“Çmenduri!”/ Denoncon Taulant Muka: Një doktorant paguan 4.5 milionë lekë tek “Ekonomiku”
Ish-zëvendësministri i Arsimit, Taulant Muka, ka bërë ...

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme, prezantuan sot një projekt 3-vjeçar, i cili synon të ndihmojë autoritetet kombëtare në uljen e rrezikut të përhapjes së armëve dhe shpërdorimit të armëve të vogla dhe të lehta.
Projekti do të mbështesë përshtatjen e kornizës ligjore për çaktivizimin e armëve të zjarrit, forcimin e kapaciteteve të Institutit të Përgatitjes së Qenve të Policisë dhe rritjen e ndërgjegjësimit publik lidhur me rreziqet e shpërdorimit dhe përhapjes së armëve të vogla e të lehta.
“Fakti që sot jemi të gjithë këtu flet për ndërgjegjësimin tonë të përbashkët për kërcënimet dhe sfidat që kemi përpara. Po flasim për një kërcënim që përshkon nga terrorizmi te krimi i organizuar ndërkombëtar. Një kërcënim që minon besimin e komunitetit dhe kohezionin social duke nxitur dhunën e bandave dhe krimin e dhunshëm, të cilat janë edhe më të dëmshme për besimin aq të nevojshëm të të rinjve dhe të brezave të rinj tek institucionet dhe komunitetet e tyre”, tha Kryetari i Prezencës, ambasadori Vincenzo del Monaco, në hapje të veprimtarisë.
Në fjalën e saj, Kryetarja e Komisionit parlamentar për Politikën e Jashtme, Mimi Kodheli, tha se Shqipëria mbetet patundshmërisht e përkushtuar për të përmbushur angazhimin e saj për zbatimin e standardeve ndërkombëtare lidhur me luftën kundër armëve të vogla e të lehta dhe municioneve.
“Ne e mirëpresim mbështetjen e OSBE-së në zbatimin e këtij projekti dhe jemi të bindur që do të ndihmojë në rritjen e kapaciteteve të Ministrisë së Brendshme dhe të Policisë së Shtetit në këtë drejtim”, shtoi ajo.
Në veprimtari, folën edhe ambasadori i Gjermanisë, Peter Zingraf, ambasadorja e Francës, Elisabeth Barsacaq, përfaqësuesi i Bashkimit Europian, Jonas Paul, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj, si edhe Slobodan Boskoviç, oficer projekti në Njësinë Mbështetëse të Forumit të OSBE-së për Bashkëpunimin në Fushën e Sigurisë.
Përmes këtij projekti, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri kontribuon, gjithashtu, në Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm lidhur me eliminimin e të gjitha formave të dhunës kundër grave dhe vajzave, uljen e përhapjes së paligjshme të armëve, dhe forcimin e institucioneve kombëtare në parandalimin e dhunës dhe në luftën kundër terrorizmit e krimit./ B.A. - CNA.al
Ish-zëvendësministri i Arsimit, Taulant Muka, ka bërë ...
Aktivistja Evi Kokalari prej disa ditësh është vënë në...
Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka propozuar presidentit I...
Dëshmia e Nuredin Dumanit ka nxjerrë në dritë shumë ng...
Si pasojë e motit të keq dhe reshjeve të dendura dhe n...
Reshjet e shiut dhe rrebeshi kanë përmbytur sot ...
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ka ftuar të gjithë minis...
Drejtori i Drejtorisë së Rendit Publik, Drejtues i Par...
Sot maturantët kanë dhënë provimin e parë të maturës s...
Përveç politikës dhe debateve, politakanet shqiptare janë ...
Seanca e sotme parlamentare ka nisur me debate mes dep...
Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së, i është rikthyer...
Z. Róbert Budafoki është përgjegjës për portofolin ndë...
Sot në mesditë qytetarët kanë paralajmëruar protestë. Shk...
Sot mbahet provimi i parë i Maturës Shtetërore. 33 mijë n...
Delegacionet e rregullatorëve të Shqipërisë dhe të Kos...
Ditën e sotme, mbi 33 mijë maturantë do t’i nënshtrohe...
Departamenti amerikan i Shtetit thotë se e mbështet çd...
Shqipëria nuk ka marrë asnjë euro nga kreditë e buta q...
Në mbledhjen e fundit që zhvilloi Bordi i Transparencë...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...