Puthadori i palodhur i Veliajt dhe Ramës zgjidhet anëtar i Autoritetit të Dosjeve
Personi i zgjedhur me mbi 81 vota nga Kuvendi si anëta...

Ligji Nr. 55/2015 “Për investimet strategjike” kompleton masakrën me pronat private, sidomos ato në bregdet, që krijoi ligji i përbindshëm 20/2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë”.
Sekti Rama vijon tjetërsimin masiv të pronave publike në zonat më të lakmuara të bregdetit. Statuset “investues strategjik” të dhëna mbi bazën e këtij ligji, nuk janë investime strategjike, por vjedhje me ligje të qepura për oligarkët e Ramës.
Kthetrat e grabitjes së sektit dhe sekserit të vetëm të tij, Ramës, kanë rënë mbi Plazhin e Gjeneralit, një nga zonat më të bukura të bregdetit shqiptar.
Përmes një vendimi në Komitetin e Investimeve Strategjike, qeveria ka vendosur t'i japë falas 635 mijë metër katrorë tokë publike, praktikisht të gjithë atë që njihet si Plazhi i Gjeneralit një kompanie private. Kompania ka marrë statusin e investitorit strategjik dhe përmes tij qeveria i ka dhënë asaj edhe të drejtën ekskluzive të shfrytëzimit të plazhit ranor për 30 vjet. Paralelisht shteti ka marrë përsipër të ndërtojë të gjithë infrastrukturën rrugore, ujësjellësin, impiantin e ujërave të zeza si dhe nënstacionin e energjisë elektrike. Të gjitha këto vepra që kushtojnë me miliona euro nga paratë e taksapaguesve shqiptarë, do të shërbejnë ekskluzivisht vetëm për resortin dhe të pasurit që do të blejnë vila aty.
Vendimi, me një të rënë të lapsit i fal një kompanie private minimalisht 60 milionë euro prona publike në Plazhin e Gjeneralit.
Si ligji Nr. 55/2015 “Për investimet strategjike” dhe ai Nr. 20/2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë” kanë krijuar një problematikë serioze në raport me të drejtat e pronësisë, duke ligjëruar shtetëzimin e pronës private për interesa të investitorëve privatë dhe duke u bërë shkak për konflikte të mprehta sociale, sidomos me banorët e Zonës së Bregdetit.
Të dyja këto ligje kanë në qendër një rishtetëzim dhe tjetërsim të tokës në bregdet, duke e vënë në dispozicion të klientëve afër qeverisë dhe duke gllabëruar dhe grabitur pronat e banorëve autoktonë.
Në tetë vitet e qeverisë Berisha, në zonën e Jugut të Shqipërisë dhe në bregdetin e Vlorës ishin dhënë vetëm 12 leje ndërtimi. Në nëntë vitet e sektit Rama, janë dhënë me qindra leje ndërtimi dhe prona, të cilat, në emër të “investitorit strategjik” konsiderohen prona shtetërore. Plazhi i Gjeneralit është viktima e fundit e kësaj grabitjeje.
Ky keqtrajtim skandaloz i së drejtës së shenjtë të pronës frenon investitorët e huaj, aq të nevojshën në gjendjen e sotme të ekonomisë sonë. Sikuse e ka përmendur DASH në një raport të fundit të tij për klimën e investimeve në Shqipëri, “ligji i investimeve strategjike korrupton logjikën investuese dhe nuk është aspak miqësor me investitorët e huaj”./CNA.al
(Fjala sot në Parlament)
Personi i zgjedhur me mbi 81 vota nga Kuvendi si anëta...
Javët e fundit, avokati Saimir Vishaj ka denoncuar "sk...
Evi Kokalari prej disa kohësh ka nisur një sulm të pap...
32 vite pas anulimit të udhëtimeve, kompania franceze ...
Reshjet e shiut të rëna gjatë dy ditëve të fundit kanë...
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim me Mini...
Ish-zëvendësministri i Arsimit, Taulant Muka, ka bërë ...
Aktivistja Evi Kokalari prej disa ditësh është vënë në...
Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka propozuar presidentit I...
Dëshmia e Nuredin Dumanit ka nxjerrë në dritë shumë ng...
Si pasojë e motit të keq dhe reshjeve të dendura dhe n...
Reshjet e shiut dhe rrebeshi kanë përmbytur sot ...
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ka ftuar të gjithë minis...
Drejtori i Drejtorisë së Rendit Publik, Drejtues i Par...
Sot maturantët kanë dhënë provimin e parë të maturës s...
Përveç politikës dhe debateve, politakanet shqiptare janë ...
Seanca e sotme parlamentare ka nisur me debate mes dep...
Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së, i është rikthyer...
Z. Róbert Budafoki është përgjegjës për portofolin ndë...
Sot në mesditë qytetarët kanë paralajmëruar protestë. Shk...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...