
Jorida Tabaku refuzon drejtimin e PD/ Propozon 5 pika
Nënkryetarja Jorida Tabaku ka refuzuar drejtimin e Par...
Nënkryetarja Jorida Tabaku ka refuzuar drejtimin e Par...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka zhvilluar në Mirditë një bashkëbisedim me personalitete të fushave të ndryshme, ku do të diskutohet shpopullimi i vendit.
“EUROSTAT thotë se nga Shqipëria janë larguar 744 417 qytetarë. Largime të mëdha të tilla ndodhin në luftëra civile. Por edhe në luftëra civile kaq shumë nuk largohen. Ikën njëra palë, ajo që humbet, por kaq nuk janë larguar. 744 417 qytetarë janë 26% e shifrës së 2011. Pse ikin shqiptarët? Pas liberalizimit të vizave, gjer në largimin e qeverisë nga pushteti, në Gjermani kanë kërkuar azil gjithsej 413 shqiptarë. Sipas shifrave të INSTAT që kontrollohet nga Edi Rama, nga viti 2007-2014 popullata në Shqipëri është rritur, më pas fillon rënia. Pse u rrit? Sepse vendi u bë me shpresë. U vu në epiqendër qytetari. Dyfishuam rrogat. Infermierja merrte 130 mijë lekë, shkoi mbi 300 mijë lekë. Mësuesi po ashtu. Pensionet e fshatit ishin 34 mijë lekë të vjetra, i dyfishuam. Ishim të vendosur t’i rrisnim progresivisht ato. Arritëm të kishim rroga më të larta se vendet e rajonit, përfshirë edhe Bullgarinë e Rumaninë.
Kjo politikë i ka shtyrë shqiptarët të largohen nga Shqipëria. Nëse ti shkon dhe i varfëron, i nënçmon ata, dhe ua vështirëson jetën e përditshme, perspektivën, ata thonë; të ikim diku, për një jetë më të mirë. Qëndrimi më shkatërrimtar për shpresën e shqiptarëve, është qëndrimi ndaj votës. Ne demokracinë e bazuar në votë kemi për ta mësuar, nuk jemi një traditë vote, atë po e zhvillonim. Çfarë bëri? Ky njeri që mori pushtetin nga zgjedhjet. Ky njeri që gjatë gjithë kohës që ishte në pushtet nuk arriti kurrë të faktonte se i kanë prekur një votë, pavarësisht nga zhurma që bënte, tani thotë: Këta nuk do votojnë. Ua tregoj unë këtyre! Sigurisht një kryeministër që vendos që qytetarët të votojnë formalisht, nuk ka vështirësi për ta realizuar këtë. Ngriti sistemin e patronazhistëve, sistemin e bandave, sistemin e blerjes së votës. Nëse kanë ikur kaq shumë, faktor është mungesa e shpresës se mund të ndryshojë pushteti, Shqipëria mund të bëhet, mund të ecë. Më së fundi përfundoi duke i hequr votën PS-së. Kjo është gjëmë e madhe. Jua them unë, duhet ta bisedoni me çdo socialist. Historia ka provuar se njerëzit të cilët nuk e konsiderojnë të shenjtë votën e lirë, nuk respektojnë lirinë e tjetrit, ata bëhen ndër më të rrezikshmit, çdo gjë. Të heqësh sot votën nga një parti më kryesore në vend, e kthen atë në kohën e Enver Hoxhës. Dolën emrat, 54 emra që të gjithë të emëruar si në kohën e Enver Hoxhës, nga Byroja dhe Edi Rama. Ata janë të rrezikshëm për shoqërinë, ai është një kontingjent që vepron si kope dhe ne dimë më mirë se të tjerët se çdo të thotë t’ia delegosh arsyen, ndërgjegjen tjetrit. Ne e kemi provuar njëherë atë në diktaturë. Është katastrofa më e madhe njerëzore. Të rinjtë nuk e pranojnë, të rinjtë kjo i dëshpëron. 80% e atyre që janë larguar janë nën moshën 35 vjeç. Ne po bëhemi komb pa të ardhme, pa rini. Rrisim fëmijë, të rinj për të emigruar. Ka një rënie katastrofale të nxënësve, të krahut të punës. Shqipëria po shkatërrohet, është në rrezik të madh real. Këtu jemi në një kompleks kjo është njëra anë, shpopullimi”, tha Berisha./CNA.al
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, dhe...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka zhvilluar në Mirdit...
Pasditen e sotme, u mbajt një seancë e jashtëzakonshme...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ka deklaruar se Kryetarj...
Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi, deklaroi se opoz...
Menjëherë pasi Kuvendi miratoi ndryshimet në qev...
Deputeti Petrit Vasili, ka folur sërish për dosjen e A...
Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka komentuar...
Kuvendi ka miratuar me shumicë të thjeshtë votash ndry...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, nga...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur...
Menjëherë pas debatit në seancën parlamentare, ish-kry...
Në seancën e sotme parlamentare pritet të miratohen nd...
Ish-kryetarja e partisë së inceneratorëve, Monika Krye...
Me rastin e 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve dip...
Pasi e quajti një ditë më parë si "pula" e parlamentit, is...
Pasi iku me turp nga selia e PD-së, Lulzim Basha ka kaluar...
Ilir Meta, kreu i Partisë së Lirisë, e cila është thjeshtë...
Përfaqësuesit e Partisë Demokratike kanë diskutuar bashkë ...
Ilir Meta i PL-së ka dalë me një mesazh për 100-vjetorin e...
Avokati Saimir Vishaj ka bërë një deklaratë të fortë, ...
Në datën 25 Prill 2023 emisioni “Stop” transmetoi rastin e...
Një zonjë, 73 vjeçe, është kthyer në një shqetësim serioz...
Pak javë më parë emisioni Fiks Fare solli një investigim m...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Dritan Caka, u konfirmua n...
Klubi i Galatasaray është një nga më të titulluarit në shtet...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
Adrian Bajrami është një nga emrat më interesantë të së ardh...
Vangjush Dako, ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit është v...
SPAK ka lëshuar disa urdhër-arreste për ish-zyrtarë të bas...
Policia e Shtetit ka arrestuar një 37-vjeçar në Tiranë...
Zbardhen dhe dokumentohen 7 vjedhje të ndryshme të kryera ...
Teologu Miron Çako ka zbuluar se ka sekte apo persona feta...
Territori shqiptar vijon në ndikimin e motit të kthjellët ...
Dita Botërore e Mjedisit e njohur edhe si Dita ndërkombëta...
Mbeten masat ajrore të paqëndrueshme në Ballkanin Perëndim...
Rusia po kopjon taktikat e Iranit në përpjekjen për të shm...
I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perën...
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, t...
Pas sulmit në digën e rajonit Kherson në Ukrainë, kanë nis...
Viron Prodani risjell në vëmendje të lexuesve historinë e ...
Sot, aktori i madh i teatrit, Zhani Ziçishti, feston 83-vj...
Në kuadër të nismës së Ministrisë së Kulturës, “Javët Kult...
Festivali i 76-të i filmit në Cote d'Azur francez pa një n...
Sot, më 6 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 100.1 l...
Sipas të dhënave të publikuara këtë të hënë, eksportet në ...
Edhe pas emërimit të Mehmet Simsek si ministër Financash, ...
UBS ka bërë me dije se pritet që me 12 qershor të marrë Cr...