj faktit se, 9 të rinj të FRPD-së, kishin hyrë në Këshillin Kombëtarë të Partisë Demokratike më shumë, sesa kuota që ju takonte, ka bërë një zhurmë duke drejtuar gishtin ndaj Belind Këlliçit, kryetar ende në detyrë i FRPD-së, të cilin e quan Lulzim Basha numër 2, ndërsa lobonte për zgjedhjen e Flamur Nokës si Sekretar i Përgjithshëm, pasi sipas saj ai mund të hiqej më lehtë.
Gjithsesi CNA.al, ashtu siç premtoi, po sjell sot një tjetër dokument, një sms të shpërndarë ditën e mbledhjes së Kuvendit Kombëtarë të PD-së, ku individë të caktuar me numra lobojnë. Ne po ju zbardhim numrat dhe i keni më poshtë në shkrim, numrat i përgjigjen këtyre emrave, nga të cilët 7 nuk kanë hyrë dhe 16 kanë hyrë.

Bie në sy, se në listë janë edhe njerëzit për të cilët zonja Kokalari ka pretenduar se ka lobuar. Gjithashtu theksojmë se, në një qëndrim të saj publik, ajo shprehet se i ka ardhur keq që shumë njerëz nuk kanë fituar dhe duhet të lobohej edhe më tepër, ndërkohë më pas sulmoi FRPD-në, pse kishin futur njerëzit e tyre. Tani del edhe mesazhi që tregon se, po, vërtet zonja Kokalari dhe të sajët kanë lobuar në Kuvendin Kombëtar të PD-së. Mesazhi doli, zonja e ka pranuar publikisht.

Tani pyetja është shumë e thjeshtë.
Për çfarë grindet dhe akuzonte Evi Kokalari në lidhje me fletën që kishte gjetur?
Në fakt, ia kishin çuar nga Tirana.
I premtojmë se kemi edhe dy fletë të tjera, ku ka emra edhe nga ata që kanë fituar nga FRPD-ja edhe nga këta të kësaj liste që do të nxjerrim sot.
Pra, nuk ka qenë një apo dy, por katër deri në pesë lista të ndryshme, nga grupime të ndryshme individësh, dhe është krejt normale.
Kush ka histori në Partinë Demokratike, e di shumë mirë, se kjo nuk është hera e parë që ndodh, por pas vitit ‘98-‘99, ka ndodhur sistematikisht.
Grupe të caktuara bëjnë fletë emrash, dhe është krejt normale. Sepse ti, nuk voton 20 apo 50 sa ka një listë, ti voton 150, për të mos thënë se lista në të tilla raste nuk është se japin ndonjë efekt.
Siç ka ndodhur me listën e shpërndarë nga ata që mbështeste dhe lobonte zonja Kokalari.
Këtu, kujt ti drejtojme gishtin?!
Të themi se listën e ka bërë Evi ?!
Nuk mundemi!
Nuk mund ta bëjmë këtë, ashtu siç bëri ajo, duke drejtuar gishtin ndaj kreut të FRPD-së, në detyrë. Pse?
Sepse zonja Kokalari nuk kishte qëllim dhe nuk kishte hall listën e të zgjedhurve në Këshillin Kombëtar, qëllimi i saj ka qenë diku tjetër.
CNA.al do të sjellë, në vijim detaje, të cilat tregojnë se qëllimi i vërtetë i Evi Kokalarit, ka qenë uzurpimi i Këshillit Kombëtar, zgjedhja e personave, nën influencën e saj për ta pasur nën kontroll për interesa personale, dhe këtë do t’jua vërtetojmë, sepse zonja Kokalari nuk është një individ, që po i “digjej shumë barku”, për Belind Këlliçin, pasi lobimet, të cilat i ka pranuar publikisht, lista që po i nxjerrim ne sot, dhe gjithçka ka rrjedhur këto kohë, përfshirë dy rastet që ka braktisur PD dhe është kthyer në SHBA, diku sepse i kanë tërhequr veshin, diku sipas saj, në takime të ngushta se i kishte thënë Grenell, e kështu me rradhë.
Ne do të sjellim ditë pas ditë të vërtetën, për të hequr maskën e Evi Kokalarit. Vazhdojmë ta sfidojmë publikisht, në lidhje me pyetjet që i kemi bërë, pa e vënë në diskutim se përgjigjen e tyre ne do ta publikojmë të plotë në hapësirën e CNA.al dhe do të sjellim të gjitha faktet, dokumentat, që ne kemi në lidhje me ato pyetje, ashtu siç edhe i sollëm, kur denoncuam lidhjen dhe bashkëpunimin që kishte pasur me Veliajn, por edhe siç zbërthyem skemën e saj për të goditur PD për interesa personale.
CNA.al ngelet një dritare e hapur për të thënë të vërtetën ndaj kujdo, edhe pse ne, në këtë çast ndaj zonjës Kokalai nuk kemi pritur më shumë sesa ajo ka bërë.
Pra fytyrën e saj të vërtetë, me sharje, me fyerje, pasi e tremb e turbullon dhe e nervozon e vërteta, të cilën ne do ta themi deri në fund. Në vijim të tjera materiale./CNA.al

Këta janë 7 emrat që nuk kanë hyrë nga lista në Këshillin Kombëtar Të PD-së
Alban Zeneli
Edvin Kulluri
Enri Ceno
Erges Eskiu
Gjorg Kodra
Izmira Ulqinaku
Petro Vokopola
Këta janë 22 emrat që kanë qenë në listë dhe 16 prej tyre kanë hyrë në Këshillin Kombëtar Të PD-së
16 Alban Zeneli
20 Albina Dede
22 Aleksander Biberaj
48 Arben Imami
52 Arben Ristani
99 Besnik Aliaj
107 Bujar Kapexhiu
113 Dasho Aliko
133 Edith Harxhi
136 Ervin Kulluri
152 Endira Bushati
161 Enri Ceno
166 Erges Eskiu
183 Fatbardh Kadilli
203 Genc Pollo
213 Gjorg Kodra
236 Ilirjana Kucana
239 Indrit Hoxha
248 Izmira Ulqinaku
252 Jola Hysaj
280 Ledina Mandia
288 Lisander Hoxha
348 Petro Vokopola
9 persona janë arrestuar nga një operacion i përbashkë...
SPAK ka kryer kontrolle në shtëpinë dhe zyrën e mjekut...
Tre mjekë të QSUT-së janë nën hetim nga drejtësia ital...
Drejtoria e Qarkut Antimafia e Milanos dhe SPAK kanë k...
Është çmontuar grupi kriminal në Shqipëri dhe Itali, k...
Zëvëndësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drej...
Sot në Prokurorinë e Përgjithshme gazetarët u ftuan për të...
Sot, Drejtori i Drejtorisë së Policisë Elbasan, Ardian Çip...
Prokuroria e Përgjithshme është kthyer në një instituc...
Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka propozuar Presidentit I...
-Pesë vitet e fundit me Koçon rrinim pothuaj gjithë ditën ...
Delegacionet e Autoritetit të Mediave Audiovizive të Shqip...
Ligji Nr. 55/2015 “Për investimet strategjike” komplet...
Personi i zgjedhur me mbi 81 vota nga Kuvendi si anëta...
Javët e fundit, avokati Saimir Vishaj ka denoncuar "sk...
Evi Kokalari prej disa kohësh ka nisur një sulm të pap...
32 vite pas anulimit të udhëtimeve, kompania franceze ...
Reshjet e shiut të rëna gjatë dy ditëve të fundit kanë...
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim me Mini...
Ish-zëvendësministri i Arsimit, Taulant Muka, ka bërë ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...