Fenomeni i largimit të të rinjve/ Si po pakësohet gjithnjë e më shumë numri i maturantëve
Sot maturantët kanë dhënë provimin e parë të maturës s...

Drejtori i Drejtorisë së Rendit Publik, Drejtues i Parë Zef Laska, në një deklaratë për shtyp ka komunikuar masat e marra nga Policia e Shtetit, për garantimin e rendit publik para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve të Shqipërisë dhe Izraelit, që do të zhvillohet në datën 10 qershor 2022, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”.
Për të siguruar mbarëvajtjen, si dhe për të garantuar rendin dhe sigurinë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj ndeshjeje ndërkombëtare futbolli, do të angazhohen gjithsej 1300 punonjës policie.
Masat e marra nga Policia e Shtetit konsistojnë në disa plane:
-Eskortimin dhe sigurimin e futbollistëve të ekipit të futbollit të Izraelit, nga aeroporti i Rinasit në hotel, në stadium dhe në kthim për në Rinas;
-Eskortimin dhe sigurimin e futbollistëve të ekipit të futbollit të Shqipërisë, në stadium;
-Kryerjen e kontrollit të hollësishëm në mjediset e stadiumit dhe brenda stadiumit, për persona të paautorizuar, sende dhe lëndë të ndaluara, para se të pranohen tifozët;
-Organizimin e pikave të kontrollit të sportdashësve para hyrjes në stadium në rrugën “Dervish Hima”, “Lek Dukagjini”, “Gjergj Filipi”, “Papa Gjon Pali II” dhe tek “Kolonat” në sheshin “Italia”;
-Mbështetjen e stjuartëve gjatë kontrollit të sportdashësve para hyrjes në stadium;
-Organizimin e shërbimeve për garantimin e rendit publik para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së futbollit, jo vetëm pranë stadiumit, por edhe kontrollin e territorit në të gjithë qytetin e Tiranës;
-Sigurimin e rrugëkalimeve të shërbimeve të emergjencës;
-Menaxhimin e trafikut rrugor në qytetin e Tiranës, para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit.
Për të garantuar sigurinë para, gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj ndeshjeje ndërkombëtare, një rendësi të veçantë i është kushtuar bashkëpunimit me të gjithë aktorët dhe faktorët që kanë rol në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, ndër të cilët përmendim:
• Federatën Shqiptare të Futbollit;
• Policinë Bashkiake;
• Shërbimin Zjarrfikës;
• Shoqëritë private të sigurisë (stjuartët dhe personeli i sigurisë);
• Spitalet, qendrat shëndetësore dhe ato të ndihmës së parë.
Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, si dhe për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve në qytetin e Tiranës, gjatë datës 10 qershor 2022, nga ora 16:00 deri në përfundim të ndeshjes, nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, do të aplikohen kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore në afërsi të stadiumit.
Masa të veçanta janë parashikuar dhe do të zbatohen për kontrollin e tifozëve para futjes në stadium, me qëllim parandalimin e futjes në stadium të fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike dhe sendeve të tjera të forta të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve, si edhe përdorimi e tregtimi i pijeve alkoolike.
Gjithashtu, në bazë të Kodit Penal, veprimet e dhunshme në aktivitetet sportive, si: hyrja në fushën e lojës, gjatë kohës së zhvillimit të aktivitetit sportiv, nga persona të paautorizuar, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 50 000 deri në 100 000 lekë. Kur nga kjo vepër ka ardhur pengimi i zhvillimit normal të aktivitetit sportiv, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre muaj./CNA.al
Sot maturantët kanë dhënë provimin e parë të maturës s...
Përveç politikës dhe debateve, politakanet shqiptare janë ...
Seanca e sotme parlamentare ka nisur me debate mes dep...
Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së, i është rikthyer...
Z. Róbert Budafoki është përgjegjës për portofolin ndë...
Sot në mesditë qytetarët kanë paralajmëruar protestë. Shk...
Sot mbahet provimi i parë i Maturës Shtetërore. 33 mijë n...
Delegacionet e rregullatorëve të Shqipërisë dhe të Kos...
Ditën e sotme, mbi 33 mijë maturantë do t’i nënshtrohe...
Departamenti amerikan i Shtetit thotë se e mbështet çd...
Shqipëria nuk ka marrë asnjë euro nga kreditë e buta q...
Në mbledhjen e fundit që zhvilloi Bordi i Transparencë...
Albin Kurti ka mbajtur një qëndrim të drejtë duke mos ...
Diplomati Agim Nesho ka komentuar samitin e "Ballkanit...
Profesori dhe specialisti i arsimit, Ardi Stefa, ka dh...
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit...
Profesori dhe specialisti i arsimit, Ardi Stefa, ka fo...
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, u ka dërguar një mesa...
Automjeti i Lulëzim Muçës, polic i qarkullimit rrugor në K...
Profesori dhe specialisti i arsimit, Ardi Stefa, ka kë...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...